E fundit Archives - Albeu.com

Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja (VIDEO)
Kanë përfunduar sot në Pallatin e Kongreseve homazhet, në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u vra dy ditë më parë në sallën e gjyqit gjatë ushtrimit të detyrës.

Pas përfundimit të ceremonisë mortore, arkëmorti me trupin e tij të pajetë është nisur drejt Shkodrës, ku Kalaja do të prehet në banesën e fundit.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes sigurinë në ambientet e institucioneve të drejtësisë, ndërsa kanë ngritur pikëpyetje të forta mbi masat e sigurisë në gjykata.

Dinamika e ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur më 7 tetor, në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Rreth orës 13:42, shtetasit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi kanë hyrë në gjykatë duke kaluar nëpërmjet pajisjes së skanimit (detektor metalesh), e cila ka sinjalizuar prezencën e objekteve metalike.

Pavarësisht alarmit, punonjësi i sigurisë Banush Koxha nuk ka kryer kontroll fizik dhe as ka regjistruar hyrjen e tyre në librin e protokollit, siç parashikon procedura standarde.

Dy shtetasit kanë qëndruar në hollin e pritjes deri në orën 15:29, kur janë futur në sallën e gjyqit nr. 3.

Vetëm 6 minuta më pas, në momentin që gjyqtari Astrit Kalaja shpall vendimin, Elvis Shkambi ka nxjerrë një pistoletë nga brezi dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit.

Kalaja, i plagosur rëndë, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital, pavarësisht ndihmës së parë të ofruar në vendngjarje.

Në të njëjtin moment, autori ka qëlluar edhe në drejtim të shtetasve Rakip dhe Ervis Kurtaj, duke i plagosur. Të dy ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Pas sulmit, autori ka dalë nga salla, ka dorëzuar armën te një punonjës tjetër gjyqësor dhe është neutralizuar dhe arrestuar menjëherë nga forcat e policisë në oborrin e Gjykatës.

The post Përfundojnë homazhet, përcillet për në Shkodër arkëmorti i gjyqtarit Astrit Kalaja (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Produktiviteti i punës/ Shqipëria ngelet e fundit në rajon, e parafundit në gjithë Europën
Shqipëria edhe vitin e kaluar, kishte nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në Rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë.

Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vitin e kaluar vlerësohej në 16.5 dollarë ndërkombëtarë.

Ky tregues është rritur me 18.2% krahasuar me vitin 2023, por hendeku me vendet fqinjë të rajonit ende ngelet i konsiderueshëm.

Zakonisht, produktiviteti i punës matet si raport i vlerës së prodhimit me kohën e shpenzuar për ta prodhuar.

Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Bosnje Hercegovina, me 26.5 dollarë, Serbia, me 28.8 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 33.6 dollarë dhe Mali i Zi, me 37.5 dollarë.

Statistikat e ILO nuk japin informacion për Kosovën.

Shqipëria renditet e parafundit në gjithë Europën, duke lënë pas vetëm Moldavinë.

Faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e produktivitetit janë investimet në teknologji dhe automatizim, inovacioni dhe cilësia e kapitalit njerëzor ose aftësitë e forcës së punës.

Një ndikim gjithashtu, mund të ketë edhe struktura e ekonomisë dhe pesha e sektorëve që në përgjithësi mundësojnë një vlerë më të madhe të shtuar për njësi kohë pune.

Shtetet me produktivitetin më të lartë të punës në Botë janë Luksemburgu, me 166.1 dollarë në orë, i ndjekur nga Irlanda, me 139.1 dollarë në orë dhe Norvegjia, me 123.6 dollarë.

Të dhënat e ILO, tregojnë se në përgjithësi ato shtete që mund të kenë në dispozicion një forcë pune më të kosto të ulët, kanë edhe produktivitet më të ulët të punës.

Për shembull, Kina, megjithëse është një nga ekonomitë më të mëdha në Botë, ka një produktivitet puna pothuajse në të njëjtin nivel me Shqipërinë.

Edhe në vendin tonë, kosto e ulët e krahut të punës dhe informaliteti i lartë nuk kanë krijuar shumë stimuj për të rritur produktivitetin në dekadat pas rënies së komunizmit.

Për shkak të pagave të ulëta, ndërmarrjet kanë ndier pak presion për të investuar në pajisje dhe teknologji, ç`ka do të mundësonte rritje të prodhimit pa shtuar kostot e punës.

Në vitet e fundit, rënia e peshës së fasonerisë dhe rritja e peshës së turizmit në strukturën e ekonomisë duket se ka ndikuar pozitivisht produktivitetin në ekonominë shqiptare.

Megjithatë, Shqipëria ngelet ende dukshëm mbrapa ekonomive të rajonit dhe Europës.

