ebola Archives - Albeu.com

Tifozi i famshëm i RD Kongos, Lumumba, mungoi ndaj Portugalisë në hapjen e Kupës së Botës për shkak të karantinës
Republika Demokratike e Kongos befasoi në Kupën e Botës 2026, pasi arriti të ndalë Portugalinë e mbushur me yje me një barazim 1-1 në ndeshjen e saj të parë.

Megjithatë, teksa ekipi tërhoqi vëmendje në fushë, në tribuna u vu re mungesa e një figure shumë të njohur për tifozët kongolezë, Michel Nkuka Mboladinga, i cili njihet gjerësisht si “Lumumba”.

Ai ishte kthyer në një fenomen në internet gjatë Kupës së Kombeve të Afrikës, falë paraqitjes së tij karakteristike në ditët e ndeshjeve si një “statujë e gjallë” e palëvizshme, në shenjë nderimi për kryeministrin e parë të RD Kongos.

Në fillim nuk ishte e qartë pse ai nuk ishte i pranishëm për sfidën e parë ndaj Portugalisë, por tashmë arsyeja e mungesës së Lumumbas në tribunë është bërë e ditur.

Sipas raportimeve, ai është vendosur në karantinë në kuadër të masave paraprake shëndetësore të vendosura nga Shtetet e Bashkuara për udhëtarët që vijnë nga zonat e prekura nga Ebola në Republikën Demokratike të Kongos dhe Ugandë.

Përkrahësit e RD Kongos kanë gjithsesi një lajm pozitiv, pasi Lumumba pritet të rikthehet në tribuna për ndeshjen e Kupës së Botës ndaj Kolumbisë më 23 qershor.

The post Tifozi i famshëm i RD Kongos, Lumumba, mungoi ndaj Portugalisë në hapjen e Kupës së Botës për shkak të karantinës appeared first on Albeu.com.

Alarmi nga Ebola/ Shefi i OBSH-së zbarkon në epiqendrën e virusit në Kongo: Po përhapet me shpejtësi, rrezikohen kampet e refugjatëve
Shefi i shëndetësisë i OKB-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, zbarkoi të shtunën në provincën Ituri të Republikës Demokratike të Kongos në lindje, epiqendra më e goditur nga një shpërthim i rëndë i një lloji të rrallë të Ebolës.

Vizita vjen në një kohë kur virusi po përhapet më shpejt nga sa mund të mbajë ritmin reagimi, pavarësisht institucioneve shëndetësore më të organizuara dhe ndihmës së re që po mbërrijnë.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pritet të vizitojë një qendër trajtimi dhe të takohet me autoritetet lokale, punonjësit e shëndetësisë dhe familjet e prekura në Bunia, kryeqytetin e provincës.

“Mënyra më e mirë për ta adresuar këtë është të ofrohet e gjithë mbështetja e nevojshme për të luftuar sëmundjen në epiqendrën e saj dhe të vazhdohet të ofrohet çdo ndihmë e nevojshme”, u tha Tedros gazetarëve. Ai shtoi se bashkësia ndërkombëtare po ndihmonte qeverinë e RDK-së të përballonte situatën, por “në të njëjtën kohë, përgjegjësia e komunitetit është e rëndësishme. Ne jemi këtu për të diskutuar me komunitetin, për të parë se si po ecën përgjigjja dhe nëse ka sfida për të ndihmuar.”

Shkalla e shpërthimit

Ethet hemorragjike shumë ngjitëse janë tashmë të pranishme në tre provinca lindore të RDK-së dhe në Ugandën fqinje. OBSH-ja ka paralajmëruar se shtrirja e vërtetë e shpërthimit në RDK, e cila mendohet se ka qarkulluar para se të zbulohej, ka të ngjarë të jetë shumë më e gjerë. Vendi i madh dhe i paqëndrueshëm i Afrikës Qendrore ka kapacitet të kufizuar për të kryer teste laboratorike për të konfirmuar rastet.

Ndërsa të dhënat e fundit nxjerrin në pah numrin në rritje të viktimave, ka pasur të paktën 1,077 raste të dyshuara, përfshirë 246 vdekje, sipas Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ministria e Shëndetësisë e Ugandës konfirmoi nëntë infeksione dhe një vdekje të premten.

OBSH-ja njoftoi të mërkurën se një pacient ishte shëruar, ishte larguar nga spitali dhe ishte lëshuar në komunitet pas dy testeve negative. Anais Legand e OBSH-së u tha gazetarëve në Gjenevë se kjo shënoi “të parin” midis pacientëve që ishin konfirmuar bartës të Ebolës në shpërthimin aktual.

Ebola, e cila transmetohet nëpërmjet kontaktit të ngushtë dhe lëngjeve trupore, ka vrarë më shumë se 15,000 njerëz në Afrikë gjatë 50 viteve të fundit. Shpërthimi më vdekjeprurës në RDK mori gati 2,300 jetë nga 3,500 raste midis viteve 2018 dhe 2020.

