Edward Joseph Archives - Albeu.com
Profesori amerikan: Kosova bëri autogol me dinarin, Albini duhet ta gjuajë topin përpara, jo prapa
Profesori amerikan i John Hopkins University, Edward Jospeh, në një shkrim të gjatë në profilin e tij në “X” ka shkruar për seancën e thirru nga Serbia në Këshill të Sigurimit. Jospeh ka qenë kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se falë një veprimi tjetër të pakoordinuar po detyrohet që shkojë në Këshill të Sigurimit, në vend që presioni ndërkombëtar të fokusohet tek Beogradi dhe tek votimi i ndodhur në Parlamentin Evropian për zgjedhjet serbe që supozohet të jenë plotë mashtrime, shkruan Gazeta Express.
Jopseh thotë se Vuçiq në vend se të ishte në Serbi për t’iu shpjeguar qytetarëve të tij se pse vendi i tyre rrezikohet me ndërprerje të fondeve të BE-së për shkak të parregullsive në zgjedhje, atij iu dha mundësia që ta luaj rolin e mbrojtësit të madh të serbëve të Kosovës, me ndihmën e Rusisë dhe Kinës, shtete këto që në vazhdimësi e izolojnë Kosovën.
Joseph seancën në Këshill të Sigurimit e cilëson si një “cirk plotësisht të panevojshëm”, shkruan Express.
Tutje profesori amerikan ka thënë se seanca në Këshill të Sigurimit duhet të shënojë një pikë kthese në politikën e Kosovës. Joseph ka thënë se Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar ndaj interesave të Kosovës nga populizmi i pandërprerë
“Tani është koha për të ndryshuar kursin”, shprehet Joseph.
Tutje profesori amerikan ka thënë se për çështjen e dinarit, kryeministri Albin Kurti duhej të prodhojë një plan dhe jo të ketë një ndalim, meqë është një çështje komplekse.
Joseph thotë se në terma shumë të thjeshtë “serbët e Kosovës që varen nga transaksionet nuk duhet të dëmtohen”.
Edward Jospeh thotë se e vetmja mënyrë për të rikuperuar rezultatin nga një auto-gol është që të shënosh në portën tjetër.
Këtë profesori amerikan thotë se Kurti mund ta bëjë duke ecur përpara me implementimin e vendimit për Manastirin e Deçanit dhe duke punuar seriozisht me Ambasadën e SHBA-së për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Shkurt, tregojini të gjithëve ndryshimin midis mënyrës se si një demokraci i trajton qytetarët e saj pakicë – dhe një autokracie të dëshpëruar për t’u kapur pas pushtetit. Godite topin përpara, Albin, jo prapa”, përfundon Edward Joseph./GazetaExpress/
The post Profesori amerikan: Kosova bëri autogol me dinarin, Albini duhet ta gjuajë topin përpara, jo prapa appeared first on Albeu.com.
“Paguhet nga shqiptarët”, DASH kritikon Vuçiçin për deklaratat ndaj ligjëruesit amerikan
Nuk ka vend në shoqëritë demokratike për taktika të pista kundër qytetarëve, sikurse ato që janë përdorur ndaj Edward Joseph, shkroi në Twitter Departamenti amerikan i Shtetit për Evropën dhe Azinë.
Përveç këtij njoftimi, Joseph e publikoi edhe deklaratën ku ai tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë akuza serioze dhe të pabaza ndaj tij gjatë një paraqitjeje të ligjerit serb në një televizion në Serbi më 30 dhjetor.
Departamenti amerikan i Shtetit shtoi se zërat e pavarur dhe organizatat e shoqërisë civile promovojnë llogaridhënien dhe transparencën.
“Ne vlerësojmë ata që ndërtojnë shoqëri paqësore në Ballkanin Perëndimor”, tha DASH-i.
Ky postim në Twitter u shoqërua me një fotografi të Josephit me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.
