E plagosën në Kuçovë, 45-vjeçari niset me urgjencë drejt “Traumës”

I plagosuri në Kuçovë, Admir Bejo, po transportohet drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Sipas burimeve, bëhet e ditur se ai ka marrë një plumb të cilin mjekët e spitalit në Berat nuk kanë mundur që t’ja heqin.

Aktualisht ai është jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.

Kujtojmë se Admir Bejo, 45-vjeç, u gjet i plagosur me armë zjarri në një rrugë në lagjen “1 Maji” në Kuçovë.

Kalimtarët e rastit e transportuan atë drejt spitalit./albeu.com/