e shendetshme Archives - Albeu.com

Përse duhet të konsumojmë rukolën?
Rukola konsiderohet një nga ushqimet me më shumë vlera ushqyese që mund të hani. Rukola nuk ka qenë shumë e njohur për shqiptarët, gjë e cila ka ndryshuar vitet e fundit.

Ajo është e pasur me shumë kalcium, Vitaminë A, Vitaminë C, Vitaminë K dhe hekur. Përmban gjithashtu folat, kalium, beta-karoten, si dhe antioksidantë të tjerë.

Rukola përmban lëndë ushqyese të cilat e ndihmojnë trupin për të menaxhuar peshën, uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e shikomit dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Folati që ndodhet te rukola mund të ndihmojë gratë shtatzëna për të zvogëluar rrezikun e lindjes së foshnjave me defekte.

Gjithashtu mund të rrisë pjellorinë mashkullore, të parandalojë osteoporozën, të përmirësojë diabetin dhe performancën atletike duke zvogëluar sasinë e oksigjenit të nevojshëm gjatë stërvitjes.

Rukola mund të forcojë kockat, të përmirësojë cilësinë e lëkurës, të forcojë funksionet e trurit dhe të nxisë sistemin imunitar.

Duhet patjetër ta shtoni në dietën tuaj. Duhet të keni kujdes, kur ta pastroni duhet të hiqni çdo gjethe të verdhë. Merrni gjethet e gjelbra, vendosini në një tas me ujë për të hequr papastërtitë. Pasi ta thani mirë mund ta gatuani në receta të ndryshme. Mund ta përdorni në makarona ose si sallatë.

The post Përse duhet të konsumojmë rukolën? appeared first on Albeu.com.

Vitamina E, për çfarë shërben dhe pse është kaq e rëndësishme në verë
Vitamina E është një aleat i shkëlqyer sidomos në verë, një vitaminë që ndihmon në mirëqenien fizike dhe emocionale. Ajo ka veti antioksiduese, të dobishme për të luftuar stresin, i cili nxit plakjen.

Në cilat ushqime gjendet vitamina E?

Ndër burimet më të mira ushqimore të vitaminës E janë farat, në veçanti farat e lulediellit, frutat e thata si bajamet, lajthitë dhe arrat, ullinjtë dhe vaji i ullirit ekstra i virgjër, por edhe perimet me gjethe jeshile. Dhe gjithashtu disa varietete të frutave të freskëta, si avokado, manaferra dhe rrush.

Çfarë përfitimesh sjell vitamina E?

Lufton lodhjen

Në muajt e verës me rritje të temperaturave rritet rreziku për të vuajtur nga ënjtjet dhe rëndimet. Falë veprimit të saj antioksidues, vitamina E nxit qarkullimin e duhur të gjakut. Për shembull, si një meze të lehtë të mëngjesit ose të pasdites, së bashku me fruta të freskëta, zgjidhni disa bajame ose fara luledielli.

Në verë, a e gjeni veten më pak të fokusuar dhe më të lodhur? Vitamina E është gjithashtu një aleat i shkëlqyer për shëndetin e trurit dhe neuroneve të tij. Mungesa e kësaj vitamine shoqërohet edhe me dobësi dhe lodhje të muskujve, të cilat mund të përkeqësohen këtë sezon për shkak të ndryshimeve të papritura klimatike. Marrja e ushqimeve që janë të pasura me to në dietë ju lejon gjithashtu të qëndroni larg lodhjes fizike.

Është e mirë për lëkurën

Në ditët e bukura të verës kalojmë më shumë kohë jashtë. Vitamina E është gjithashtu një aleat në rritjen e mbrojtjes së lëkurës ndaj dëmtimit të shkaktuar nga ekspozimi në diell.

Kjo vitaminë, në fakt, përveçse ka veti të shkëlqyera antioksiduese dhe mbrojtëse, lehtëson përthithjen e vitaminës A, e cila është edhe aleate e lëkurës në luftën kundër stresit oksidativ të shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.

Dy shembuj për t’u vënë në praktikë menjëherë në tavolinë janë: pasurojeni sallatat shumë të zakonshme të perimeve me gjethe me ushqime të tilla si karotat apo kajsitë, dhe sigurisht me pak vaj ulliri.