Smear tactics against private citizens, like those used against @edwardpjoseph, have no place in democratic societies. Independent voices and civil society organizations promote accountability and transparency. We value those building a peaceful society in the Western Balkans. https://t.co/uJpm7xTZII pic.twitter.com/9D6r2HxfdS
— DoS Europe and Eurasia (@StateEUR) January 9, 2023
Çfarë tha Vuçiqi?
Më 30 dhjetor, gjatë një paraqitjeje në televizionin Prva, Aleksandar Vuçiq, e quajti Edward Josephin, – ligjërues në Universitetin Johns Hopkins dhe ish-kreu i misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – “bot shqiptar” lidhur me atë që Joseph kishte deklaruar një ditë më parë në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë.
Duke e quajtur “bastard” Josephin, Vuçiq po ashtu deklaroi për televizionin serb se ky ekspert i Ballkanit merr “shumë para nga lobi shqiptar”.
Presidenti serb nuk ofroi dëshmi për këto pretendime.
Çfarë tha Joseph në intervistë dhe pas deklaratës së Vuçiqit?
Gjatë intervistës për REL-in, mes tjerash, Joseph potencoi se sa i përket barrikadave të ngritura nga një grup i serbëve lokalë në veri të Kosovës, që bllokuan rrugët për pothuajse tri javë, Vuçiq “po manipulonte Shtetet e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian”.
Ai po ashtu tha se qetësia në Kosovë, pas heqjes dorë nga barrikadat, do të zgjasë “deri kur Aleksandar Vuçqi të vendosë se i duhet një krizë e re në Kosovë”.
Pas akuzave të Vuçiqit, Joseph shkroi në Twitter se ato janë “krejtësisht të rreme” sa i përket lidhjeve të pretenduara financiare mes tij dhe “lobit shqiptar”.
On 30 December, President @avucic forcefully alleged on Serbian TV that I am an Albanian agent, “getting lots of Albanian cash”, only a portion of which I report as income. ? 1/ https://t.co/LT6oKao6pe
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) December 31, 2022
“Alekskandar Vuçiq nuk ka dëshmi për t’i mbështetur këto akuza serioze sepse lidhje të tilla nuk ka dhe nuk ka pasur asnjëherë. Qëndrimet e mia janë produkt i dhjetëra viteve në terren – në të gjitha konfliktet në Ballkan, përfshirë edhe vitet e luftës”, shkroi Joseph.
Ai shtoi se duke e ofenduar dhe sulmuar personalisht atë, Vuçiq tregoi edhe një herë karakterin e tij.
“‘Nepristojan’ është një fjalë e sjellshme serbe për sjelljen ngacmuese të Vuçiqit. Diplomatët duhet të respektojnë zyrën e presidentit serb. Banorët? Jo dhe aq”, theksoi Joseph.
Finally, by defaming me, @avucic revealed his character once again. ‘Nepristojan’ is a polite Serbian word for Vucic’s petulant behavior. Diplomats should respect the office of the Serbian President. The occupant? Not so much. 8/
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) December 31, 2022
The post “Paguhet nga shqiptarët”, DASH kritikon Vuçiçin për deklaratat ndaj ligjëruesit amerikan appeared first on Albeu.com.
Edward Joseph: Vendet evropiane që nuk e njohin Kosovën, po e ndihmojnë Serbinë
Një raport i Institutit të Politikës së Jashtme të Shkollës për Studime të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) dhe Qendrës Wilson me seli në Shtetet e Bashkuara vë në pah se njohja e Kosovës nga katër shtete anëtare të NATO-s, që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, do të duhej të përdorej për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi që do të ndikonte edhe në pjesët tjera të Ballkanit Perëndimor.
Raporti me temën “Nga kriza në konvergjencë: Një strategji për trajtimin e paqëndrueshmërisë në burimin e saj”, propozon një strategji të re perëndimore për krijimin e rrethanave që do të mundësonin një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Analisti Edward Joseph, tha të martën gjatë një debati rreth kësaj strategjie se qartazi “gota nuk është gjysmë e mbushur” në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili ende është në probleme. Ai tha se Serbia ka aspirata etno-nacionaliste ndaj tri shteteve fqinje: Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi.
