Plot me “mall”, makina me targa shqiptare “ngec” në Malin e Zi

Rreth 37 kilogram kokainë janë kapur në një makinë me targa shqiptare në Mal të Zi.

Sipas informacioneve, mësohet se automjeti ishte tip “Volksëagen” dhe u kap në pikën e kalimit kufitar të Debeli Brijeg.

Makina u kap teksa po tentonte që të futej nga Mali i Zi për në Kroaci.

Ngjarja sapo ka ndodhur dhe pritet që në vijim të dalin detaje të tjera.

Kapje të sasive të mëdha të kokainës që kalojnë nga Shqipëria janë bëre shpesh në Mal të Zi. Policia dyshon se bëhet fjalë për një linjë të trafikut të kokainës nga Shqipëria për në vendet e Bashkimit Europian përmes Malit të Zi dhe Kroacisë./albeu.com/


Shtuar 29.11.2021 13:23