The post Vitamina E, për çfarë shërben dhe pse është kaq e rëndësishme në verë appeared first on Albeu.com.

Pas ujit, kjo është pija më e shëndetshme në botë
Lëngjet natyrale po bëhen gjithnjë e më të njohura në dietën tonë të përditshme , sepse në këtë mënyrë mund të konsumoni disa fruta ose perime që zakonisht nuk dëshironi t’i hani. Kjo pije mund të zgjasë edhe jetën tuaj!

Është shumë e thjeshtë: Do ta përgatisni me karrota, mollë, limon dhe xhenxhefil dhe do të siguroni përfitime të vlefshme për shëndetin tuaj! Hidhini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash dhe pijeni lëngun menjëherë! Karotat përmirësojnë shikimin. Ato janë gjithashtu efektive kundër kancerit, ndërsa në të njëjtën kohë e bëjnë lëkurën tuaj më të re dhe më të shëndetshme. Ato janë të mira për zemrën, dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve dhe parandalojnë sulmin në zemër.

Mollët forcojnë sistemin imunitar, ndihmojnë në humbjen e peshës, ndihmojnë në funksionimin e duhur të veshkave, mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit, mbrojnë nga sëmundjet e gojës, stimulojnë tretjen, mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut, ndërsa ndihmojnë kundër stresit, lodhjes dhe pagjumësisë, baktereve dhe viruseve. Ato gjithashtu parandalojnë lloje të ndryshme të kancerit.

Limoni pastron mëlçinë dhe stimulon funksionin e saj. Ata janë antiseptikë dhe antioksidantë natyralë. Ato parandalojnë gripin, ftohjen dhe shumë lloje infeksionesh. Ato ndihmojnë gjithashtu në trajtimin e dhimbjeve të barkut dhe stomakut, si dhe dispepsi. Ato stimulojnë prodhimin e enzimave të mëlçisë, normalizojnë funksionin e zorrëve dhe parandalojnë gingivitin dhe stomatitin.

Ato ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, rrisin nivelin e kolesterolit të mirë, alkalizojnë trupin, parandalojnë spazmat dhe dhimbjet e muskujve, ndërkohë që rregullojnë punën e metabolizmit tuaj.

Përfitimet janë të panumërta. Ndër të tjera, limoni parandalon stresin dhe depresionin, zvogëlon rrezikun e goditjes në tru, parandalon shfaqjen e gurëve në veshka dhe fshikëzën e tëmthit, ndërsa mbron edhe nga osteoporoza.

The post Pas ujit, kjo është pija më e shëndetshme në botë appeared first on Albeu.com.

Ngrënia e dëborës, a është e sigurt dhe disa gjëra që duhet t’i keni parasysh
Këtë dimër shohim shpesh foto në rrjetet sociale nga vendet me dëborë, ku qytetarët shqiptarë zgjedhin të shkojnë për pushime dimërore. Psh Dardha dhe Voskopoja janë dy destinacionet më të frekuentuara pë rata që duan të shohin dhe të luajnë me dëborë.  Ka një zakon që ndoshta të gjithë e kemi bërë kur kemi qenë fëmijë, por ka edhe nga ata që e bëjnë edhe të rritur. Ngrënia e dëborës.

Çfarë është saktësisht bora?

Së pari, një informacion të vogël mbi dëborën: flokët e bardhë të dëborës janë vetëm reshje në formën e kristaleve të akullit. Pasi një kristal akulli të jetë formuar, ai thith dhe ngrin avujt shtesë të ujit nga ajri përreth, duke u bërë një kristal bore ose flokë bore dhe më pas bie në tokë. Pra, nëse jeni duke parë borë nga qielli, në thelb është ujë. Por falë ndotjes së ajrit, është e mundur që substanca të tjera përveç ujit të futen në borë edhe para se këto flokë të bien në tokë.

A është e sigurt të hamë borë?

Studiuesit nuk ju inkurajojnë të hani dëborë në rajonet urbane ose vendet industriale, sepse ato mund të ekspozohen ndaj llojeve të ndryshme të ndotësve të ajrit nga nanogrimcat, metalet dhe ndotësit organikë, madje edhe mikro dhe nano plastika, Edhe nëse nuk jetoni pranë zonave që janë të ndotura, bora që bie mbi ju mund të ketë marrë ndotës nga zona të tjera. Disa grimca gazi mund të transportohen jo vetëm në nivel lokal, por edhe rajonal dhe global. Prandaj mund të jeni në një rajon të largët të zbuloni se reshjet e dëborës në fakt përmbajnë element toksike.