“Qeveria autokratike në Beograd është e orientuar drejt fuqive joliberale; Rusisë dhe Kinës. Duke qenë në pushtet për një dekadë, regjimi i (Aleksandër) Vuçiçit e ka kthyer prapa demokracinë në Serbi. Dhe Serbia mbrohet brenda Bashkimit Evropian nga fuqia joliberale evropiane: Hungaria. Ne besojmë se këto lidhje nuk janë vetëm taktike, për të siguruar vaksina apo investime, por pasqyrojnë karakterin e regjimi në Beograd”, tha zoti Joseph.
Ai nënvizoi se nuk do të thotë që vendet tjera nuk kanë agjenda etno-nacionaliste, siç është ta zëmë “Shqipëria e Madhe”, apo ndarja e “Herceg-bosnjes”, por agjendat e tilla janë të kufizuara nga orientimi perëndimor. Kroacia dhe Shqipëria janë vende të NATO-s, gjë që ndërlikon çdo synim për ndryshim kufijsh, tha ai.
Por, Serbia nuk ka kufizime të tilla, përkundrazi ajo paraqet balancim të rrejshëm ndërmjet lindjes dhe perëndimit, tha ai duke nënvizuar se është e pakuptueshme se ku e gjen presidenti Vuçiç fuqinë për të penguar fqinjët dhe njëkohësisht të hutojë diplomatët amerikanë dhe evropianë, që e quajnë Serbinë udhëheqëse në rajon ndërsa ajo punon me Kinën dhe Rusinë.
“Besojmë që Serbia ka leva ndikimi kundrejt Kosovës dhe përmes saj kundrejt Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Dhe këto leva ndërlidhen me vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, katër prej të cilave janë anëtarë të NATO-s”, tha zoti Joseph, duke theksuar se qëndrimi i vendeve mosnjohëse i ka krijuar mundësi Serbisë të pengojë përparimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s.
Ai tha se rrugëdalja është në harmonizimin e qëndrimeve të katër vendeve mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës, Spanjës, Sllovakisë, Rumanisë dhe Greqisë, me shumicën e vendeve anëtare të NATO-s, që tashmë e njohin Kosovën. Ai tha se Greqia për arsyet e saj strategjike, do të kishte interes nga njohja e Kosovës.
“Në besojmë se kjo do të kishte ndikim të mundshëm dhe të shpejtë mbi Serbinë, sepse rruga e Kosovës drejt NATO-s, qoftë edhe përmes partneritetit për paqe, do të ulte mundësitë e Serbisë, madje do t’i eliminonte ato”, tha zoti Joseph.
Ai tha se një harmonizim politikash do t’i krijonte edhe Serbisë mundësi që të dalë nga situata, ndërsa nuk nënkupton krijim hapësire për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Madje tha ai, Shtetet e Bashkuara do të duhej të kërcënonin me sanksione çdo udhëheqës në Kosovë apo Shqipërisë, që do të nxiste bashkimin ndërmjet këtyre dy vendeve.
Iulia Joja, nga Rumania, aktualisht mësimdhënëse në Georgetown University, tha se qasja e Hungarisë kundrejt disa pjesëve të Rumanisë dhe pakicës hungareze shihet me shqetësim nga Bukureshti, përfshirë edhe afrimin e udhëheqësit hungarez, Viktor Orban me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Nuk e shoh qëndrimin e Rumanisë si të pandryshueshëm apo kokëfortë, por në dritën e perceptimit rumun të sigurisë”, tha ajo, duke theksuar se Kosova herë pas herë del si një çështje që nuk është përparësi për Rumaninë. Ajo u shpreh e bindur se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do të mund të ndryshonin qëndrimin e saj mes tjerash, përmes ofrimit të garancive të sigurisë.
