E nxorën nga banesa, e moshuara: Nuk kam armë me vete, dua prej shtetit të më hapë një derë

Një e moshuar, banore e lagjes “5 maji” të cilës i është shembur shtëpia, është bërë pjesë e protestës para Parlamentit.

Ajo është shprehur se nuk ka ardhur në protestë për vrarë dikë, pasi nuk ka armë me vete, por i kërkon shtetit t’i hapë një derë.

“Unë dua prej shtetit të më hapë derën, një nënë 78-vjecare, s’kam cfarë ha. Kam marrë telefonata nga amerika, këtu jo. Nuk e di si me pa qene, mu rrethua shtëpia. Skam armë asgjë, ne duam të drejtën tonë, ta marrë vesh Rama dhe bukuroshat deputetë,” tha e moshuara. /albeu.com


Shtuar 27.01.2022 10:13