Vidhet BMW-ja në gomisteri, dy persona ia marrin mjetin me dhunë pronarit dhe largohen

Një automjet tip BMW, i është grabitur me forcë pronarit nga dy persona në një gomisteri në autostradën Tiranë-Durrës.

Pasi kanë mundur të marrin automjetin, grabitësit janë larguar në drejtim të paditur. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar me urgjencë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 29.06.2022, në Komisariatin e Policisë Shijak, ka kallëzuar shtetasi D. V., 32 vjeç, banues në Krujë, se në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMË”, dhe janë larguar. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.