Nëse do të hani borë, ja çfarë duhet të bëni

Por le të themi se jeni jashtë dhe thjesht nuk mund t’i rezistoni tundimit për ta provuar shijen e dëborës.  Së pari, sigurohuni që bora të jetë e freskët,  të ketë rënë gjatë orëve të fundit. Ju gjithashtu duhet të siguroheni që të gjeni borën me pamjen më të pastër që mundeni.Dhe nëse shkoni të kërkoni borë të freskët, sigurohuni që të mbroheni nga ngricat.

The post Ngrënia e dëborës, a është e sigurt dhe disa gjëra që duhet t’i keni parasysh appeared first on Albeu.com.

“5 lugë gjelle”, dobësohuni pa vuajtuar nga uria me dietëne shëndetshme
Dieta equajtur “5 lugë gjelle” është një nga dietat e cila mund të kthehet në mënyrë jetese, pasi ajo ka për bazë konsumimin e vakteve më të shpeshta në sasi më të vogla, gjë e cila rekomandohet nga mjekët dhe dietologët.

Ideja kryesore e dietës është konsumimi i vakteve në sasi të barabartë me 5 lugë gjelle ose 100 gramë për çdo porcion, duke marrë parasysh që një lugë gjelle, në varësi të madhësisë është e barabartë me 15-20 ml.

Por përsa i përket sallatës, perimeve dhe produkteve të ngurta si mishi, peshku,etj., mund të konsumohen në sasinë maksimalisht deri në 150-200 gramë.

Me këtë dietë ju mund të dobësoheni nga 5-20 kilogramë në varësi të kohëzgjatjes së dietës.

Rregullat kryesore të  kësaj diete janë:

Çdo ushqim që hidhni në pjatë nuk duhet të jetë më shumë se 5 lugë gjelle ose deri në 100-150 gramë për produktet e tjera të ngurta të cilat nuk mund të maten me lugë.

Duhet të ketë  minimalisht 3 ore diferencë midis vakteveNuk lejohet konsumimi i pijeve të gazuara dhe i pijeve të cilat përmbajnë sheqer

Nuk lejohet konsumimi i ushqimeve shumë pikante apo ushqimeve të gatshme të konservuara, të cilat mund të përmbajnë sasi të lartë she qeri, kripe apo yndyre

Mënjanoni yndyrën e tepërt duke mënjanuar produktet e skuqura dhe duke i dhënë përparësi gatimit të produkteve në zgarë, furrë, avull etj.

Shembulli i menusë dietore të Dietës “5 lugë gjelle”:

Ora 8:00 — një tas me tërshërë dhe fruta të thata, kafe e zezë

Ora 11:00 — një banane apo frut tjetër mesatar

Ora 14:00 — një porcion 100 gram mish, pulë apo peshk i pjekur

Ora 17:00 — një porcion me sallatë me perime me vaj ulliri dhe limon

Ora 20:00 — një porcion me gjizë pa yndyrë

Ora 23:00 — një gotë kos me mjaltë dhe fruta

The post “5 lugë gjelle”, dobësohuni pa vuajtuar nga uria me dietëne shëndetshme appeared first on Albeu.com.

Përdoret nga 80% e familjeve shqiptare, a është e dëmshme ngrohja me sobë me dru
Prej vitesh jemi dhe vazhdojmë të ngrohemi me soba druri. Kryesisht zonat jug-lindore dhe ato veriore të vendit vazhdojnë të mbajnë gjallë traditën e sobës së drurit, ku zjarri fillon të ndizet në muajin nëntor dhe fiket në muajin mars. Teknologjia e një sobe druri ka avancuar, sipas kërkesave të konsumatorëve.

