e reja keninae Archives - Albeu.com

“Shoqja e dhomës e dhunonte”, nëna e 22-vjeçares nga Kenia flet për telefonatën e fundit me vajzën
Nëna e 22-vjeçares nga Keina ka folur për dhunën që është përdorur ndaj vajzës së saj, e cila prej dy muajsh ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës.

Nëna e vajzës së dhunuar ka treguar për EuronewsAlbania momentin kur vajza e saj dhunohet nga shoqja e dhomës

Me lot në sy ajo tregon se shoqja e vajzës së saj shfaqet shumë agresive ndaj të resë.

“Gjithçka shkonte mirë deri në gusht. Njëra nga vajzat ganeze e të cilat ndante apartamentin erdhi nga puna në orën 7 dhe nisi t’i bërtiste. E pyeta: çfarë ke bërë? Gabimi që kam bërë është se hëngra dhe e lashë pjatën në lavaman”, tregon Ruth.

Zënka ishte banale për disa flokë të lënë në karrige dhe një pjatë, por Xhoi nuk e dinte që ky ishte fillimi i problemeve. Kjo u bë shumë e madhe, i kam të gjitha telefonata ku Xhoi më thoshte: mami jeta ime është në rrezik. I sugjerova të bënte një video që ata që i kishin dhënë apartamentin ta zhvendosnin dhe funksionoi; vajza në fjalë e sulmoi egërsisht duke i kërkuar llogari pse po e filmonte”, thotë Ruth teksa tregon videon.

22-vjeçarja nga Kenia, me emrin Joy, është dhunuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte më qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.

Nëna e 22-vjeçares keniane të dhunuar në Tiranë rrëfeu për ‘Real People’ bisedën e fundit me të bijën përpara se të humbte kontaktet me të më 13 gusht.

Ajo tregoi se vetëm 5 minuta pas mesazhit të fundit, rreth orës 15:25 e bija nuk i ishte përgjigjur më derisa mori mesazhin nga shefi i kazinosë ku ajo punonte që e lajmëroi se Xhoi kishte pësuar një aksident.

Ruth ngre dyshimet se dikush e ka telefonuar te bijën të hapte portën e jashtme të pallatit që mund të hapej vetëm nga brenda dhe më pas sipas saj, e kanë dhunuar.

“Çështja tjetër është porta, kanë një portë të madhe që duhet të qëndrojë e mbyllur nga jashtë dhe e hapur nga brenda. Nëse je jashtë, duhet të kesh çelësa. Për mua ato 5 minuta pasi ime bijë më shkroi mesazhin e fundit, mori një telefonatë nga dikush që të hapte atë portë. Ndoshta zbriti të hapte derën për dikë që nuk e njihte mirë”, tha Ruth.

“Vetëm frymë mund të marrë vetë”, kështu e nis rrëfimin e saj Ruth, nëna e 22-vjeçares keniane që u dhunua barbarisht në Tiranë 2 muaj më parë.

Ruth tregoi gjithashtu se 22-vjeçarja Joece mund të hapë sytë, por nuk mund të shohë.

“Falë zotit merr ende frymë. Ajo nuk dëgjon, nuk kupton. Është thjesht gjallë, është e pavetëdijshme, ende në koma. Truri nuk i funksionin më”, tregon Ruth.

Ajo rrëfen edhe jetën e vështirë, si nënë e vetme me tre fëmijë dhe premtimin e Joece se nuk do të lejonte që të vuanin më.

“Joece nisi punë sapo mbaroi gjimnazin. Më tha: mami gjithmonë kam dashur të punoj. Do të ta ndryshoj jetën, kemi vuajtur dhe unë e urrej varfërinë. Puna e parë ishte një kazino, si ndarëse letrash aty ku punonte edhe motra e saj më e madhe”, rrëfen Ruth.

Joece mbërriti në Shqipëri në 14 shkurt, pasi kishte aplikuar në një njoftim të një kazinoje që kërkonte ndarëse ndërkombëtare letrash.

“Joece qëndronte në një apartament të siguruar nga kompania që e punësoi bashkë me një vajzë tjetër keniane.

“Jam shumë krenare për të. Si nënë jam e sigurt që kushdo ja bëri këtë ndihet shumë fajtor se Xhoi nuk e meritonte atë që i bënë”, shprehet ajo./euronews.al/

The post “Shoqja e dhomës e dhunonte”, nëna e 22-vjeçares nga Kenia flet për telefonatën e fundit me vajzën appeared first on Albeu.com.