Edmond Ruçi Archives - Albeu.com

Ndalimi i efektivit të policisë në Sarandë, Prokuroria: Kreu veprime korruptive ndaj një rasti hetimi për lëndë narkotike
Prokuroria e Sarandës, ka dhënë detaje në lidhje me ndalimin e oficerit të policisë gjyqësore Edmond Ruçi një ditë më parë. Sipas organit të akuzës, ndalimi i tij lidhet me një rast hetimor për një rast droge.

Hetimi nisi pas arrestimit të shtetasve Adriel Zanaj dhe Keivin Duro më 19 maj, pasi u kapën në automjet me 24 doza drogë kanabis sativa.

Prokuroria thotë se lindën dyshime për përfshirje të paligjshme të vetë oficerit të policisë gjyqësore që po merrej me çështjen.

Sipas Prokurorisë, pas kryerjes së veprimeve hetimore janë siguruar të dhëna që implikojnë oficerin në veprime të dyshuara korruptive. Për këtë arsye, ndaj tij u lëshua një urdhër ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Gjatë hetimit të këtij rasti, lindën dyshime per përfshirje në veprimtari të kundraligjshme nga oficeri i policisë gjyqësore, që po hetonte rastin në fjalë, shtetasi E.R.”, njoftoi Prokuroria.

Njoftim i Prokurorisë Sarandë:

Hetimet e Prokurorisë Sarandë për një çështje për ‘Prodhimin e shitjen e narkotikëve’ çojnë në ndalimin e oficerit të policisë, i dyshuar për përfshirje në korrupsion pasiv

Një oficer i policisë gjyqësore në Sarandë, shtetasi E.R., është ndaluar me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Sarandë, i dyshuar për veprën penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Ndalimi u krye në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.305, datë 19.05.2026, i regjistruar për veprën penale te “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve K.D. dhe A.Z., pasi në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.Z., u gjetën dhe sekuestruan 24 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Këta shtetas u arrestuan në flagrancë dhe hetimet po vijojnë.

Gjatë hetimit të këtij rasti, lindën dyshime per përfshirje në veprimtari të kundraligjshme nga oficeri i policisë gjyqësore, që po hetonte rastin në fjalë, shtetasi E.R.

Për rrjedhojë, nga ana e prokurorit të gatshëm, u kryen veprime hetimore, nga ku rezultuan të dhëna për përfshirjen e oficerit që heton çështjen në vepime të dyshuara korruptive dhe ndaj tij u procedua me urdhër për ndalimin e të dyshuarit për një krim per veprën penale te “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” prashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.

Oficeri i policisë gjyqësore është ndaluar nga shërbimet e AMP dhe hetimet po vijojnë.

The post Ndalimi i efektivit të policisë në Sarandë, Prokuroria: Kreu veprime korruptive ndaj një rasti hetimi për lëndë narkotike appeared first on Albeu.com.