eduard shalsi Archives - Albeu.com

Raportimi i KLSH në Kuvend “mbahet peng” nga Eduard Shalsi
Ndryshe nga institucionet e tjera të pavarura, raportimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe hartimi i rezolutës mbahen ende të hapura në Komisionin e Ekonomisë në një proces që u cilësua “i papranueshëm” nga opozita.

Kontrolli i Lartë i Shtetit është i vetmi institucion i pavaruar që nuk ka përfunduar procedurën e raportimit në Kuvend për këtë sesion parlamentar, pasi raportimi i këtij institucioni vijon të jetë i hapur në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, si komision përgjegjës për të dërguar rezolutën mbi punën e këtij institucioni në seancë plenare.

Të enjten gjatë punimeve të Kuvendit, opozita kërkoi që të futej në rend dite dhe raportimi i KLSH-së, duke akuzuar mazhorancën se po shkel Kushtetutën duke mohuar këtë procedurë ligjore.

“Është e papranueshme që KLSH është i vetmi institucion që lihet pa raportuar,” tha në seancë kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi , duke cituar nenin përkatës që detyron KLSH-në t’i paraqesë raportin vjetor Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e quajti të drejtë kërkesën dhe i bëri thirrje komisionit të Ekonomisë të vijojë punën për përmbylljen e procesit të raportimit dhe hartimit të rezolutës.

Por kryetari i këtij komisioni, Eduart Shalsi, pretendoi se KLSH nuk i kishte dhënë përgjigjet e kërkuara nga deputetët në këtë komision, edhe pse janë zhvilluar disa seanca dëgjimore me kreun e tij, Arben Shehu gjatë ditëve të fundit.

Ai tha se komisioni nuk ishte sqaruar se pse është kërkuar shkarkim nga detyra për drejtoreshën e buxhetit në Ministri të Financave, Mimoza Dhëmbi, pse ska kallëzim për skandalin e Onkologjikut, për këshilltarët e jashtëm të punësuar në institucion, etj..

I pyetur nga BIRN, Shalsi tha se “Komisioni po vijon punën dhe nuk është ende gati” dhe se ishte në tagrin e këtij komisioni afati i përmbylljes së procesit.

Raportimi i kreut të KLSH-së në këtë komision është shoqëruar me tensione dhe me akuza të opozitës për Shalsin dhe deputetët e tjerë të PS-së se po ushtronin presion politik mbi një institucion të pavarur. Vetë Shehu disa herë i gjeti si të papërshtatshme, intimiduese dhe fyese për punën e institucionit pyetjet e deputetëve socialistë.

Në seancën e së enjtes, Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 1 abstenim dhe 4 kundër projektvendimin “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik”, një strukturë që pritet të ketë në objekt të punës së saj punën e KLSH-së. Pavarësisht konsensusit politik nisma është kritikuar nga opozita si një tentativë për cenimin e pavarësisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në këtë seancë, Kuvendi miratoi rezolutat për punën e institucioneve të pavarura që raportojnë në Kuvend dhe konfirmoi me shumicë të thjeshtë votash listën e dalë nga shorti i tretë për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga radhët e avokatëve.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se, nëse Kuvendi nuk arrin 2/3-at në votimin e tretë atëherë kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Si rrjedhojë kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku zgjidhen anëtarë të KLGJ-së dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji zgjidhen anëtarë në KLP./BIRN

The post Raportimi i KLSH në Kuvend “mbahet peng” nga Eduard Shalsi appeared first on Albeu.com.

Agron Shehaj bën pyetje për Guvernatorin Sejko, kryetari Shalsi i Ekonomisë ndërpret mbledhjen dhe e kërcënon me përjashtim
Me debate u shoqërua mbledhja e Komisionit të Ekonomisë ku Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, është thirrur nga një grup deputetësh të PD për të informuar komisionin e ekonomisë në Parlament për operimin e mikrokredive jobanka që prej shumë vitesh po bëjnë terror tek konsumatorët.

Pas përfundimit të një raportimi për punën e Bankës në këtë drejtim, në përgjigje të pyetjeve të deputetëve, Agron Shehaj, deputet i PD, i kërkoi Shalsit të bënte pyetje dhe ky tha se do të përfshiheshin disa blloqe pyetjesh. Por kur Guvernatori po jepte sqarim për interesat e këtyre kredive dhe Shehaj ndërhyri duke specifikuar kamatvonesat, Shalsi i kujtoi Shehajt rregulloren.

“Mos ndërhy. Do ndërpres mbledhjen. Rregullorja thotë se po mungove tre mbledhje pa arye përjashtohesh nga komisioni”, tha Eduard Shalsi, një reagim rrufe për pyetjet e deputetëve të opozitës.

Shehaj u ngrit në këmbë dhe i kujtoi Shalsit se po tenton të prishë mbledhjen dhe po e bën këtë që deputeti të mos reagojë për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë.

Në debat u përfshi edhe Jorida Tabaku.

“Zoti Shalsi na lër të bëjmë punën dhe mos e ngri zërin, këtu në komision” tha Jorida Tabaku.

“Na lejo të bëjmë punën. Pse e ndërpret mbledhjen. Pse do të më përjashtosh. Cili është qëllimi yt” ishte reagimi i Agron Shehajt ndaj reagimit ekstrem të Shalsit që në krye të herës.

Mbledhja u ndërpre dhe pritet të rifillojë.

Deputetët e opozitës janë vënë në dijeni dhe kanë në dorë një raport të Bankës së Shqipërisë të vitit 2020 ku evidentohen gjithë shkeljet e MCA si një institucion që nuk ka zbatuar detyrimet dhe sugjerimet e Bankës së Shqipërisë, por që kjo e fundit është lejuar të operojë. Raporti i konsideruar “sekret” që tashmë gjendet në duart e deputetëve, siç duket ka vënë në siklet palët.