Konflikti dhe mbyllja e kufijve

Shërbimet shtetërore mungojnë kryesisht në provincën Ituri, ku qasja pengohet nga pasiguria për shkak të pranisë së militantëve të Forcave Alternative të Fshatit (ADF) të lidhur me Shtetin Islamik dhe një koalicioni të milicive etnike që vrasin rregullisht civilë.

Provincat e afërta të Kivu-së Veriore dhe Jugore kanë parë gjithashtu raste të Ebolës dhe janë përfshirë nga dhuna pothuajse e vazhdueshme për tre dekada. Pjesë të rajonit kontrollohen nga grupi i armatosur M23 i mbështetur nga Ruanda, i cili ka luftuar forcat qeveritare dhe ka raportuar dy raste në qytete kyçe nën kontrollin e tij, duke përfshirë Gomën dhe Bukavu-n.

Miliona njerëz kanë ikur nga luftimet dhe jetojnë në kampe zhvendosjeje me kushte të këqija higjienike. Gati një milion prej të zhvendosurve janë në provincën Ituri, ku perspektiva e përhapjes së epidemisë në të gjitha kampet ka shkaktuar alarm.

«Nëse vjen Ebola, do të zhdukemi nga faqja e dheut, pasi jemi të mbushur si sardelet», tha Dorcas Mapenzi në kampin Kingonze në periferi të Bunias.

Në përgjigje të krizës, Uganda dhe Ruanda kanë mbyllur kufijtë e tyre, me Ugandën që urdhëroi një karantinë 21-ditore për këdo që vinte nga RDK-ja. Përveç kësaj, administrata Trump ndaloi javën e kaluar hyrjen e mbajtësve të pasaportave jo-amerikane që kishin vizituar së fundmi Kongon, Ugandën ose Sudanin e Jugut.

The post Alarmi nga Ebola/ Shefi i OBSH-së zbarkon në epiqendrën e virusit në Kongo: Po përhapet me shpejtësi, rrezikohen kampet e refugjatëve appeared first on Albeu.com.

10 vende të tjera në rrezik përhapjeje të virusit Ebola, OKB bën thirrje për koordinim urgjent rajonal
Agjencia shëndetësore e Bashkimit Afrikan, Africa CDC, me seli në Etiopi, ka paralajmëruar se 10 vende të tjera në Afrikë janë në rrezik nga përhapja e virusit Ebola, përveç Republikës Demokratike të Kongos dhe Ugandës, ku rastet janë konfirmuar tashmë.

Sipas drejtorit të Africa CDC, Jean Kaseya, vendet në rrezik përfshijnë Angolën, Burundin, Republikën Qendrore Afrikane, Republikën e Kongos, Etiopinë, Kenian, Ruandën, Sudanin e Jugut, Tanzaninë dhe Zambinë.

Paralajmërimi vjen mes përhapjes së llojit “Bundibugyo” të Ebola-s në rajon, ndërsa dhjetëra raste janë raportuar në Republikën Demokratike të Kongos dhe infeksione të reja janë konfirmuar edhe në Ugandë.

Autoritetet shëndetësore thonë se kufijtë e pakontrolluar mirë, konfliktet e armatosura dhe infrastruktura e dobët po e vështirësojnë ndjeshëm frenimin e përhapjes së virusit.

Ndërkohë, OBSH ka rritur nivelin e rrezikut në “shumë të lartë” në zonat e prekura dhe ka bërë thirrje për koordinim urgjent rajonal, rritje të mbikëqyrjes dhe masa të forta parandaluese për të shmangur një përhapje më të gjerë të sëmundjes vdekjeprurëse.

The post 10 vende të tjera në rrezik përhapjeje të virusit Ebola, OKB bën thirrje për koordinim urgjent rajonal appeared first on Albeu.com.

Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Republikën Demokratike të Kongos
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e Ebolës në lindje të Republikës Demokratike të Kongos një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar.

Sipas OBSH-së, deri tani janë raportuar rreth 246 raste të dyshuara dhe 80 viktima në provincën Ituri. Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se numri real i të infektuarve mund të jetë më i lartë, ndërsa ekziston rrezik i shtuar për përhapje të mëtejshme.

Virusi i identifikuar është lloji Bundibugyo, për të cilin aktualisht nuk ka vaksinë apo trajtim të miratuar. Tetë raste janë konfirmuar në laborator, ndërsa rastet e dyshuara janë regjistruar në disa zona, përfshirë qytetin Bunia dhe zonat minerare Mongwalu dhe Rwampara. OBSH konfirmoi gjithashtu se virusi ka kaluar kufirin, pasi dy raste janë raportuar në Ugandë. Një 59-vjeçar në vendin fqinj humbi jetën pasi rezultoi pozitiv me Ebola.

