e martuar me amerikanë Archives - Albeu.com

Presidenti Biden plan të ri që mbron nga dëbimi individët e martuar me amerikanë
Presidenti Joe Biden, pritet të shpallë një masë të re gjithëpërfshirëse, që do të mbrojë nga dëbimi dhjetëra mijëra njerëz të martuar me shtetas amerikanë, një masë e fortë mbi emigracionin, në këtë vit zgjedhor, e cila ishte kërkuar nga shumë demokratë.

Sipas tre burimeve që janë informuar mbi planet e Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Biden, do ta shpallë programin e ri një aktivitet në Shtëpinë e Bardhë, për të shënuar programin e administratës së presidentit Obama që u ofronte mbrojtje nga dëbimi emigrantëve të e rinj pa dokumente.

Kjo masë e re do të mundësojë për rreth 490,000 bashkëshort/bashkëshorte të shtetasve amerikanë, që të apikojnë për një program emigrimi i cili do t’i mbronte nga dëbimi dhe do t’u jepte atyre mundësinë të kishin leje pune, nëse kanë jetuar në SHBA për të paktën 10 vjet, thanë dy burime për agjencinë Associated Press.

Dy burimet nuk pranuan të identifikohen, sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për njoftimin.

Shtëpia e Bardhë ,nuk pranoi të komentojë mbi njoftimin.

Presidenti Biden, është përballur me trysni politike për të dëshmuar se ka nën kontroll sigurinë në kufi.

Ndërsa përgatitet që të garojë përsëri përballë republikanit Donald Trump, më herët gjatë këtij muaji Presidenti Biden, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që kufizon ndjeshëm numrin e personave që kërkojnë azil në kufirin SHBA-Meksikë.

Ish presidenti Trump, është shprehur se do të deportojë miliona emigrantë në rast se do të rizgjidhet./VOA

The post Presidenti Biden plan të ri që mbron nga dëbimi individët e martuar me amerikanë appeared first on Albeu.com.