Jan Cingel, nga Instituti i Analizave Strategjike me seli në Sllovaki, tha se vendi i tij është rast i ngjashëm me Rumaninë, meqë në të jeton një pakicë hungareze, ndërsa tërhoqi vërejtjen se sllovakët kanë ende ndjenja të fuqishme proruse, ndonëse është vështirë e shpjegueshme për shkak të së kaluarës së saj.
Lulzim Peci nga Instituti i Kosovës për Hartimin e Politikave tha se anëtarësimi në NATO është përparësi strategjike e Kosovës. Ai tha se Kina dhe Rusia ushtrojnë ndikim në rajon jo për shkak të fuqisë së tyre, por “për shkak se vende të caktuara kanë vendosur t’i hapin derën atij ndikimi” dhe se veprimet e SHBA-së dhe BE-së janë thelbësore në rajon.
Në këtë kuadër ai tha se periudha para janarit të vitit 2025, që përkon me përfundimin e mandatit të parë të presidentit amerikan, Joe Biden dhe mandatit të Komisionit aktual Evropian, është koha kur duhet përmbyllur procesin e normalizimi të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Igor Bandoviç, nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, tha se në Ballkanin Perëndimor nuk ka rrezik sigurie, por probleme të trashëguara nga luftërat, mungesë të qeverisjes demokratike dhe çka është më thelbësore, tha ai, perëndimi për një kohë të gjatë nuk pati ndonjë ambicie për Ballkanin.
Ai vuri theksin tek fakti se, siç tha. “udhëheqësit e Serbisë shohin drejt Rusisë dhe Kinës si model se si të drejtohet vendi”.
Autorët e studimit bëjnë thirrje për një qëndrim të bashkuar perëndimor për Kosovën që do të ndihmonte frenimin e ndikimit rus në pjesë tjeram përfshirë Bosnje e Hercegovinën, që po përballet me krizën më të rëndë që nga përfundimi i luftës së viteve 1990./VOA/
The post Edward Joseph: Vendet evropiane që nuk e njohin Kosovën, po e ndihmojnë Serbinë appeared first on Albeu.com.
Joseph: BE nuk po bën asgjë për bllokadën bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut
BE-ja nuk po bën asgjë dhe po e lejon Bullgarinë, e cila sigurisht nuk është ndër anëtarët më të fuqishëm, të pengojë që Shkupi zyrtarisht të negociojë me Brukselin, tha për REL Edward Joseph, pedagog në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.
Joseph shpjegon ndikimin e “lodhjes” që kanë vendet e Ballkanit në procesin e anëtarësimit në BE.
“Lodhja nga zgjerimi është një problem i madh sepse është një dhuratë për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili mund ta paraqesë tek votuesit si mendjelehtësi dhe mosinteresim të partnerëve evropianë duke treguar shembullin e Maqedonisë së Veriut, e cila është e bllokuar nga Bullgaria në rrugën drejt BE-së. Unioni nuk po bën asgjë, ashtu si Gjermania gjatë presidencës, që lejoi Bullgarinë, e cila sigurisht nuk është ndër anëtarët më të fuqishëm, të pengojë zyrtarisht Shkupin nga negociatat me Brukselin. Vuqi mund të thotë se Maqedonia e Veriut madje ka ndryshuar emrin për të zhbllokuar rrugën drejt integrimit euroatlantik dhe Sofja zyrtare tani po e bllokon atë. Vuqiç ka të drejtë edhe kur e pohon këtë. Pyetja është si të zgjidhet ky problem?”, tha Joseph./tv21
The post Joseph: BE nuk po bën asgjë për bllokadën bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut appeared first on Albeu.com.
Joseph: Serbia nuk e pranon rendin perëndimor
Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.
Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qasjen e tij ndaj krizës në veri të Kosovës, ka treguar se Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës.
Radio Evropa e Lirë: Si e komentoni marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit për targat e përkohshme, e cila u arrit pas tensioneve disaditore?
Edward Joseph: Me këtë marrëveshje, dy palët – me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak – kanë gjetur rrugëdalje nga ngërçi, por është zbuluar edhe një problem më i gjerë.