Agjencia ndërkombëtare u bëri thirrje autoriteteve në RD të Kongos dhe Ugandë të forcojnë monitorimin, izolimin e rasteve dhe masat parandaluese për të frenuar përhapjen. Megjithatë, OBSH theksoi se nuk rekomandohet mbyllja e kufijve apo kufizimi i udhëtimeve dhe tregtisë, pasi masa të tilla “nuk kanë bazë shkencore”.

Ebola u zbulua për herë të parë në vitin 1976 në territorin e sotëm të Republikës Demokratike të Kongos. Sëmundja përhapet përmes kontaktit me lëngjet trupore dhe shkakton ethe të larta, gjakderdhje dhe dëmtime të organeve.

Ky është shpërthimi i 17-të i Ebolës në vend. Shpërthimi më i rëndë u regjistrua mes viteve 2018-2020, kur humbën jetën afro 2,300 persona.

The post Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Republikën Demokratike të Kongos appeared first on Albeu.com.

Gana konfirmon rastet e para të virusit vdekjeprurës Marburg
Gana ka konfirmuar dy rastet e para të virusit vdekjeprurës Marburg, një sëmundje shumë infektive në të njëjtën familje me virusin që shkakton Ebola.

Dy pacientët vdiqën në spital në rajonin jugor të Ashantit, raporton BBC.

Mostrat e tyre dolën pozitive në fillim të këtij muaji dhe tani janë verifikuar nga një laborator në Senegal.

Zyrtarët shëndetësorë në vendin e Afrikës Perëndimore thonë se 98 persona janë tani në karantinë si raste të dyshuara kontakti.

Ende nuk ekziston asnjë trajtim për Marburg, por mjekët thonë se pirja e shumë ujit dhe trajtimi i simptomave specifike përmirëson shanset e pacientit për të mbijetuar.

Virusi transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës dhe përhapet midis njerëzve përmes transmetimit të lëngjeve trupore./albeu.com

The post Gana konfirmon rastet e para të virusit vdekjeprurës Marburg appeared first on Albeu.com.

Lija e majmunit, BBC: Koha për t’u shqetësuar apo për ta injoruar?
Nga BBC

Nëse akoma e keni mendjen te pandemia Covid-19, në falni që ju ndërpresim, por ka një virus tjetër për të cilin mbase duhet të shqetësoheni. Po, po flasim për lijën e majmunit, ku janë regjistruar 80 raste dhe është e përhapur në 11 vende.

Por, çfarë po ndodh? A është koha për t’u shqetësuar apo po emocionohemi tepër pasi sapo kemi kaluar Covid-in?

Le të jemi të qartë: Ky nuk është një tjetër Covid. Megjithatë, ky është një shpërthim i pazakontë dhe i paprecedentë i lisë së majmunit. Shkencëtarët e specializuar në këtë sëmundje janë gjetur në befasi të plotë dhe është gjithmonë një shqetësim kur një virus ndryshon sjelljen e tij.

Deri më tani, lija e majmunit ishte mjaft e parashikueshme.

Shtëpia natyrore e virusit janë kafshët e egra, të cilat në fakt mendohet se janë brejtës dhe jo majmunë. Dikush në pyjet tropikale të Afrikës Perëndimore dhe Qendrore bie në kontakt me një krijesë të infektuar dhe virusi kalon nëpër specie. Lëkura e tyre shpërthen në një skuqje, e cila krijohet flluska dhe më pas bëhet kore.

“Jemi në një situatë shumë të re, kjo është një surprizë dhe një shqetësim”, tha Prof Sir Peter Horby, drejtor i Institutit të Shkencave Pandemike të Universitetit të Oksfordit.

Ndërsa shtoi se nuk është “Covid-Two”, tha “ne duhet të veprojmë” për të parandaluar përhapjen e virusit pasi kjo është diçka që ne vërtet duam ta shmangim.

Dr Hugh Adler, i cili ka trajtuar pacientët me lijën e majmunit, pajtohet se nuk është një model që e kemi parë më parë. “Kjo është një surprizë”, tha ai.

Pra, çfarë po ndodh?

Ne e dimë se ky shpërthim është i ndryshëm, por nuk e dimë pse.

Ka dy opsione në tavolinë, virusi ka ndryshuar ose i njëjti virus i vjetër është gjetur në vendin e duhur në kohën e duhur për të lulëzuar.

Monkeypox është një virus i ADN-së, kështu që nuk ndryshon aq shpejt sa Covid ose gripi. Analiza shumë e hershme gjenetike sugjeron që rastet aktuale janë shumë të lidhura me format e virusit të parë në 2018 dhe 2019. Është shumë herët për të qenë i sigurt, por tani për tani nuk ka asnjë provë se ky është një variant i ri mutant në lojë.