Problem tjetër për ekonominë shqiptare se ka qenë aftësia e fuqisë punëtore. Cilësia në rënie e sistemit arsimor, mospërputhja mes kërkesës dhe ofertës dhe emigracioni i lartë mes të rinjve kanë ndikuar negativisht aftësinë e forcës së punës.

Përmirësimi i produktivitetit të punës është i lidhur me ngushtë me nivelin e pagave. Produktiviteti i ulët nuk krijon mundësi reale për paga të larta, ndaj përmirësimi i këtij treguesi është thelbësor për rritjen e mirëqenies së një vendi.

Nga ana tjetër, tyrsnia nga tregu i punës për rritjen e pagave (siç ka ndodhur në Shqipëri në vitet e fundit), mund të krijojë më shumë presione për nevojën e rritjes së produktivitetit të punës, në mënyrë që bizneset të arrijnë në ruajnë konkurrueshmërinë./ Monitor

The post Produktiviteti i punës/ Shqipëria ngelet e fundit në rajon, e parafundit në gjithë Europën appeared first on Albeu.com.

Dorian Teliti: Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës, qeveria teknike është zgjidhja
Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës dhe këshillari ekonomik i Partisë Demokratike Dorian Teliti, deklaroi se aktualisht shqiptarët po përballen me probleme të shumta.

Ai shtoi se raporti i Numbeo-s, e ka vlerësuar Shqipërinë e fundit në Europë për cilësinë e jetesës dhe se çmimet janë jashtë kontrollit.

Gjithashtu, gjatë fjalës së tij, Teliti theksoi se zgjidhja e vetme është qeveria teknike.

Deklarata e Dorian Teliti:

Të shumta janë problemet me të cilat përballen shqiptarët, të shumta hallet e tyre, të shumta kanë qenë edhe premtimet qeveritare, por më të shumta kanë qenë dështimet në mbajtjen e tyre.

Dy ditë më parë, një tjetër raport serioz vlerësoi cilësinë e jetesës në Evropë dhe Shqipëri. Është pikërisht raporti i Numbeo-s, i cili e ka renditur Shqipërinë në vendin e 37 nga 37 vende të Evropës, e ka renditur Shqipërinë në fundin e listës përsa i përket jetesës dhe cilësisë së saj.

Sipas raportit, Shqipëria është vlerësuar me vetëm 46.3 pikë në treguesin e fuqisë blerëse, më e ultë në kontinent, madje edhe më keq se Ukraina në gjendje lufte. Familjet shqiptare shpenzojnë të paktën 40% të të ardhurave të tyre për t’u ushqyer, ndërkohë që mesatarja evropiane është të paktën tre herë më e ulët.

Gjithashtu, jemi ne shqiptarët që duhet të punojmë më shumë vite se çdokush tjetër në Evropë për të arritur të blejmë një apartament.

Ndotja vazhdon të jetë tejet shqetësuese, Shqipëria renditet në vendin e parafundit. Por akoma me shqetësues është fakti që jemi renditur të fundit në cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Gjithçka thamë më lart nuk janë opinione, nuk janë propagandë, por janë fakte që vërtetojnë edhe njëherë varfërinë e thellë dhe mungesën e qartë të një të ardhmeje pozitive për të gjithë shqiptarët.

A janë rastësi këto gjetje të raportit të Numbeo-s? Jo, nuk janë. Ato janë rezultati konkret i qeverisjes arrogante dhe të papërgjegjshme të 12 viteve të fundit. Vlerësimi i Numbeo-s nuk është thjesht një renditje statistikore, por një aktakuzë e rëndë publike ndaj autorëve dhe bashkëpunëtorëve që krijuan Shqipërinë që nuk ngjall shprese, por vetëm largon shqiptarët nga foleja familjare.

Shqiptarët duan punë, por pagat janë më të ultat në Evropë.

Çmimet kanë dalë tashmë jashtë kontrollit, më të larta se mesatarja evropiane.

Shërbimet publike degradohen dita ditës, arsimi i braktisur si asnjëherë më parë, bujqësia jo thjesht e lënë në harresë, por edhe e goditur për të mbrojtur interesat e disa importuesve, falimentimi i sipërmarrjeve prodhuese shqiptare, korrupsioni endemik me pronën, tenderimet dhe fondet publike, etj, janë qartësisht realiteti i hidhur që ne shqiptarët jetojmë dhe raportet ndërkombëtare i zyrtarizojnë në vlerësimet dhe qëndrimet e tyre.

Të dashur qytetarë, zgjidhja nuk vjen përmes fjalëve të bukura, apo premtimeve boshe, apo reformave të rreme. Rruga e vetme për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza është ngritja e menjëhershme e qeverisë teknike që të krijojë besim dhe të garantojë më në fund zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët.

