EMRI/ Vritet një person në Maliq

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Maliq. Në fshatin Rëmbec është goditur me thikë një person, është dërguar në spital, por nuk ka mbërritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është Nesti Sotitri, rreth 60 vjeç. Ndërkohë autori është Velo Hazisllari.

Viktima dhe autori ishin fermerë që merreshin me bagëti.

Dyshohet që vrasja të këtë ndodhur për motive të dobëta. Viktima dhe autori janë fqinj. Mësohet se mes tyre ka pasur konflikte të vjetra. Këtë mbrëmje ata janë konfliktuar sërish dhe sherri ka degraduar deri në përdorimin e thikës.

Autori gjithashtu ka marrë plagë dhe ndodhet në spitalin e Korçës ku është arrestuar nga policia.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com