Edmond Mehallës Archives - Albeu.com

Ekzekutimi i Edmond Mëhallës në Elbasan/ Dëshmon ish-ortaku i arrestuar: I thashë do vish me mua në Tiranë, isha vetëm me të…
Vrasja e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan, ka tronditur vendin. Lidhur me ngjarjen ortaku i tij Xhino Ago, ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve.

Ai ka zbardhur detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë.

Mondi Mëhalla, u ekzekutua në mbrëmjen e 30 nëntorit në qytetin e Elbasanit. 43-vjeçari, u vra me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip “Range Rover”, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit.

Gjithashtu, biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur “El Taxi”. 43-vjeçari jetonte në Tiranë, te Komuna e Parisit.

“Rreth orës 9 të mëngjesit kam dalë nga shtëpia ime dhe me automjetin e markës Hyundai me traga AB 516, automjeti është në emër të kompanisë së një shoku tim, i cili quhet Nazif Bajrami.

Rruga që kam ndjekur është në drejtim të qytetit te Elbasanit dhe kam shkuar tek zyrat e taksive, pasi unë jam administratore i “** Taksi”, zyrat e të cilave i kam tek karburati ‘’Xh*** OIL””, ka deklaruar Xhino Ago.

Në deklarimet e tij Xhino Ago, ka shpjeguar se pasi ka shkuar tek puna e tij ka takuar Mondi Mëhallën me të cilin kanë pirë kafe tek lokali i karburantit.

“Më pas kemi dalë në këmbë dhe kemi lëvizur për qark karburantit ku ndodhet magazina dhe kemi ndenjur deri në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe unë kam qenë vetëm me Mondin. Më pas unë me mjetin e përshkruar më lart jam larguar në të njëjtën rrugë për në banesën time, ndërsa Mondi mori “Range”-in dhe më tha se do të iki për Kavajë për drekë me të shtëpisë”.

Në deklarimin e tij Xhino Ago. ka shpjeguar se deri rreth orës 15:45, ka qëndruar në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe ka komunikuar me video në WhatsApp me Mondin.

“Mondi më tha se tani do te kthehem nga Kavaja dhe për 20 minuta rreth orës 15:45 jam në Elbasan. Pas kësaj bisede kemi folur me video në WhatsApp ku i thash Mondit a do të vish me mua në Tiranë, që të çojmë Fatlinda Istrefin në Tiranë, që e njihte dhe Mondi, dhe Mondi më tha Ok do të ikim bashkë dhe do të takohem tek karburanti, pasi unë do i dërgoja dhe kunatin tim Urim Topuzin, i cili do t’i vendoste disa llamba tek magazina e tij, pasi Urimi ishte në shtëpinë e tij”.

The post Ekzekutimi i Edmond Mëhallës në Elbasan/ Dëshmon ish-ortaku i arrestuar: I thashë do vish me mua në Tiranë, isha vetëm me të… appeared first on Albeu.com.

Ekzekutimi i Edmond Mehallës në Elbasan, gjendet një tjetër automjet i përfshirë në ngjarje, ja për çfarë dyshohet se është përdorur
Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi atentatin e mbrëmjes së së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni 43-vjeçar Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka.

Burime policore konfirmojnë se, përveç “Audi”-t të djegur të gjetur në Mirakë, policia ka identifikuar edhe një tjetër automjet të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Automjeti i sekuestruar në Durrës, dyshohet se u përdor për arratisjen e autorëve të dyshuar.

Ky automjet është lokalizuar në qytetin e Durrësit dhe është sekuestruar për ekspertizë të thelluar, pasi dyshohet se mund të jetë përdorur në fazat përgatitore ose pas ekzekutimit.

Të dy automjetet po analizohen nga ekspertët e kriminalistikës për gjurmë biologjike, daktiloskopike dhe provë materiale që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

DINAMIKA E NGJARJES

Siguria dhe rendi publik në qytetin e Elbasani u trondit rreth orës 20:35 të së dielës, kur Mehalla u gjet i vrarë brenda automjetit të tij të parkuar pranë biznesit të tij në Unazën Jugore.

Sipas ekspertëve, ai është qëlluar me tre plumba, dy në kokë, çka tregon një ekzekutim të mirëorganizuar.

Biznesmeni, sipas të dhënave paraprake, sapo kishte dalë nga zyra e tij dhe ishte futur në mjet në momentin e sulmit.

Përplasja që pati disa ditë më parë për shkaqe ende të paqarta po merret seriozisht si një nga pistat kryesore të hetimit.

Ditën e sotme, në vijim të veprimeve hetimore, u gjet në fshatin Mirakë një automjet tip “Audi”, i djegur plotësisht, i dyshuar si mjeti me të cilin autorët u larguan nga vendngjarja.

Ky zbulim, së bashku me automjetin e dytë të identifikuar në Durrës, po konsiderohen si prova kyçe për zbardhjen e skemës së atentatit.

Ndërkohë, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha daljet e qytetit dhe vijon kontrollet në terren, në banesa dhe rrugë dytësore. Të paktën 15 persona janë shoqëruar deri tani dhe po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat e vrasjes.

Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, po punon për mbledhjen e çdo prove, përfshirë kqyrjen e pamjeve filmike të zonës, që mund të ndihmojnë në identifikimin e atentatorëve.

Burime zyrtare konfirmojnë se Mehalla kishte precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Po ashtu, konflikti i ndodhur pak ditë para ekzekutimit po konsiderohet një pistë e mundshme e lidhur me motivin e ngjarjes.

Hetimet po vijojnë në disa drejtime paralelisht, ndërsa autorët mbeten ende të paidentifikuar pasi edhe dëshmitë e siguruara nga pyetjet e deritanishme të shtetasve të shoqëruar nuk japin indicie të qartë për pistën e hetimit.

Në pyetje janë marrë edhe të afërm të tij të cilët mund të hedhin dritë mbi identifikimim e incidenteve apo problemeve me të cilat 43 vjeçari mund të jetë përballur kohët e fundit.

The post Ekzekutimi i Edmond Mehallës në Elbasan, gjendet një tjetër automjet i përfshirë në ngjarje, ja për çfarë dyshohet se është përdorur appeared first on Albeu.com.