Vetëm përmes një qeverie teknike të çliruar nga kontrolli politik, vetëm përmes një procesi zgjedhor të besueshëm, shqiptarët do të mund të zgjedhin të ardhmen që meritojnë. Vetëm kështu vendi do të futet në shinat e zhvillimit të qëndrueshëm, vetëm kështu do të krijohet një ekonomi reale, konkurruese dhe përfshirëse. Dhe mbi të gjitha, vetëm kështu Shqipëria do të bëhet vërtet gati për integrimin në Bashkimin Evropian.

Ju faleminderit!

The post Dorian Teliti: Shqipëria e fundit në Europë për cilësinë e jetesës, qeveria teknike është zgjidhja appeared first on Albeu.com.

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë
Pushimet e verës po afrojnë dhe për t’u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA) kontrollon rregullisht cilësinë e ujit në vendet e Evropës.

Të dhënat e raportit të fundit të EEA-së (20.06.2025), u referohen analizave të bëra në 22,000 ujëra natyrore-bregdetare, liqenore dhe lumore – në 27 vendet e Bashkimin Evropian si dhe në Shqipëri dhe Zvicër.

Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, ujërat bregdetare kanë përgjithësisht cilësi më të mirë se ato të lumenjve ose të liqeneve.

Cilësia më e mirë e ujërave u konstatua në Qipro, Bullgari, Greqi, Austri dhe Kroaci. Në këto pesë vende 95% ose më shumë e ujërave natyrore kanë cilësi të shkëlqyer.

Në Qipro, e cila kryeson renditjen për cilësinë e ujërave, EEA-ja i vlerësoi 97.6 përqind të ujërave si të shkëlqyera.

Kurse Austria ra këtë vit nga vendi i dytë në të katërtin me 95.8 përqind të ujërave të lumenjve dhe të liqeneve të vlerësuar me “cilësi uji të shkëlqyer”. Vitin e kaluar kjo shifër ishte 96.9 përqind.

Shumica e ujërave natyrorë në Evropë, janë në një “gjendje të shkëlqyer” nga pikëpamja bakteriologjike.

Megjithatë, ndotja kimike e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore mbetet e konsiderueshme dhe mund të përkeqësohet nga ndryshimet klimatike, vuri në dukje Agjencia e Mjedisit.

Shqipëria renditet e fundit

E dobët është cilësia e ujërave edhe në Hungari, Estoni dhe Poloni. Shqipëria është në fund të listës.

Vetëm 41.2 përqind e 119 ujërave të analizuara të deteve, të liqeneve apo të lumenjve në Shqipëri morën “notë kaluese” nga EUA. 16 përqind e tyre morën vlerësimin “shkëlqyeshëm”.

“Është e domosdoshme të identifikohen burimet e ndotjes në zonat e pellgut të këtyre ujërave dhe të zbatohen masa të integruara për menaxhimin e ujit për të rikthyer cilësinë e ujit në nivelin minimal të nevojshëm për t’u larë”, kërkon EEA.

Raporti i Agjencisë Evropiane të Mjedisit, kufizohet në matjen e dy parametrave që ndikojnë ndaj shëndetit të atyre që lahen.

Agjencia mat përqindjen e baktereve intestinale coli, e njohur më mirë si E. coli, dhe të enterokokëve në ujë.

Të dyja mund të shkaktojnë sëmundje infektive tek njerëzit dhe tek kafshët. Ndotësit kimikë nuk janë pjesë e monitorimit të ujërave të deteve, të liqeneve apo të lumenjve./DW

The post Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë appeared first on Albeu.com.

Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024
Shqipëria ka vijuar të mbetet e fundit në Europë sa i përket të ardhurave për frymë të matura sipas fuqisë blerëse për mallra e shërbime, edhe në vitin 2024, pavarësisht se popullsia e vendit u reduktua me më shumë se 400 mijë persona, duke zbritur në 2.4 milionë banorë sipas censit të vitit 2023.

Ndonëse vendi ka pasur një rritje të kënaqshme vitet e fundit dhe janë më pak persona tek të cilët shpërndahet vlera e mallrave e prodhuar në një vit, mirëqenia e individëve nuk rezulton të jetë rritur, e ndikuar dhe nga çmimet relativisht më të shtrenjta.

Të dhënat fundit të Eurostat, bënë të ditur se konsumi individual për frymë (AIC), një tregues alternativ që mat më mirë mirëqenien e familjeve ishte sa 41% e mesatares së bashkimit Europian në 2024-n, i pandryshuar në krahasim me vitin 2023.

Në këtë nivel, Shqipëria renditet e fundit në Europë, së bashku me Bosnjë Hercegovinën, po me 41%.