Çdo familje, konsumatore e sobave me dru, sipas pikave të shitjes së lëndës dru zjarri, konsumon nga 4.000-10.000 lekë të reja në muaj. Sipas INSTAT, për vitet 2015-2016 në Shqipëri prodhime druri dhe letre janë eksportuar 3% dhe importuar 4%. Megjithatë, nga burime të ndryshme informacioni, zakonisht banorët e zonave periferike apo fshatrave përreth zonave pyjore arrijnë të sigurojnë lëndën drusore për gatim dhe ngrohje duke shkuar nëpër pyje, zakonisht natën dhe duke shmangur kështu vlerën e blerjes.

Kush ka mundur të kalojë në qytetet Pogradec dhe Korçë, përgjatë periudhës së dimrit, në të ngrysur, në qytet sheh smogun e krijuar nga sobat e drurit, ku thuajse të gjitha familjet i përdorin për ngrohje. Vazhdon të zgjidhet ende soba e drurit për ngrohje për të ruajtur traditën apo është e vetmja mënyrë ngrohje, të cilët qytetarët mund ta përballojnë?

Ndotja e ajrit brenda shtëpisë

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 3 miliardë njerëz në të gjithë botën gatuajnë ose ngrohen me lëndë djegëse të ngurta (dru ose qymyrgur) ose gatuajnë sipër flakëve. Ky lloj gatimi, i bashkuar edhe me ajrosjen e dobët, çon në rritjen e nivelit të ndotjes së ajrit brenda shtëpisë, që mund të kontribuojë kështu në zhvillimin e kancerit të mushkërisë. Gratë dhe fëmijët janë më të rrezikuar nga ndotja e ajrit brenda shtëpisë.

Për të mbrojtur shëndetin kanë reaguar edhe institucionet e BE-së. Që prej gati 15 vitesh  kufiri ditor prej 50 mikrogramë grimca për metër kub ajër që thithet nuk mund të tejkalohet në më shumë se 35 ditë në vit. Përveç shumë masave mjedisore për kontrollin e ndotjes nga trafiku i makinave, masa të rrepta janë marrë edhe për sobat e drurit.

Çfarë mund të bëjmë ne, me kushte aspak të favorshme ekonomike, me mungesë të theksuar politikash apo programesh specifike për ngrohjen me lëndë djegëse?! Subvencionimi jo vetëm i disa kategorive, por i të gjitha kategorive për energjinë elektrike përgjatë muajve të dimrit, përdorimi i teknologjisë HVAC (Sistemet e Ngrohjes Qendrore) nxitja e përdorimit të peletit për ngrohje, termo-izolim për të gjitha banesat e qyteteve dhe jo vetëm, nxitje të përdorimit të paneleve diellore, përdorimin e sistemit të ngrohjes qendrore, do të ulte ndjeshëm ndotjen e ajrit të qyteteve tona. Nuk janë vetëm Korça dhe Pogradeci qytete që përdorin sobat e drurit për gatim dhe ngrohje, zonat periferike të Tiranës “stolisen” nga fjollët e tymit të oxhakëve ditëve të ftohta të dimrit.

The post Përdoret nga 80% e familjeve shqiptare, a është e dëmshme ngrohja me sobë me dru appeared first on Albeu.com.

Ky është sekreti për ta bërë kafen tuaj më të shëndetshme
Shumica e njerëzve e nisin ditën e tyre me një kafe. Por shpesh pyesim veten nëse kafeja është një zakon i keq që duhet ta kufizojmë. Edhe pse për këtë të fundit, ekspertët theksojnë se konsumimi i tij mund të ketë përfitime shëndetësore.

Sigurisht, studimet i referohen kafesë së pastër, të zezë, ndërsa theksohet se ajo ka nevojë për një masë në konsumin e saj të përditshëm. Sidoqoftë, ka disa sekrete që mund ta bëjnë kafenë tuaj më të shëndetshme.

Shtoni shije natyrale

Nëse e teproni me sheqerin, kafja juaj lehtë mund të kthehet në një “bombë” kalorish. Për të parandaluar që kjo të ndodhë, por edhe për të pirë një pije të shijshme, shtoni disa pika ekstrakt të pastër vanilje. Ose spërkateni me pak kanellë.

Kanella, në veçanti, ka disa përfitime të rëndësishme shëndetësore. Studimet kanë treguar se kanella mban nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak.

The post Ky është sekreti për ta bërë kafen tuaj më të shëndetshme appeared first on Albeu.com.