Zjarr masiv në Moravë, rrezikohen serat dhe banesat (VIDEO)

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pak minuta më parë disa toka bujqësore në fshatin Moravë.

Zjarri mendohet të ketë nisur pas djegjes së mbeturinave në ara nga vetë fshatarët, e më pas përparoi me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga kushtet e motit, gjë që bëri t’u ikte atyre nga kontrolli.

Më pas zjarri ka përhapur me shpejtësi, duke ju afruar serave dhe disa banesave të fshatit Moravë të Beratit, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikësish.

Zjarrfikësit janë duke kryer neutralizimin dhe shuarjes e flakëve të zjarrit,që vijojnë të përparojnë nga era.

Ndërkohë Policia po punon për identifikimin e kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 19:30