Në rajon të ardhurat më të larta sipas fuqisë blerëse janë në Mal të Zi, me 68% të mesatares së BE-së, me rritje nga 65% vitin e mëparshëm.

Në vend të dytë është Serbia, me 56%, nga 55% një vit më parë. Të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse në Maqedoninë e Veriut, kanë mbetur të pandryshuara në 49%. Kosova mungon në renditje.

Në treguesin e të ardhurave për frymë, Shqipëria renditet e parafundit në rajon, me 35% të mesatares së BE-së, në përmirësim nga 37% një vit më parë, duke u ngjitur e parafundit në rajon, teksa lë pas Bosnje Hercegovinën (në 35% të mesatares së Be në 2024-n, nga 36% në 2023-n). Sërish kryeson Mali i Zi me 54% të PBB-së, i ndjekur nga Serbia (51%) dhe Maqedonia e Veriut (42%).

Përmirësimi i Shqipërisë vetëm në treguesin e të ardhurave për frymë dhe jo në atë të fuqisë blerëse është një indikator i çmimeve të larta në vend, që bëjnë që qytetarët shqiptarë me të njëjtën sasi të ardhurat të blejnë më pak sesa familjet në shtetet e tjera të rajonit, përveç faktit që ata paguhen më pak se homologët në rajon.

Çmimet në Shqipëri sipas Eurostat janë sa 62.9% e mesatares së BE-së në 2024-n, më të shtrenjtat në rajon, të ndjekura nga Serbia (61.4%), Bosnjë Hercegovina (59.7%), Mali i Zi (57.9), Maqedonia e Veriut (49.6%).

Të dhënat e tjera nga institutet statistikore të vendeve tregojnë se paga mesatare në Shqipëri në vitin 2024 ishte 770 euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit i ka kaluar 1000 euro në muaj.

Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.

Në vitin 2024, konsumi individual aktual (AIC) për frymë, i shprehur në standardin e fuqisë blerëse (PPS), varionte nga 72% deri në 141% të mesatares së BE-së në të 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Nëntë vende të Bashkimit Europian regjistruan një konsum individual aktual (AIC) për frymë mbi mesataren e BE-së.

Nivelet më të larta u regjistruan në Luksemburg (41% mbi mesataren e BE-së), Holandë (20%) dhe Gjermani (18%).

Ndërkohë, tetëmbëdhjetë vende të BE-së regjistruan një AIC për frymë nën mesataren e BE-së, me nivelet më të ulëta të regjistruara në Hungari (28% nën mesataren e BE-së), Bullgari dhe Estoni (26%).

Diferenca më të mëdha në PBB për frymë sesa në konsumin individual aktual

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) për frymë, një tregues i aktivitetit ekonomik, gjithashtu tregoi dallime të mëdha mes vendeve anëtare të BE-së.

Dhjetë vende regjistruan një PBB për frymë mbi mesataren e BE-së. Niveli më i lartë u regjistrua në Luksemburg (242% e mesatares së BE-së), Irlandë (211%) dhe Holandë (136%).

Në anën tjetër të spektrit, PBB-ja për frymë më e ulët u regjistrua në Bullgari (66% e mesatares së BE-së), Greqi (70%) dhe Letoni (71%)./ Monitor

The post Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë edhe në 2024 appeared first on Albeu.com.

Shqipëria e fundit në rajon për proceset industriale, nuk integrohet me zinxhirët globalë
Vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mund të çojnë ekonomitë e tyre përpara duke zhvilluar prodhimin industrial dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre duke krijuar klastera në disa industri, referon një studim i fundit Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Por siç tregojnë të dhënat Kosova dhe Shqipëria janë pas në proceset industriale dhe integrimin me prodhimet e tyre në tregjet globale. Industria automobilistike, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ka shfaqur rritje përmes integrimit në zinxhirët globalë, me aftësi në rritje për komponentë të automjeteve elektrike. Procesimi i metaleve, i përqendruar në Bosnje Hercegovinë dhe Serbi, ofron ekspertizë në shfrytëzimin më të plotë të burimeve.

Agro-përpunimi, prodhimi i Shqipërisë paketim në Serbi

Në industrinë Agro-ushqimore shihet premtuese promovimi i markës rajonale “Ballkan Fresh”: Observatori Ekonomik Rajonal mund të financojë studime fizibiliteti për produkte dhe tregje premtuese, si dhe të hartojë skema për vlerë shtesë në zinxhirë rajonalë të vlerës. Një fushatë e unifikuar brandimi “Balkan Fresh” do të përmirësonte dukshmërinë e produkteve agro- ushqimore të Rajonit në tregjet ndërkombëtare, me certifikim për cilësi dhe qëndrueshmëri. Organizimi i panaireve ndërkombëtare agro-ushqimore (vjetore, me rotacion të qyteteve pritëse) do të afronte blerës globalë.

