Eduard Lami Archives - Albeu.com

Vrasja e Lulzim Vishës/ Arrestohet një person, 1 tjetër shpallet në kërkim (EMRAT)
Policia e Tiranës, ka ndaluar një person në lidhje me vrasjen e postierit Lulzim Visha, krimi ndodhur mëngjesin e 24 Janarit në Zall Mner të Kamzës dhe ka shpallur në kërkim një tjetër

Bëhet fjalë për shtetasit, Eduard Lami dhe Elvis Lami.

Gjithashtu, dyshohet si i perfshirë në atentatin ndaj 48-vjeçarit Lulzim Visha, ndaj të cilit u qëllua me të pakten 12 plumba teksa ndodhej në automjetin e punës.

Në pyetje janë marrë edhe familjarët e Lulzim Vishës.

Ndërkohë, hetimet e policisë janë përqëndruar në një konflikt që viktima dhe vëllai i tij kanë pasur kohët e fundit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kontrolle intensive dhe punë profesionale hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së 48-vjeçarit, mëngjesin e djeshëm në Kamëz.

Në kuadër të kontrolleve bazuar në inteligjencën policore, Strukturat hetimore dhe operacionale të DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Silenciatori”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. L, në rrugën Paqësore, Zall Mner, Kamëz, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë .

Në vijim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37-vjeç, banues në Kamëz., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.

Po në kuadër të operacionit si rezultat i veprimeve hetimore u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit E. L., 31-vjeç.

Nga tërësia e veprimeve paraprake hetimore, administrimit të provave dhe fakteve, rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në posedim të shtetasit E.L dhe përdoret nga të dy shtetasi E.L 37 dhe E.L 31-vjec.

Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

The post Vrasja e Lulzim Vishës/ Arrestohet një person, 1 tjetër shpallet në kërkim (EMRAT) appeared first on Albeu.com.