Shkatërrime të mëdha në Stamboll, qyteti në kaos (VIDEO)

Erërat e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në Stamboll.

Mediat lokale raportojnë se mjaft biznese dhe shtëpi private kanë pësuar dëmtime për shkak të erës së fortë, e cila ka shkulur struktura të ndryshme metalike të vendosura prej tyre duke i hedhur dhjetra metra më tej.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme në njerëz, por pritet të shohim njoftimet e autoriteteve në vijim./albeu.com/


Shtuar 29.11.2021 14:53