Plani sugjeron se në fushën e Agro-industrisë Shqipëria bashkë me Kosovën duhet të forcojë më tej prodhimin vendas dhe të lidhen me qendrat e përpunimit në Serbi e Mali i Zi, duke përmirësuar kështu shkallën e përpunimit dhe vlerën e shtuar në destinacionet e eksportit.

Gjithashtu sugjerohet ndërtimi i një platforme digjitale për siguri ushqimore “nga ferma te tryeza” në të gjitha vendet.

Shqipëria si një promotorë e Agroturizmit duhet të mundësojë një lidhje më të mirë të sektorit me prodhimin vendas, sugjeron plani.

Krijimi i Qendrës Rajonale të inovacioni Agri Ushqimor, një institucion që bashkon kërkimin, trajnimin dhe teknologjinë mund përshpejtuar praktikat e mira të prodhimit ekologjik dhe organik me vlerë të lartë.

Industria Automobilistike, Shqipëria për montime të thjeshta

Industria automobilistike në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut është në rritje brenda zinxhirëve globalë, me potencial për të avancuar drejt segmenteve me vlerë më të lartë, përfshirë automjetet elektrike. Plani sugjeron se, Shqipëria propozohet të fokusohet në montimin e nën komponentëve (kabllo dhe module elektronike), por për këtë duhen stimuj fiskalë për investitorët që sjellin teknologji montimi në vend. Për tu përfshirë në këtë industri Shqipëria duhet të përmirësojë kualifikimin e fuqisë punëtore për prodhimin e nën komponentëve elektrikë dhe duhen krijuar partneritete me universitetet teknike dhe qendrat profesionale në rajon, me fokus në automjetet elektrike dhe autonome.

Çfarë duhet të përmirësojë Shqipëria

Që të bëhet përfituese e klasterave rajonale industriale Shqipëria duhet të investojë në rrjetin rrugor, hekurudhor dhe multimodal, si dhe të digjitalizojë kalimet kufitare për të ulur kostot e transportit dhe përshpejtuar logjistikën. Plani i sugjeron lehtësimin e aksesit në financa për SME-të. Gjithashtu Shqipëria duhet të promovojë produktet alternative financiare (faktoring, leasing) dhe të krijojë kushte për tërheqjen e fondeve private (private equity), duke reduktuar barrierat e kolateralit.

Shqipëria gjithashtu duhet të miratojë kriteret e përbashkëta mjedisore në tenderët publikë mbi pragje të caktuara, duke nxitur kërkesën për produkte dhe shërbime me ndikim të ulët mjedisor.

Strukturat rajonale, të tilla si Observatori Ekonomik Rajonal mund të ndihmojnë me studime fizibiliteti për të identifikuar drejtimet premtuese, mirëpo kërkohet vullnet politik nga vendet./Monitor

The post Shqipëria e fundit në rajon për proceset industriale, nuk integrohet me zinxhirët globalë appeared first on Albeu.com.

Tirana e fundit për cilësinë e jetës/ Belind Këlliçi: Arritja më e madhe e Veliajt
Pas publikimit të raportit, ku Tirana renditet e fundit (74) në Europë për kryeqytetet, sipas indeksit të Cilësisë së Jetës përpiluar nga Numbeo, ka reaguar edhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Sipas tij, ndotja që konsiderohet si shumë e lartë, në vendin e dytë, është arritja më e fundit e kreut të Grupit të Strukturuar Kriminal “5D”, shpallja e Tiranës si kryeqyteti Evropian i ndotjes dhe cilësisë së ulët të jetesës.

Këlliçi shkruan; “me siguri pronari faktik i inceneratorit Tiranë, do organizojë një koncert me vlerë qindra mijëra euro, për ta festuar këtë arritje madhore”.

Gjithashtu, Këlliçi thekson se; “Çmimet e larta të pronave, në raport me të ardhurat janë një tjetër element që ul kryeqytetin në renditje. Tirana vlerësohet si e 13-a më e shtrenjta nga 72 qytete, në raportin e çmimit ndaj të ardhurave”.

Postimi i plotë:

Arritja më e fundit e kreut të Grupit të Strukturuar Kriminal 5D është shpallja e Tiranës si kryeqyteti Evropian i ndotjes dhe cilësisë së ulët të jetesës!

Tirana renditet e fundit (74) në Europë për kryeqytetet, sipas indeksit të Cilësisë së Jetës përpiluar nga Numbeo, duke lënë pas në listën totale me 75 qytete në Europë vetëm qytetin rus Novosibirsk. Kryeqyteti shqiptar ka marrë një vlerësim total 98.5 pikë (sa më i ulët aq më keq), duke hyrë tek qytetet ku cilësia e jetës është e ulët.

