edi rama sali berisha Archives - Albeu.com

Berisha intervistë për Washington Times: Shqipëria është kthyer në një narko-shtet! Rama përdor drejtësinë ndaj kundërshtarëve politikë
Një vrasje mafioze pranë aeroportit kryesor të Shqipërisë muajin e kaluar ka rritur shqetësimet se vendi po rrëshqet gjithnjë e më thellë nën ndikimin e krimit të organizuar, shkruan Washington Times. Sipas opozitës, Shqipëria ndodhet pranë shndërrimit në narco-shtetin e parë të Europës.

Më 11 nëntor, Gilmando Dani, i lidhur me rrjetin kriminal Shullazi, u vra me armë zjarri në mes të ditës, teksa kthehej nga Spanja. Pamjet filmike tregojnë atentatorë që dalin nga një automjet i parkuar, hapin zjarr ndaj makinës së viktimës dhe largohen nga vendngjarja.

Sipas kritikëve, ngjarje të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Rrjeti Shullazi dyshohet se është i përfshirë në trafikun e drogës, ndërsa ekspertë ndërkombëtarë paralajmërojnë se Shqipëria është kthyer në një pikë kyçe ballkanike për kartelet e drogës nga Amerika Latine dhe në një qendër të rëndësishme të tregut europian të kanabisit.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për Washington Times, deklaroi se degët shqiptare të karteleve të Amerikës së Jugut janë sot transportuesit kryesorë të drogës drejt Europës.

“Ato kontrollojnë çmimin e drogës në Europë dhe po forcojnë ndikimin e tyre edhe në tregun amerikan,” u shpreh Berisha.

Berisha dhe Partia Demokratike kanë kërkuar që SHBA të shpallë kartelet shqiptare të drogës si organizata narco-terroriste. Ai akuzoi administratën e presidentit Joe Biden se ka mbyllur sytë ndaj trafikut të drogës gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, në pushtet që prej vitit 2013.

Në shkurt 2024, gjatë një vizite në Shqipëri, Sekretari amerikan i Shtetit i asaj kohe, Antony Blinken, e cilësoi Ramën si “një partner të jashtëzakonshëm të SHBA-së”, duke vlerësuar rolin e tij në çështjet e refugjatëve afganë dhe Ukrainës. Ndërkohë, International Democrat Union, federatë e partive të qendrës së djathtë, miratoi këtë muaj një rezolutë ku akuzon Partinë Socialiste për infiltrim kriminal në kontrata publike, ndërtim dhe turizëm.

Vetë Berisha është shpallur “non grata” nga administrata Biden në vitin 2021 për korrupsion, vendim që ai e konsideron politikisht të motivuar.

Sipas artikullit, krimi i organizuar dhe korrupsioni janë probleme të hershme në Shqipëri, por në dekadën e fundit rrjetet kriminale shqiptare kanë zgjeruar lidhjet me organizata kriminale në Itali, si ’Ndrangheta dhe Camorra, si dhe me grupe në Amerikën Latine. Këto lidhje kanë nxitur një valë të re dhune në Europë.

Një shembull i përmendur është një ngjarje në Bruksel më 29 shtator, ku trupi i një personi të dyshuar si trafikant droge shqiptar mbeti për orë të tëra në një zonë publike – një metodë paralajmëruese e përdorur nga kartelet latino-amerikane.

Artikulli ndalet edhe te bumi i ndërtimit në Tiranë, duke theksuar se sipas Eurostat, ndërtimi përbënte 14.4% të prodhimit ekonomik të Shqipërisë në vitin 2024, përqindja më e lartë në Europë. Media vendase dhe vëzhgues ndërkombëtarë dyshojnë se një pjesë e projekteve të mëdha po financohen nga pastrimi i parave të drogës.

Ndërkohë, rreth një e treta e popullsisë jeton në varfëri, mbi 1 milion shqiptarë kanë emigruar që nga viti 1991, dhe rrjete kriminale dyshohet se shfrytëzojnë sistemin informal financiar “hawala” për transferime të mëdha parash.

Qeveria Rama ka ndërmarrë operacione kundër drogës, përfshirë aksionin e bujshëm në Lazarat në vitin 2014, por sipas kritikëve, industria e paligjshme jo vetëm ka mbijetuar, por është përshtatur. Legalizimi i kanabisit mjekësor në vitin 2023, sipas artikullit, ka nxitur një valë të re aktiviteti kriminal.

Opozita akuzon qeverinë se ka politizuar drejtësinë dhe ka goditur kundërshtarët politikë, duke përmendur edhe çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, e cila ka ngjallur shqetësime në nivel europian për shtetin e së drejtës.

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj paralajmëron se përfshirja e zyrtarëve të një vendi anëtar të NATO-s në krim të organizuar përbën rrezik serioz sigurie.