RIFILLIMI I MBLEDHJES

Pas disa minutash ndërprerje mbledhja filloi sërish me po të njëjtat tensione dhe debate, kësaj here deputeti Agron Shehaj nuk kishte të drejtën e fjalës pasi iu hoq nga kryetari i këtij komisioni, Eduard Shalsi.

Teksa guvernatori Sejko po shpjegonte dhe po u përgjigjej pyetjeve të deputetëve, ai tha se mund të ketë raste kredish për të cilat qytetarët nuk kanë qenë në dijeni. Kjo deklaratë e Sejkos u kundërshtua nga deputeti Shehaj, i cili ndonëse pa mikrofon dhe të drejtën e fjalës, ngriti zërin në sallë duke “ia përplasur” guvernatorit se nuk janë vetëm disa raste, por qindra-mijëra.

Ky reagim i Shehajt solli sërish debate në këtë komision ku kryetari Shalsi e paralajmëroi për të disatën herë dhe vijoi të theksonte se shqiptarët janë të zgjuar dhe dinë të ndajnë faktet dhe deklaratat “fake”.

“Zotit Shehaj mos i jepni përgjigje të lutem. Zotit Shehaj i tërheq vërejtje për ndërhyrjet e parregullta në Komision”, iu drejtua Shalsi deputetit Shehaj.

Pjesë nga debati:

Sejko: Mund të ketë raste kredish që nuk kanë qenë në dijeni të detyrimit, detyrimi mund të mos jetë mbyllur, nuk i di.

Shehaj: Ka me qindra mijëra raste.

Sejko: Nuk janë me qindra mija raste, zoti Shehu të lutem se kam shumë respekt ndaj teje. Unë nuk buzëqesh asnjëherë për problemet. Më the mos ndërhy dhe unë nuk të ndërhyrja, pse më ndërhyn në përgjigje. Qindra mijëra raste nuk është e saktë.

Eduard Shalsi: Zoti Guvernator një sekondë, të lutem. Zotit Shehaj mos i jepni përgjigje të lutem. Zotit Shehaj i tërheq vërejtje për ndërhyrjet e parregullta në Komision. Guvernator të lutem. Zotit Shehaj i tërheq vërejtje. Nuk është synimi të zbardhë të vërtetën por të bëjë protagonizmin dhe po të them zyrtarisht që të tërheq vërejtjen në komision për mosparaqitje, ndërhyrje dhe çakordim me qëllim të komisionit. Ka arritur disa konkluzionet do të vazhdojë me qindra-mijërat e tij do të mbjellë panik, nuk e di çfarë qëllime ka. I kam hequr të drejtën e fjalës, rast i përsëritur. Ka një vit që nuk vjen në mbledhje komisioni, rregullorja thotë që duhet të vijë dhe nëse mungon në 3 mbledhje rresht kërkohet zëvendësimi.

Ndërkohë tani do të bëjë zhurmuesin kjo është mënyra operandi dhe pesandi e kësaj kategorie deputetësh që s’kanë kuptuar pse janë këtu dhe çfarë roli kanë. Guvernator të lutem shumë jemi në finale dhe këtu nuk është shqetësim protagonizmi i një deputeti por jemi për t’ju përgjigjur të gjithë deputetëve të tjerë. Të lutem vijoni me përgjigjet, i pëlqejnë apo jo një deputeti, ata që na dëgjojnë dhe na shikojnë janë majftueshëm shqiptarë të zgjuar për të ndarë faktet dhe fake news.

The post Agron Shehaj bën pyetje për Guvernatorin Sejko, kryetari Shalsi i Ekonomisë ndërpret mbledhjen dhe e kërcënon me përjashtim appeared first on Albeu.com.

Eduard Shalsi humb nënën, deputeti prek me fjalët: Më ke bërë të ndihem gjithmonë krenar
Nëna e deputetit të Partisë Socialiste Eduard Shalsi është ndarë nga jetë. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka shkruar fjalë të ndjera për nënën.

Shalsi ka njoftuar se për shkak të kushteve pandemike në të cilat ndodhemi, ceremonia e varrimit do të zhvillohet vetëm me familjarët.

“Alije Shalsi ( 1938 – 2021 ). Nëna ime e shtrenjtë u largua në paqe nga kjo botë, duke na lënë pas kujtimet e paharrueshme të një jete të denjë, produktive dhe të përmbushur! Një grua e jashtëzakonshme, një nënë tejet e përkushtuar, një inxhiniere e palodhur dhe pasionante, plot cilësi të admirueshme, që me shembullin e jetës së saj aktive ka qenë një model që nuk ka reshtur së frymëzuari e së udhërrëfyeri.

Më ke bëre të ndjehem gjithmonë krenar përpara të gjithë atyre që të njohën nga afër. Me kulturën, mirësinë e mënyrën tënde mbresëlënëse të të komunikuarit na dhe shumë mësime të vyera, përgjatë gjithë jetës. Nuk do të ketë një ditë të vetme, për sa kohë të marr frymë, që mos të të kem në zemër e të të kujtoj me mall, duke qenë fort i bindur, se nga aty lart do ta gjesh, siç ke bërë gjithmonë, mënyrën për të vijuar së më këshilluari e inspiruari…

Thellësisht i trishtuar por edhe pafundësisht i bekuar që pata një nënë të mrekullueshme si ty! Prehu në paqe e shtrenjta jonë! “Për shkak të rrethanave të Pandemisë, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të jetë vetëm familjare”, shkruan Shalsi. /albeu.com

The post Eduard Shalsi humb nënën, deputeti prek me fjalët: Më ke bërë të ndihem gjithmonë krenar appeared first on Albeu.com.