Elementi më negativ që penalizon kryeqytetin shqiptar është ndotja, që konsiderohet si shumë e lartë, në vendin e dytë, duke lënë pas vetëm qytetin rus të Novosibirsk.

Çmimet e larta të pronave, në raport me të ardhurat janë një tjetër element që ul kryeqytetin në renditje. Tirana vlerësohet si e 13-a më e shtrenjta nga 72 qytete, në raportin e çmimit ndaj të ardhurave. I matur sipas fuqisë blerëse, një apartament në kryeqytet kushton më shumë se në Munih, Romë, Athinë, Londër, Vjenë, Berlin.

Me siguri pronari faktik i inceneratorit Tiranë do organizojë një koncert me vlerë qindra mijra euro, për ta festuar këtë arritje madhore. Mediat e inceneratorëve do mbushin kronikat, faqet e para dhe emisionet e mbrëmjes me lajme madhështore nga kjo arritje e kryehajdutit të Tiranës!

The post Tirana e fundit për cilësinë e jetës/ Belind Këlliçi: Arritja më e madhe e Veliajt appeared first on Albeu.com.

Indeksi i Cilësisë së Jetës/ Tirana renditet e fundit në Europë
Kush nuk do të dëshironte të përmirësonte cilësinë e jetës? Ndërsa ka shumë gjëra, që mund të bëni në shtëpi për të përmirësuar jetën tuaj të përditshme, ndonjëherë, gjithçka varet nga vendi ku jetoni.

Tirana renditet e fundit (74) në Europë për kryeqytetet, sipas indeksit të Cilësisë së Jetës përpiluar nga Numbeo, duke lënë pas në listën totale me 75 qytete në Europë vetëm qytetin rus Novosibirsk.

Kryeqyteti shqiptar ka marrë një vlerësim total 98.5 pikë (sa më i ulët aq më keq), duke hyrë tek qytetet ku cilësia e jetës është e ulët.

Elementi më negativ që penalizon kryeqytetin shqiptar është ndotja, që konsiderohet si shumë e lartë, në vendin e dytë, duke lënë pas vetëm qytetin rus të Novosibirsk.

Çmimet e larta të pronave, në raport me të ardhurat janë një tjetër element që ul kryeqytetin në renditje.

Tirana vlerësohet si e 13-a më e shtrenjta nga 72 qytete, në raportin e çmimit ndaj të ardhurave. I matur sipas fuqisë blerëse, një apartament në kryeqytet kushton më shumë se në Munih, Romë, Athinë, Londër, Vjenë, Berlin. Në Europë, qyteti më i shtrenjtë në raport me fuqinë blerëse është Milano, duke i zënë vendin Moskës, që ka kalua e treta.

I dyti më i shtrenjtë është Lisbona, i katërti Beogradi, të ndjekur nga Kievi dhe Parisi.

Sipas indeksit, “Raporti i çmimit ndaj të ardhurave”, është një masë themelore për përballueshmërinë e blerjes së apartamenteve, ku një raport më i ulët tregon përballueshmëri më të mirë.

Zakonisht llogaritet si raporti i çmimeve mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme të familjes, të shprehura si vite të të ardhurave.

Për Shqipërinë ky raport është 15.7, nga 20.3 që është për Milanon, më të shtrenjtin, apo 8.2 për Torinon ndër më të lirët dhe 5.5 për më të lirin, Glasgow në Mbretërinë e Bashkuar.

Pra në Shqipëri duhet të punosh 15.7 vjet për të blerë një apartament, nga 14.3 që të duhet të punosh në Romë, apo 14.3 në Londër.

Kujdesi shëndetësor është një tjetër faktor negativ, duke e renditur kryeqytetin të fundit në Europë.

Ky indeks llogarit ndër të tjera shpejtësinë e kryerjen e ekzaminimeve, pajisjet moderne për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve.

Edhe për trafikun, Tirana renditet ndër qytetet ku shpenzohet më shumë kohë në trafik, në vendin e 11. Rekordin e mbajnë Moska, Londra, Parisi, Bukureshti, Hungaria.

Për sigurinë, Tirana është në mes, në vendin e 47, ndërsa më të pasigurtat në Europë konsiderohen Parisi dhe Athina.

Më të sigurtat janë Haga dhe Munihu.

Kryeqyteti shqiptar renditet më mirë në kostot e jetesës, me indeksin e fuqisë blerëse që nga vendos të dytin më të lirin pas Odesës së Ukrainës.

