Eduardo Reja Archives - Albeu.com

“Kam energji, dua të qëndroj”, Reja: Solistët ta harrojnë Kombëtaren
Edoardo Reja preku tema të ndryshme gjatë prononcimit për shtypin përpara miqësores ndaj Arabisë Saudite. Kombëtarja kuqezi do të luajë në 26 tetor në ““Al Nahyan Stadium”, Abu Dabi, teksa trajneri italian ka ftuar 14 futbollistë nga Superiorja për këtë test miqësore.

SUPERIORE – “I kam ndjekur prej disa vitesh lojtarët e Superiores. Kjo ndeshje do të më shërbejë t’i shikoj nga afër, edhe pse do të doja që të punoja më shumë me ta. Shpresoj që ndonjëri prej tyre të jetë pjesë e Kombëtares në të ardhmen. Tri vite më parë e kam pasur në projekt bashkë me presidentin për të përfshirë sa më shumë lojtarë nga Shqipëria. Marr si shembull: Hoxhallarin, Seferin apo Trashin”.

E ARDHMJA – “Flitet shumë për të ardhmen, por pjesa e moshës është thjesht faktor psikologjik. Kam shumë besim të kjo skuadër. Objektivi im fillestar ishin eliminatoret e Euro 2024. Sigurisht që kemi zhgënjyer në Ligën e Kombeve, nuk dua të kërkoj alibi. Unë dua ta çoj deri në fund këtë mision për në finalet e Euro 2024. Dua të qëndroj, sepse kam energjinë e duhur, por do të flas me Dukën menjëherë pas përfundimit të kontratës. Dëshira ime është e madhe për të vazhduar”.

BESIMI – “Ia kam thënë presidentit që me këtë skuadër mund të shkojmë në Europian. Ne ishim shumë pranë ‘play-off’-it të Botërorit, por situata u komplikua në ndeshjen me Poloninë, ku në një rast Uzuni madje gaboi një gol pothuajse të sigurt në fillim. Ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe”.

EURO 2024 – “Ne mund ta luajmë kualifikimin me Çekinë, por në eliminatore lojtarët duhet të jenë në formë të mirë. Nuk ka ndeshje të lehta në eliminatore, por unë jam i bindur që do të bëjmë mirë. Nuk është thjesht çështje dëshire, ne duhet t’i luajmë shanset tona deri në fund”.

TË RINJTË – “Do të ishte pozitive të grumbulloja ndonjë lojtar të kësaj miqësoreje në ndeshjen me Italinë, por fillimisht duhet t’i vlerësoj. Kemi bërë shumë ndryshime, kemi marrë vendime, por është shumë e vështirë që të ndryshojë grupi aktual me 23 lojtarë që unë kam. Nuk i nënvlerësoj ata që luajnë në Shqipëri, por kanë pak eksperiencë”.

MINUTAT E FUNDIT – “Nuk mund t’i fal më këto rënie tensioni në minutat e fundit. Nuk mund të hedhim poshtë punën e bërë, dhe këto gabime nuk i fal më. Nëse vazhdon të gabosh në fund, atëherë je gjysmë-lojtar, sepse ndeshjet nuk luhen 90 minuta por 100 minuta. Në këtë këndvështrim duhet të jemi më të vëmendshëm.

Mentaliteti është i gabuar sepse ka ndodhur në 5, 6 apo 7 ndeshje. Tani nuk mund të gabojmë më as një presje në fundin e ndeshjeve. Unë fola me lojtarët, ndeshjen e fundit isha shumë i nxehur. Nuk pranoj më solistë në ekip, të gjithë duhet të luajnë për skuadrën, në të kundërt nuk kanë më vend në skuadër. Lojtarët që nuk do të kenë përqendrimin e duhur, nuk mund të jenë pjesë e grupit”.

The post “Kam energji, dua të qëndroj”, Reja: Solistët ta harrojnë Kombëtaren appeared first on Albeu.com.

