e vjeter Archives - Albeu.com

Zbulohet vera më e vjetër në botë, u gjet bashkë me një unazë ari pas 2000 vjetësh
Vera më e vjetër në botë u gjet në Carmona, Spanjë, ende e lëngshme pas më shumë se 2000 vjetësh. Ajo u gjet së bashku me një unazë ari dhe mbetjet e djegura në nekropolin e qytetit të anëtarëve të një familjeje, duke përfshirë dy gra dhe tre burra. Studimi i gjetjeve është publikuar në “Journal of Archaeological Science: Reports”, nga studiues të Universitetit të Kordobës.

“Në fillim u befasuam shumë që lëngu ishte ruajtur”, shpjegon Juan Manuel Román , arkeolog nga qyteti i Carmona. Për të konstatuar se ai lëng i kuqërremtë ishte vërtet verë, dhe jo rezultat i derdhjeve apo proceseve të kondensimit, studiuesit kryen një sërë analizash kimike. Rezultatet tregojnë se lëngu është verë, që përmban shtatë polifenole të veçanta që janë gjithashtu të pranishme në verërat moderne nga Andaluzia.

Mungesa e një polifenoli të quajtur acid siringik sugjeron se ishte një verë e bardhë, e cila me kalimin e kohës mori një ngjyrë të kuqërremtë. Mbetet e vështirë për të përcaktuar origjinën e saj gjeografike, edhe pse brenda saj janë identifikuar kripëra minerale, të pranishme edhe në verërat e bardha që prodhohen aktualisht në territoret që dikur i përkisnin provincës së lashtë romake të quajtur Betica.

The post Zbulohet vera më e vjetër në botë, u gjet bashkë me një unazë ari pas 2000 vjetësh appeared first on Albeu.com.

Si e dimë sa e vjetër është Toka?
Si e dimë sa e vjetër është Toka?

Kuptimi ynë mbi moshën e Tokës, do të jetë gjithmonë më pak mbi vitin e saktë se kur u formua planeti, dhe më shumë mbi një ndjenjë të përgjithshme të epokës kur filloi të merrte formë planeti ynë.

Toka është krijuar afro 4.54 miliardë vite më parë. Në fillim janë formuar dhe zhdukur disa kontinente, zgjeruar dhe zvogëluar shtresat e mëdha prej akulli, dhe jeta ka evoluar nga organizmat njëqelizore në balenat blu. Por si e dimë moshën e vërtetë Tokës? Analizat nisin nga brendësia e saj.

“Kur je një shkencëtar i Tokës që analizon një shkëmb, në fakt ai nuk është thjesht një shkëmb, por një objekt që bart me vete një histori, të cilën mund të përpiqesh ta deshifrosh”- thotë Beki Flauer, gjeologe në Universitetin e Kolorados.

Kur mineralet formohen nga magma ose llava, ato shpesh përmbajnë gjurmë të materialit radioaktiv, si uraniumi. Me kalimin e kohës, këta elementë radioaktivë shpërbëhen, pra emetojnë rrezatim, duke i transformuar përfundimisht në elementë të rinj më të qëndrueshëm që mbeten të bllokuar brenda mineralit.

Uranium radioaktiv-238, është një formë e zakonshme e uraniumit. Atomet e tij do të lëshojnë energji derisa përfundimisht të kthehen në plumb. Ky proces ndodh me një shpejtësi fikse të njohur si ‘gjysmë jetë’, që përputhet me sasinë e kohës që i duhet gjysmës së atomeve për t’u zbërthyer.

Gjysma e jetës së uranium-238 është më shumë se 4 miliardë vjet, që do të thotë se duhen më shumë se 4 miliardë vjet që gjysma e uranium-238 të bëhet plumb. Kjo e bën atë të përsosur me objekte që janë shumë, shumë të vjetra. Duke e njohur këtë proces, ne mund të llogarisim se sa i vjetër është një shkëmb bazuar në raportin e elementit radioaktiv “prind” dhe elementit të qëndrueshëm “bijë”, një metodë e quajtur datim radiometrik.

Flauers thotë se për këtë përcaktim moshor përdoret zakonisht minerali zirkon, sepse ai  përmban një sasi relativisht të madhe uraniumi. Datimi përmes plumbit të uraniumit, është vetëm një lloj mënyre e datimit radiometrik. Llojet e tjera përdorin elementë të ndryshëm; për shembull, datimi me radiokarbon, një nga metodat më të zakonshme, që përdor një izotop radioaktiv të karbonit, i cili ka një gjysmë jetëgjatësie prej mijëra vjetësh, dhe është i dobishëm për përcaktimin e moshës së lëndës organike.

Duke përdorur këto metoda, gjeologët kanë gjetur minerale në Tokë që datojnë deri në 4.4 miliardë vjet, që do të thotë se planeti ynë është krijuar përafërsisht në atë kohë. Por nëse shkencëtarët thonë se Toka është më shumë se 4.5 miliardë vjet e vjetër, nga erdhën këto rreth 100 milionë vjet shtesë?

Siç u përmend më lart, Toka s’ka ndryshuar shumë gjatë miliarda viteve, veçanërisht përmes proceseve të tilla si tektonika e pllakave, të cilat e zhvendosin koren, që kanë krijuar kontinente të reja nga magma apo që i kanë zhytur nën ujë kontinentet e vjetra.