Indeksi i Cilësisë së Jetës nga Numbeo, është një “vlerësim i cilësisë së përgjithshme të jetës në një qytet apo vend”, shpjegon faqja e internetit në metodologjinë e saj.

Indeksi shqyrton disa variabla, duke përfshirë “fuqinë blerëse, nivelet e ndotjes, përballueshmërinë e banesave, koston e jetesës, sigurinë, cilësinë e kujdesit shëndetësor, kohën e udhëtimit dhe kushtet klimatike”.

Lista bazohet gjithashtu në përgjigjet e sondazhit, që kapin përvojat e botës reale të atyre, që jetojnë në çdo vend.

Në fund, e gjithë kjo përpilohet, secilit faktor i jepet një pikë e ponderuar dhe vendet me vlerë indeksi më të lartë, kanë një cilësi më të mirë jetese.

Që nga rishikimi i mesit të vitit 2024, Haga (Den Haag), një qytet që ndodhet pranë Detit të Veriut në Holandë, është në krye të listës. Dhe është një pozicion, që mbahet për më shumë se një vit.

Në rajon, Novi Sad dhe Beogradi, qytetet serbe renditen ne vendin e 57 dhe 67 përkatësisht për cilësinë e jetesës, ndërsa Shkupi në vendin e 69.

Siç tregojnë gjetjet, Haga shënoi një rezultat të përgjithshëm 223.8, me notat më të larta në klimën, kujdesin shëndetësor dhe sigurinë.

Është një vend ku të gjithë mund të gjejnë gëzimin e tyre, falë jo vetëm qendrës së tij të mrekullueshme historike, por siç vuri në dukje Qendra Ndërkombëtare e Hagës, është gjithashtu pranë hapësirave të gjelbra në natyrë dhe plazheve me rërë.

Dhe, është afër aeroporteve të mëdha si Amsterdam Airport Schiphol (AMS), me shumë opsione për trenat ndërkombëtarë aty pranë si dhe shumë opsione të tranzitit publik lokal.

Sa i përket pjesës tjetër të listës, vendet e para u dominuan nga destinacionet europiane, me Luksemburgun në vendin e dytë, i ndjekur nga Eindhoven, Holandë; Roterdam, Holandë; Zyrih, Zvicër; Kopenhagen, Danimarkë; Vjenë, Austri; Helsinki, Finlandë; Gjenevë, Zvicër; dhe Frankfurt, Gjermani. Vendi i parë jashtë Bashkimit Europian shkoi në Perth, Australi, në vendin e 14-të.

Destinacioni i parë i SHBA-së, që hyn në listë është Austin, në vendin e 15-të. Seattle dhe Tampa gjithashtu shënuan pikë të larta, duke u renditur respektivisht në vendet e 20-ta dhe të 21-ta.

The post Indeksi i Cilësisë së Jetës/ Tirana renditet e fundit në Europë appeared first on Albeu.com.

Përcillen në banesën e fundit 3 viktimat e atentatit në Memaliaj
Këtë të hënë, janë përcjellë për në banesën e fundit 3 viktimat e atentatit me armë zjarri në Mamaliaj të Tepelenës. Atentati ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku mbetën të vdekur 74-vjeçari Shqyqyri Kalemi 9objektivi i sulmit), 35-vjeçari Gledian Muka (kamerieri i lokalit) dhe 47-vjeçari Marsel Çela (klient në lokal), si dhe u plagos shtetasi Artur Kalemi.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen nr.3 pas godinës së Bashkisë Memaliaj.

Shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi dot plumbave.

Ndërsa i plagosuri Artur Kalemi, është xhaxhai i Andrea Kalemit. Viktima, Shyqyri Kalemi, siç e thamë më lart është babai i Adriatik dhe Zamir Kalemit, të afërm të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.

Dyshohet se autorët kanë qenë të paktën 3 persona, të cilët kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit.

Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të Shyqyri Kalemit, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit.

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj kanë djegur makinën me të cilën kryen atentatin.

Historia e konfliktit

Adriatik Kalemi, dyshohet të ketë qenë personi për shkak të të cilit ndodhi atentati në Memaliaj pak përpara mesnatës, si shkak i hasmërive të mëparshme.

Biznesmeni Kalemi në vitin 2001, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej bashkë me vëllain e tij për vrasjen e Mevlan e Adriatik Çaçës.

Ai ka qenë i dyshuar gjithashtu, për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë. Atentat ky i ndodhur në dhjetor të vitit 2022, i cili dyshohet se u vra per hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt.

Sadikaj është vrarë në qershor të vitit 2022, me shpërthim eksplozivi në autostradën Tiranë-Elbasan.

Vetë Adriatik Kalemi, raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht, ai i shpëtoi një atentati ishullin Paksos ku ishte me pushime.