Së pari, me sa kam kuptuar, marrëveshja parashikon reciprocitet midis Serbisë dhe Kosovës. Në vend që vetëm Kosova t’i ndërrojë targat, tani të dyja palët do të vendosin letra ngjitëse. Ky është reciprocitet. Kosova do t’i largojë njësitë speciale të policisë, por ato nuk janë më të nevojshme, tani kur serbët i kanë pranuar aranzhimet e reja.
Kjo është një zgjidhje më e shpejtë, por i njëjti rezultat përfundimtar si në vitin 2011, kur Kosova ka dërguar gjithashtu njësi speciale të policisë [në veri].
Në të dyja rastet, kjo ka bërë që Serbia të pranojë status quo të re në kufi.
Së dyti, [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq ka bërë një nga gabimet e tij më të mëdha, duke ekzagjeruar përdorimin teatral të tankeve dhe duke sjellë ambasadorin rus [në bazën ushtarake të Rudnicës, në Serbi].
Në të gjithë Evropën, njerëzit mund ta shohin fotografinë – edhe nëse nuk dinë shumë për Ballkanin – e një ambasadori rus pranë oficerëve të lartë ushtarakë serbë.
Në këtë mënyrë, Vuçiq ka treguar se, nën udhëheqjen e tij, Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës.
Problemi është se Perëndimi ende pretendon se situata është ndryshe.
Hidhini një sy deklaratave të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në takim me Vuçiqin të enjten, duke i vlerësuar hapat që po i ndërmerr ai për serbët, reformat dhe sundimin e ligjit.
Ju e dini më mirë se unë nëse hapat e ndërmarrë nga regjimi i Vuçiqit, në drejtim të reformave dhe sundimit të ligjit, janë të denjë për lavdërim.
Ky është një shembull tjetër i legjitimimit të atij regjimi. Vuçiq e ka përdorur këtë, ka shkruar në Twitter për vizitën historike të von der Leyenit dhe lavdërimet e saj.
Radio Evropa e Lirë: Me sa duket mosmarrëveshja për targat e përkohshme të makinave është vetëm maja e ajsbergut. Çfarë ka në sfondin e saj?
Edward Joseph: Keni shumë të drejtë. Kësaj radhe kemi pasur një situatë të tensionuar, me tanke dhe automjete të blinduara të vendosura në kufirin me Kosovën dhe policinë speciale në anën tjetër.
Në fillim të shtatorit, grupet pro-malazeze dhe ato serbe janë përplasur në kryeqytetin tradicional të Malit të Zi, Cetinë.
Situata po përkeqësohet edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku përfaqësuesit serbë janë larguar nga institucionet, për shkak të vendimit të ish-përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar për dënimin e mohuesve të gjenocidit.
Ka gjithashtu tensione midis Kroacisë dhe Serbisë. Alarm ka shkaktuar edhe i ashtuquajturi non-paper slloven, në të cilin është propozuar ndarja e Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. Nga kjo mund të nxirret një përfundim i qartë se në rajon nuk ka besim në strategjinë e Perëndimit.
Pra, ajo që po ndodh në veri të Kosovës është vetëm një simptomë dhe ne, në fund, duhet të përballemi në thelb me situatën në Ballkan dhe të arrijmë te një zgjidhje.
Situata aktuale është serioze, është pjesë e tendencës përkeqësuese dhe duhet të qetësohet. Sidoqoftë, problemi më i gjerë duhet të trajtohet seriozisht dhe iluzioni të eliminohet.
Radio Evropa e Lirë: Qeveria e Kosovës thotë se vendimi i saj për targat e përkohshme është një përgjigje reciproke ndaj vendimit të mëparshëm të autoriteteve në Beograd për të ndaluar targat e Kosovës në Serbi. Kjo është një çështje teknike, por nëse flasim për thelbin e problemit, padyshim se është një mosmarrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës për statusin e Kosovës, më saktësisht nëse Serbia do ta njohë Kosovën – gjë që nuk është realiste të pritet në këtë moment. Pyetja është përse kryeministri Kurti e mori vendimin për targat pikërisht në këtë moment?
