Edouard Philippe Archives - Albeu.com

Policia bastis zyrat e ish-kryeministrit francez Edouard Philippe, dyshime për korrupsion
Policia franceze kontrolloi të mërkurën zyrat e kryebashkiakut Edouard Philippe në qytetin Le Havre, si pjesë e një hetimi paraprak për korrupsion të mundshëm dhe shpërdorime financiare, tha një burim i gjyqësorit. Zoti Philippe ka shërbyer në postin e kryeministrit të Francës gjatë mandatit të parë të Presidentit Macron.

Aktualisht kryetar i bashkisë së qytetit Le Havre, zoti Philippe shihet gjerësisht si kandidati i mundshëm për të pasuar zotin Macron në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Zyra e zotit Philippe tha përmes një deklarate se ai dhe ekipi i tij “janë plotësisht në dispozicion të prokurorisë për të siguruar të gjithë elementet e nevojshëm për hetimin”.

Duke folur më herët për kanalin televiziv të lajmeve BFM TV, zoti Philippe tha se ai dhe ekipi i tij planifikojnë t’u tregojnë hetuesve se ata i respektojnë rregullat.

Kontrolli është “pjesë e një hetimi paraprak të hapur në dhjetor të vitit 2023 lidhur akuza për shitje influence, favorizim, shpërdorim fondesh publike dhe ngacmim psikologjik”, tha burimi pa përmendur specifikisht emrin e zotit Philippe.

Por gazeta “Le Monde” shkruante më herët se hetimi synon drejtpërdrejt zotin Philippe, si dhe disa nga ndihmësit e tij.

Zoti Philippe dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në vitin 2020 përpara një riorganizimi të qeverisë. Ai ishte kryeministri i parë i qeverisë së Presidentit Macron, i cili u largua nga partia konservatore “Les Republicans” për t’iu bashkuar ekipit të presidentit pas zgjedhjeve të vitit 2017. Në vitin 2020, zoti Philippe u rizgjodh në krye të bashkisë në “Le Havre”, një qytet-port industrial në Francën veriore ku ai ndërtoi karrierën e tij politike./VOA

The post Policia bastis zyrat e ish-kryeministrit francez Edouard Philippe, dyshime për korrupsion appeared first on Albeu.com.