Por një virus nuk duhet të ndryshojë për të përfituar nga një mundësi, siç kemi mësuar nga shpërthimet e mëdha të papritura të virusit Ebola dhe Zika në dekadën e fundit.

“Ne gjithmonë mendonim se Ebola ishte e lehtë për t’u frenuar, derisa nuk rezultoi”, tha Prof Adam Kucharski, nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Nuk është e qartë pse meshkujt homoseksualë dhe biseksualë janë prekur në mënyrë disproporcionale. A e bëjnë më të lehtë përhapjen sjelljet seksuale? A është thjesht rastësi? A është një komunitet që është më i vetëdijshëm për shëndetin seksual dhe për t’u kontrolluar?

Mund të bëhet gjithashtu më e lehtë për përhapjen e lisë së majmunit. Vaksinimet masive të lisë në të kaluarën do t’u kishin dhënë brezave të vjetër njëfarë mbrojtjeje kundër lisë së majmunit.

“Ndoshta po transmetohet në mënyrë më efektive sesa në epokën e lisë, por ne nuk po shohim asgjë që sugjeron se mund të jetë i shfrenuar”, tha Dr Adler, i cili ende pret që ky shpërthim të preket dhe vetë.

Të kuptuarit se si filloi ky shpërthim do të ndihmojë në parashikimin e asaj që do të ndodhë më pas.

Ne e dimë se po shohim vetëm majën e ajsbergut pasi rastet që po zbulohen nuk përshtaten në një fotografi të pastër të këtij personi që ia ka kaluar atij personi etj. Në vend të kësaj, shumë nga rastet duken të palidhura, kështu që mungojnë lidhjet në një zinxhir që duket se është përhapur në të gjithë Evropën dhe më gjerë.

Një ngjarje masive superpërhapëse e kohëve të fundit, në të cilën një numër i madh njerëzish u mblodhën dhe kapën linë e majmunit në të njëjtin vend si një festival dhe më pas e çuan në shtëpi në vende të ndryshme, mund të shpjegojë situatën aktuale.

Shpjegimi alternativ për kaq shumë njerëz të pa lidhje me njëri-tjetrin, duke u infektuar, është nëse virusi në të vërtetë ka qenë duke fluskuar pa u vënë re për mjaft kohë duke përfshirë shumë njerëz.

Sido që të jetë, ne mund të presim që të vazhdojmë të raportojmë më shumë raste.

“Nuk mendoj se publiku i gjerë duhet të shqetësohet në këtë fazë, por nuk mendoj gjithashtu se ne i kemi zbuluar të gjitha këto dhe ne nuk e kemi kontrollin e kësaj”,  tha Prof Jimmy Ëhitëorth, nga London School of Higjiena dhe mjekësia tropikale.

Por mbani mend se nuk jemi në të njëjtën situatë siç ishim me Covid-in.

Lija e majmunit është një virus i njohur dhe jo një i ri, dhe ne tashmë kemi vaksina dhe trajtime. Ai është kryesisht i butë, megjithëse më të rrezikuar janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar.

Por ajo përhapet më ngadalë se Covid dhe skuqja e veçantë dhe e dhimbshme e bën më të vështirë të humbasë sesa një kollë që mund të jetë çdo gjë. Kjo e bën më të lehtë punën e gjetjes së njerëzve që mund të kenë qenë të infektuar dhe vaksinimin e atyre që rrezikojnë të preken.

Megjithatë, drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Hans Kluge, ka paralajmëruar se “ndërsa po hyjmë në sezonin e verës… me tubime masive, festivale dhe festa, jam i shqetësuar se transmetimi mund të përshpejtohet”./Përshtati në shqip nga BBC, Enkeleda Bodini-albeu.com

The post Lija e majmunit, BBC: Koha për t’u shqetësuar apo për ta injoruar? appeared first on Albeu.com.

Konfirmohet rasti i parë me Ebola pas 30 vjetësh në Bregun e Fildishtë
Ministri i Shëndetësis në Bregun e Fildishtë ka njoftuar se për herë të parë pas 30 vjetësh është konfirmuar një rast me sëmundjen e Ebola-s, raporton albeu.com.

Me këtë sëmundje është prekur një 18-vjeçare, tha ministry Pierre Deba, ndërsa sqaroi se rastet e dyshuara po izolohen.

Organizata Botërore e Shëndetit ka konfirmuar vendndodhjen e rastit Ebola, duke theksuar se është i pari që është gjetur që nga viti 1994.

Sipas një njoftimi të OBSH -së , e reja është shtruar në spital dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor./albeu.com

The post Konfirmohet rasti i parë me Ebola pas 30 vjetësh në Bregun e Fildishtë appeared first on Albeu.com.