Edward Joseph: Unë mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por është një devijim i vëmendjes.
Sa u përket targave, bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, dispozita për përdorimin e tyre ka skaduar në shtator. Sigurisht, ka arsye politike përse Kurti e ka zbatuar masën e përmendur në këtë mënyrë, sepse zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen në tetor.
Gjithashtu, lind pyetja nëse Vuçiq ka pasur arsye të dërgojë tanke në kufi? Siç e thashë, kjo është një masë qesharake dhe teatrale në prani të ambasadorit rus – sikur Serbia do ta sulmojë Kosovën, e cila është nën mbrojtjen e NATO -s
Secili serb që mendon se do të mbrohet në këtë mënyrë, duhet ta dijë se kjo do të ketë efekt të kundërt.
Një qasje e tillë nuk i ofron kredibilitet Serbisë dhe tregon sjelljen e papërgjegjshme të Vuçiqit dhe bashkëpunimin e tij të hapur me Rusinë.
Gjithashtu, është një veprim i padobishëm, sepse bëhet fjalë për armë konvencionale, kryesisht tanke. Rusia mund të dërgojë pajisje të tilla në Serbi, por në rast të ndonjë përshkallëzimi të konfliktit, NATO-ja do të kishte avantazh gjeografik dhe çdo përparësi tjetër. Është e pakuptimtë të presësh që në një situatë të tillë, Rusia mund ta mbështesë Serbinë.
Në çdo rast, duke gjykuar nga mënyra në të cilën është zbatuar masa [për targat], është e qartë se nuk ka pasur konsultime adekuate, me pjesëmarrjen e KFOR-it, SHBA-së dhe BE-së – gjë që sigurisht nuk kontribuon në forcimin e besimit midis autoriteteve në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës. Megjithatë, këtu është aplikuar parimi i reciprocitetit midis shteteve dhe Kosova është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane.
Radio Evropa e Lirë: Sigurisht edhe Vuçiq mund ta shfrytëzojë këtë çështje për të larguar vëmendjen nga problemet tjera, përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm në Serbi. Gjithashtu, ai mund t’i përsërisë pretendimet se pala kosovare nuk e ka përmbushur obligimin nga Marrëveshja e Brukselit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe…
Edward Joseph: Pikërisht. Akuzat e ndërsjella vazhdojnë… derisa ambasadori rus qesh, ashtu si edhe [presidenti rus] Vladimir Putin dhe [presidenti i Kinës] Xi Jinping.
Nëse duan që në rajon të ndalojë ndikimi malinj i Rusisë, është e rëndësishme të kuptohet se përse po përkeqësohet situata.
Radio Evropa e Lirë: Përse po përkeqësohet situata?
Edward Joseph: Të gjitha këto çështje në dukje të pazgjidhshme janë në fakt të zgjidhshme… Ky nuk është Afganistan, por një pjesë e Evropës, me ndikim potencialisht të rëndësishëm të SHBA-së dhe BE-së. Të gjitha problemet janë të zgjidhshme nëse vendet e rajonit pranojnë rendin perëndimor.
Unë nuk po pretendoj se është e thjeshtë dhe se kjo do të ndodhë brenda natës. Nëse rendi perëndimor nuk pranohet, ose shfrytëzohet si nga Bullgaria, atëherë nuk ka zgjidhje.
Në Ballkanin Perëndimor, vetëm një vend nuk e pranon rendin perëndimor. Bëhet fjalë për Serbinë dhe besnikët e saj në Republikën Sërpska, në Listën Serbe në Kosovë etj.
Nëse rendi perëndimor pranohet, atëherë siguria e Ballkanit Perëndimor është nën mbrojtjen e NATO -s. Në atë rast, të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor janë të zgjidhshme./REL
The post Joseph: Serbia nuk e pranon rendin perëndimor appeared first on Albeu.com.