Ndaj është e vështirë të gjenden shkëmbinjtë që datojnë që nga fillimi i historisë së planetit. Sepse ata mund jenë gërryer apo shkrirë prej kohësh. Por shkencëtarët mund të përdorin datimin radiometrik për të përcaktuar moshën e shkëmbinjve nga pjesë të tjera të sistemit diellor.

Disa meteorë përmbajnë materiale që janë më shumë se 4.56 miliardë vjet të vjetra. Edhe shkëmbinjtë e marrë nga Hëna dhe Marsi datojnë rreth 4.5 miliardë vjet më parë. Këto data janë shumë afër kohës kur shkencëtarët mendojnë se nisi të merrte formë sistemi diellor nga reja e gazit dhe pluhurit që rrethonte Diellin e porsa-krijuar.

Dhe duke ditur të gjitha këto epoka relative, ne mund të nisim të hartojmë një plan kohor se si filluan të formohen Toka, Hëna, Marsi dhe të gjithë shkëmbinjtë e tjerë të vegjël që notojnë përreth në hapësirën e afërt. Megjithatë, kalimi nga reja e pluhurit primordial në planetin Tokë nuk ndodhi menjëherë, por përkundrazi gjatë miliona viteve, thekson Rebeka Fisher,  shkencëtare e Tokës dhe planetarëve në Universitetin e Harvardit.

Kjo do të thotë se kuptimi ynë mbi moshën e Tokës, do të jetë gjithmonë më pak mbi vitin e saktë se kur u formua planeti, dhe më shumë mbi një ndjenjë të përgjithshme të epokës kur filloi të merrte formë planeti ynë.

The post Si e dimë sa e vjetër është Toka? appeared first on Albeu.com.

Ju bëjnë të dukeni të vjetër! Hiqni dorë menjëherë nga këto zakone
Disa njerëz duken natyrshëm më të rinj ndërsa të tjerët kanë një pamje pak më të pjekur.

Disa zakone mund të ndikojnë në këtë, dhe ato lënë gjurmët e tyre së pari në fytyrat e njerëzve, shkruan Eat This, Not That.

Më poshtë ua sjellim disa nga këto zakone:

E teproni duke konsumuar alkool

Alkooli ka një numër efektesh negative që shihen pothuajse menjëherë. Ai bën që lëkura të dehidrohet, dhe gjithashtu shkakton inflamacion që shkaktohet nga skuqja dhe kapilarët e plasaritur. Për shkak të gjithë kësaj, ju mund të dukeni më të vjetër se sa jeni në të vërtetë.

Një studim i vitit 2019, i kryer në më shumë se 2.300 gra, tregoi se gratë që pinë më shumë se tetë pije në javë kishin më shumë rrudha, zona nën sytë e tyre ishte e ënjtur dhe ato humbën vëllimin në pjesën qendrore të fytyrës.

Nuk pini mjaft ujë

Nëse nuk pini mjaft ujë, kjo mund të çojë në dehidrim, i cili mund të shfaqet në fytyrë me thatësi, rrudha të vogla dhe rrathë të errët. Sipas hulumtimit të fundit, gratë duhet të pinë rreth 15.5 gota lëng në ditë, dhe burrat 11.5. Këto përfshijnë ujë, lëng nga ushqimi dhe pijet e tjera.

Jeni duhanpirëse

Tymi i cigares përmban qindra toksina, dhe pirja e duhanit ngushton enët e gjakut dhe zvogëlon qarkullimin e oksigjenit, dhe kështu furnizimin e lëkurës me lëndë ushqyese. E gjitha tingëllon si një recetë për plakjen e parakohshme, dhe shkenca ka konfirmuar se është e vërtetë.

Një studim i kryer me 79 palë binjakë tregoi se ata që pinë duhan kishin rrathë të errët më të theksuar, rrudha rreth buzëve dhe lëkurë të varur rreth faqeve.

Nuk përdorni krem kundër diellit

Nëse e ekspozoni shumë lëkurën tuaj në diell, kjo mund të rezultojë në thatësi dhe djegie, gjë që nuk shkon në favor të një pamje rinore. Me kalimin e kohës, rrezatimi UV mund të shkaktojë dëmtime të përhershme dhe ndryshime në lëkurë. Për të shmangur këtë, duhet të vendosni një krem ??kundër diellit çdo ditë, të paktën 30.

Hani shumë sheqer

Kolagjeni dhe elastina janë dy përbërje në lëkurë që sigurojnë që ajo të mbetet e fortë dhe rinore. Sheqeri i minon të gjitha. Një studim i kohëve të fundit tregoi se kur njerëzit konsumojnë sasi të mëdha të fruktozës dhe glukozës, ata lidhen me aminoacidet në kolagjen dhe elastinë duke i dëmtuar kështu dhe duke ngadalësuar procesin natyral të rimëkëmbjes së lëkurës.

Nuk flini mjaftueshëm

Ndërsa flini, shumë sisteme në trup shërohen dhe rigjenerohen. Mungesa e gjumit mund të shihet në fytyrë, dhe sipas një studimi, në gratë që flinin mirë, pengesa sipërfaqësore e lëkurës u rikuperua më shpejt sesa tek ato që nuk fjetën mirë.

The post Ju bëjnë të dukeni të vjetër! Hiqni dorë menjëherë nga këto zakone appeared first on Albeu.com.