Atentati i dytë ndodhi në momentin që Kalemi po përgatitej të linte burgun për të fituar lirinë, pasi u ndalua për shkak të problemeve që kishte me drejtësinë.

Ai u qëllua me thikë nga një i burgosur nga Egjipti.

Ndërsa në Janar të këtij viti në Unazën e Tiranës, iu be atentat nga nje makinë në lëvizje vëllait të Adriatik Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.

The post Përcillen në banesën e fundit 3 viktimat e atentatit në Memaliaj appeared first on Albeu.com.

Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë edhe për 2023
Ndonëse ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të mirë pas pandemisë dhe turizmi ka arritur rekorde, kjo nuk po përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetaret e vendit.

Të dhënat e fundit të Eurostat, të përditësuara për vitin 2023 e vendosin sërish Shqipërinë në fund të Europës për të ardhurat për frymë me 35% të mesatares europiane, nga 34% që ishte në vitin 2022.

Shqipëria është në të njëjtat nivele me Bosnjën, ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë.

Rritja ekonomike e nxitur kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme, apo dhe numri i lartë i turistëve nuk duket që të jenë përmirësuar mirëqenien e shqiptarëve në dy vitet e fundit.

Maqedonia e Veriut, kishte të ardhura sa 41% e BE-së, me rënie me një pikë përqindje nga viti i mëparshëm. Serbia e kishte këtë tregues 46%, nga 44% vitin e mëparshëm. Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 52%, nga 50% vitin e mëparshëm.

Edhe në tregues tjetër, atë të konsumit individual për frymë (AIC), i cili mat fuqinë blerëse të mallrave e shërbimeve, Shqipëria renditet e fundit, me 42% të mesatares europiane, nga 41% vitin e mëparshëm, duke u renditur e fundit në Europe, 2 pikë përqindje më pak se Bosnjë Hercegovina që e ka rritur këtë tregues në 44% (në 2022 ishim në të njëjtat nivele).

Nivelin më të lartë e ka Mali i Zi me 65% (nga 63% në 2022), e ndjekur nga Serbia me 54%, me rritje me 1 pikë përqindje dhe Maqedonia e Veriut me 52%, nga 50% në 2022.

Sipas shpjegimit të Eurostat, megjithëse PBB për frymë është një tregues i rëndësishëm dhe i përdorur gjerësisht i nivelit të mirëqenies ekonomike të vendeve, konsumi për frymë mund të jetë më i dobishëm për krahasimin e mirëqenies relative të konsumatorëve në vende të ndryshme.

Gjatë vitit 2023, ekonomia shqiptare u rrit me 3.4%, duke u ngadalësuar në krahasim me zgjerimin prej 4.86% të 2022-t. Rreth gjysma e kësaj rritjeje erdhi nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që u zgjeruan përkatësisht me 9.7% dhe 11.3%.

Duket se kjo rritje që po vjen nga ndërtimi nuk po arrin të përmirësojë mirëqenien e shqiptarëve, që vijojnë të mbeten më të varfrit e Europës.

Europa

Në vitin 2023, konsumi aktual individual (Actual Individual Consumption, AIC për frymë i shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) varionte nga 70% në 138% të mesatares së BE-së në 27 vendet e BE-së.

AIC përfshin të gjitha mallrat dhe shërbimet që përdorin familjet, pavarësisht nëse ato janë blerë dhe paguar nga familjet drejtpërdrejt, nga qeveria ose nga organizata jofitimprurëse. Mund të konsiderohet si një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

Në vitin 2023, 10 vende të BE-së regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së. Nivelet më të larta u regjistruan në Luksemburg (38% mbi mesataren e BE-së), Austri dhe Holandë (të dyja 17%).

Ndërkohë, 17 vende të BE-së shënuan AIC për frymë nën mesataren e BE-së, me nivelet më të ulëta të regjistruara në Hungari (30% nën mesataren e BE), Bullgari (27%), Sllovaki dhe Letoni (të dyja 25%).

Luksemburgu dhe Irlanda shënojnë PBB-në më të lartë për frymë

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, një masë e aktivitetit ekonomik, tregoi gjithashtu dallime thelbësore midis anëtarëve të BE-së.

PBB-ja për frymë mbi mesataren e BE-së u regjistrua në 11 vende të BE-së. Ai ishte më i lartë në Luksemburg (139% më i lartë se mesatarja e BE-së), Irlandë (111%) dhe Holandë (30%).

Në anën tjetër, PBB-ja më e ulët për frymë u regjistrua në Bullgari (36% nën mesataren e BE-së), Greqi (33%) dhe Letoni (29%).

The post Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë edhe për 2023 appeared first on Albeu.com.