“Nëse kjo ndodh, vendi mund të kthehet në një hallkë të dobët që mund të shfrytëzohet nga aktorë të jashtëm për destabilizim,” u shpreh ai.

Artikulli i “Washington Times”:

The post Berisha intervistë për Washington Times: Shqipëria është kthyer në një narko-shtet! Rama përdor drejtësinë ndaj kundërshtarëve politikë appeared first on Albeu.com.

Për Ramën apo Berishën? Basha mbledh demokratët në selinë blu dhe jep porosinë e fundit
Në orën 16:00 demokratët janë mbledhur në selinë blu, mbledhje e mbajtur vetëm pak minuta para nisjes se seancës së radhës në Kuvendin e SHqipërisë.

I pari që ka hapur këtë mbledhje ka qënë vetë Basha i cili është paraqitur i pari në selinë e PD. Burimet bëjnë me dije se pjesë e mbledhjes ka qënë edhe vetë Tritan Shehu.

Shehu është një ndër mbështetësit kryesorë të Sali Berishës, i cili reagoi ashpër ndaj vendimit të Bashës dhe u pozicionua në krah të ish-kryeministrit.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se kryedemokrati Basha u ka dhënë porosi deputetëve që të mos u shmangen mediave lidhur me çështjen e përjashtimit të Berishës.

Gjithashtu mësohet se, përpos PD-së, grup parlamentar do të kenë edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut dhe PDIU, e drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Për të formuar një grup parlamentar një forcë politike duhet të ketë shtatë deputetë. Dy aleatët e PD-së nuk e kanë numrin magjik dhe për të plotësuar kushtin Lulzim Basha ka pranuar që t’u japë “borxh” deputetë PR-së dhe PDIU-së.

Rikujtojmë se PD po kalon ditë të vështira për shkak të përçarjes Berisha-Basha, ku ky i fundit e përjashtoi ish-kryeministrin nga grupi parlamentar i PD.

Përjashtimi i Berishës erdhi pas vendimit të SHBA për t’a shpallur “non grata” bashkë me familjen duke e akuzuar atë për korrupsion madhor. /albeu.com/

The post Për Ramën apo Berishën? Basha mbledh demokratët në selinë blu dhe jep porosinë e fundit appeared first on Albeu.com.

Për herë të parë! Rama reagon për shpalljen e Sali Berishës “non grata” në SHBA
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me shpalljen e Berishës “non grata” në SHBA.

“Ça na interson se di apo jo PD ta lidhë kalin e portën e DASH, që të hingëllijë kali kundër narkoshtetit, në sallën e Gjykatës së Parisit që kali të dëshmojë kundër DASH. Ç’punë kemi ne?”- tha Rama duke thumbuar keq PD dhe ish-kryeministrin Berisha.

Rama: Do kemi shumë herë më tepër se politika dhe qeverisja jonë do të fokusohet tek kapitali njerëzor. Duke nisur nga familja, fëmijët, të rinjtë. Duke vazhduar për të hapur tregun për më të rinjtë që të hyjnë në një treg ku nuk ka rëndësi ku je, Kamëz apo Silicon Valley.

Ky duhet të jetë mandati i fjalimeve të mia më të shkurtra. Sfidë më vete kjo. Me politikë kam parasysh, jo artin për ta bërë të mundshme të pamundurën, por politikën e ditës. 30 vjet. Bamin dhe bumin. Hamin dhe humin.

E përditshëm që ua ka bërë shqiptarëve politikën një shejtan që u trazon gjumin. Kjo dallavere nuk është për ne. Është më e lehtë ta thuash sesa ta bësh. Tenxherja do kapakun por duhet që ta bëjmë duke u përqëndruar tek populli.

Duhet t’ju ikim sherreve, t’i shmangemi konfliktit. T’i lëmë kundërakuzat kur na akuzojnë. Fushata ka mbaruar, PS ka fituar. Dhe PS ka fituar për të pasur 4 vjet kohë duke thënë atë që do bëjë, dhe tani pasi ka fituar duhet të bëjë atë që ka thënë; të fitojë Shqipëria.

E që PS të fitojë, përsëri e përsëri. Çna duhet ne çfarë bën PD? Ç’punë kemi ne si i organizon zgjedhjet? Si kremton fitoren pa u numëruar votat dhe pastaj nuk njeh rezultatin të vjedhura pasi votat u numëruan.

Ça na interson se di apo jo PD ta lidhë kalin e portën e DASH, që të hingëllijë kali kundër narkoshtetit, në sallën e Gjykatës së Parisit që kali të dëshmojë kundër DASH. Ç’punë kemi ne?

The post Për herë të parë! Rama reagon për shpalljen e Sali Berishës “non grata” në SHBA appeared first on Albeu.com.