edi gjipea Archives - Albeu.com

Berisha: Edi Gjipea e ka shndërruar shtetin ligjor në Kodin e Mafies. Heshtja e Presidentit, dëshmi e pushtetit absolut të Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli me një deklaratë zyrtare në lidhje me shpërfilljen që po u bën kryeministri Edi Rama vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se heshtja e Presidentit tregon pushtetin absolut të Ramës.

“Këto akte dëshmojnë gjithashtu fytyrën e vërtetë dhe produktet monstruoze të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Partia Demokratike si parti e lirive dhe të drejtave të njeriut garanton shqiptarët se rivendosja e shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë në vend janë objektivat më madhore të saj,” tha Berisha.

DEKLARATA E BERISHËS

Kushtetuta e Shqipërisë ka rënë dhe kjo për të shumtën herë. Ajo është kthyer thjesht në një letër pa vlerë apo në statutin e Partisë Socialiste, nenet e të cilës zbatohen dhe interpretohen nga kreu i narko-shtetit shqiptar Edvin Kristaq Gjipea sipas vullnetit të tij malinj personal.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas nenit 124 të Kushtetutës zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës zbatohen në narko-shtetin e Edi Ramës vetëm në rastin kur ato shprehin vullnetin e këtij të fundit dhe narko-mazhorancës së tij.

Në rast të kundërt këto vendime të cilat në doktrinë kanë vlerën e normës kushtetuese, kurrë nuk zbatohen, por hidhen në kosh si letër pa vlerë dhe së bashku me to de-facto hidhet vetë Kushtetuta dhe rendi i bazuar në librin themelor të shtetit.

Kjo ndodhi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për prishjen Teatrit Kombëtar, i cili nga Edi Rama nuk u zbatua, por u hodh në koshin e plehrave. Ky precedent i rrezikshëm i cili faktoi se mbi Gjykatën dhe Kushtetutën qëndron Edvin Gjipea me interesat e tij mafioze, çeli rrugën për akte të tilla të tjera të ngjashme.

Kjo ndodhi me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës, të cilin përsëri Edi Rama për interesa të tij mafioze e hodhi ne kosh te plehrave dhe nuk e zbatoi.

Ai urdhëroi Lindën e tij të parlamentit të mos zbatojë vendimin e gjykatës për t’i dërguar asaj për shqyrtim legjimitetin e mandatit të saj, pasi deputetja dhe ministria Xhaçka kishte lumturuar burrin e vet me 11,000 m2 në Himarë dhe e kishte shpallur me firmën e Edvin Gjipese në kundërshtim të hapur me nenin 70 të Kushtetutës investitor strategjik.

Ky vendim i Edi Ramës është një grusht shteti brenda shtetit në të cilin në aparencë narko-mazhoranca, por në fakt Edi Rama, marrin pushtetin gjyqësor në rastin konkret pushtetin e Gjykatës Kushtetuese duke bërë kështu në vend të saj interpretimin përfundimtar të neneve të Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese pra duke rrëzuar Kushtetutën dhe marrë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese.

Ky akt anti-kushtetues shënon përseri zëvendësimin e shtetit ligjor dhe rendit kushtetues me kodin e mafies dhe rendin e narko-shtetit në vendin anëtar të NATO-s dhe qe pretendon te anëtarësohet në BE.

Heshtja e Presidentit të Republikës, i cili jo në germën e Kushtetutës, por në doktrinën kushtetuese është garant i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është dëshmi tjetër e pushtetit absolut të Edi Ramës.

Por ky akt është gjithashtu dëshmi flagrant se sa e kontrolluar është në Shqipëri nga Edi Gjipea lufta kundër korrupsionit në raste ku vetë ai haptas apo fshehtas është personalisht i përfshirë.

Por këto akte dëshmojnë se sa të pashpresë janë qytetarët shqiptarë në paditë e tyre kundër qeverisë për shkeljen e të drejtave të tyre civile dhe penale në një sistem gjyqësor fiktiv që kontrollohet me dorë të hekurt nga Edvin Gjipea.

Por këto akte dëshmojnë gjithashtu fytyrën e vërtetë dhe produktet monstruoze të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Partia Demokratike si parti e lirive dhe të drejtave të njeriut garanton shqiptarët se rivendosja e shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë në vend, janë objektivat më madhore të saj.

The post Berisha: Edi Gjipea e ka shndërruar shtetin ligjor në Kodin e Mafies. Heshtja e Presidentit, dëshmi e pushtetit absolut të Ramës appeared first on Albeu.com.