“Dështimi” me Izraelin, Reja e Broja në një mendje: Luajmë vetëm një pjesë loje
Shqipëria doli pa pikë në përballjen me Izraelin në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për “National League”.

Pas sfidës trajneri Edi Reja, ia hodhi fajin skuadrës, duke u shprehur se nuk i kupton lojtarët si sillen në fushë.

Tekniku italian tha se nuk ka thënë asnjëherë që Shqipëria është favorite, teksa shtoi se prej tre vitesh sheh që skuadra bën ndeshje të mira, por penalizohet nga gabime të rënda, që nuk e lejojnë të bëjë atë hapin e madh përpara.

Humbja: Ka një arsye pse nuk luajtëm aq mirë në pjesën e dytë pas golit të tyre, e njëjta gjë ndodhi në Islandë. Kishte intensitet ekipi dhe ata pritën momentin për të shënuar golin e barazimit, ishin tre veta përballë dy mbrojtësve tanë. Nuk mundet kur jenë në avantazh të bësh një gabim të tillë. Ne nuk arritëm t’ja dilnim edhe në Islandë. Në të gjitha ndeshjet ka pasur një arsye pse kemi bërë gabim. Nuk e kuptoj pse duhet të bëjmë vetëm një pjesë të parë të mirë dhe të na kapin në kundërsulm kur jemi në avantazh, siç ndodhi në golin e barazimit që ishin vetëm Gjimshit dhe Veseli pas.

Pse nuk ia dalim të fitojmë? Si favoritë nuk e kam thënë, por nuk mund të themi që kemi qenë favoritë. Luajmë ndaj Islandës dhe Izraelit dhe kush e njeh futbollin e di sa skuadra të vështira janë. Kemi bërë gjithmonë gabime dhe nuk mund të bëjmë dot atë hapin përpara. Ka dy ndeshje brenda 90 minutave kur je dhe kur nuk je në avantazh, dhe ne duhet ta kuptojmë, lojtarët duhet ta kuptojnë kur është rreziku. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe jo të mendojmë se jemi favoritë.

Protagonisti i golit në ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Izraelit është shprehur mjaft i zhgënjyer pas humbjes në “Air Albania Stadium”

Armando Broja ishte autori i golit të vetëm të Shqipërisë në humbjen ndaj Izraelit, teksa ekzekutoi saktë një penallti në fundin e pjesës së parë dhe ishte rrezik konstant për mbrojtjen kundërshtare.

Në përfundim të ndeshjes sulmuesi i shpreh mjaft i zhgënjyer për humbjen, teksa pranoi se edhe vetë mund të bënte shumë më mirë, për të shfrytëzuar rastet që krijoi.

“Unë them se nuk i përballova mirë, pasi nuk fituam ndeshjen. Për sulmuesin janë të rëndësishëm golat, por jo gjithçka, pasi duhet të fitojmë. Unë shënova, por humbëm edhe shumë raste. Duhet të funksionojmë si grup dhe kur të shkojmë në avantazh, të dimë të menaxhojmë ndeshjen për të fituar.

Taktikat i vendos trajneri, që në fund shtoi sulmuesit për të provuar diçka ndryshe, pasi ishim në humbje. Është mendim i tij dhe unë nuk mund të komentoj zgjedhjet e trajnerit.

Futbolli luhet me pasa, por kur jam në fushë unë shoh gjithmonë hapësirat. Pashë një hapësirë dhe provova të shënoj, por nuk funksionon. Gabime ka patjetër dhe unë bëra gabime, por duhet të vazhdoj të provoj për t’u përmirësuar. Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, duke mbajtur topin dhe krijuar raste, por në pjesën e dytë qëndruam mbrapa dhe pësuam dy gola, duke humbur ndeshjen”, u shpreh Broja.

The post “Dështimi” me Izraelin, Reja e Broja në një mendje: Luajmë vetëm një pjesë loje appeared first on Albeu.com.

Finalja e Conference League, Reja: Roma në Tiranë do të ndjehet si në shtëpi
Jemi vetëm pak orë larg finales së madhe të Conference League mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet në “Air Albania”.

Për ekipin e Romës kjo është finalja e parë pas 31 vitesh dhe po presin me padurim të luajnë finalen me shpresën se do të fitojnë dhe do ta marrin trofeun në shtëpi.

Duke folur për këtë ndeshje, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja është shprehur për mediat italiane se është i lumtur që kjo finale do të luhet në Shqipëri.

“Është një kënaqësi për të gjithë shqiptarët dhe Federatën. Personalisht jam shumë i lumtur që do luajë një skuadër italiane. Për më tepër në Shqipëri ka shumë tifozë të Romës dhe do të jetë sikur luajmë në shtëpi. Shqiptarët janë më shumë me italianët se me holandezët,”tha ai.

Më tej tekniku theksoi se Tirana është një qytet i bukur për t’u vizituar, ndërsa sipas tij “Air Albania” është një stadium i mrekullueshëm.

“Tirana është një qytet i bukur, padyshim europian, i këndshëm për t’u vizituar. “Air Albania” është një stadium i mrekullueshëm. Fatkeqësisht ka pak vende në krahasim me kërkesën edhe sepse imagjinoj se sa tifozë të Romës do të kishin dashur të ishin aty,” deklaroi Reja./albeu.com

The post Finalja e Conference League, Reja: Roma në Tiranë do të ndjehet si në shtëpi appeared first on Albeu.com.

KOMBËTARJA/ Reja bën publike listën e lojtarëve, Ernest Muçi risia e “kuqezinjve” (FOTO LAJM)
Trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidat kualifikuese të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 që do të zhvillohen në muajin shtator. Janë 27 emrat e thirrur nga tekniku italian ku risia më e madhe është grumbullimi për herë të parë i ish-sulmuesit të Tiranës, Ernest Muçi i cili e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon të ri me Legian e Varshavës në Poloni. Reja ka rikthyer në ekipin përfaqësues edhe emra të talentuar si Ramen Çepele, Mario Mitaj,  Enis Çokaj e Armando Broja të cilët u lanë jashtë në miqësoret e qershorit ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës përbëhet e gjitha nga futbollistë që kanë qenë pjesë edhe në grumbullimin e fundit.

Për sfidat ndaj Polonisë në transfertë në 2 shtator dhe Hungarisë e San Marinos në shtëpi në datat 5 dhe 8 shtator, kombëtarja kuqezi do të mbështetet te elementë me peshë si Etrit Berisha e Thomas Strakosha në portë, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla e Ardian Ismajli në mbrojtje, Amir Abrashi, Klaus Gjasula, Keidi Bare apo edhe Endri Çekiçi i cili vjen në kombëtare në një formë të shkëlqyer, në mesfushë si dhe Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj, Myrto Uzuni e Rei Manaj në sulm të cilët gjithashtu vinë nga një periudhë shumë pozitive me klubet e tyre repsektive, pa harruar dy talentet e sulmit Armando Broja dhe Ernest Muçi.

Në vetëm 7 ditë, Shqipëria do të zhvillojë  tre ndeshje dhe mundësi aktivizimi do të kenë të gjithë futbollistët e grumbulluar. Dy ndeshjet deçizive që do të vendosin fatet e kuqezinjëve në grupin I kualifikues do të jenë ato ndaj Polonisë në transfertë në 2 shtator dhe 3 ditë më pas ndaj Hungarisë në Elbasan Arena. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën e 29 gushtit me lojtarët që do të bashkohen me stafin në Varshavë, ndërkohë futbollistët që janë të impenjuar me klubin të dielën do të mbërrijnë në kampin kuqezi të hënën. Pas 3 ndeshjeve të para në grupin I, Shqipëria ka grumbulluar 6 pikë dhe pozicionohet në vendin e 3-të.

The post KOMBËTARJA/ Reja bën publike listën e lojtarëve, Ernest Muçi risia e “kuqezinjve” (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.