Makina përplas 4-vjeçarin në “Don Bosko”, policia jep detajet

Para pak minutash një makinë ka përplasur një këmbësorë në rrugën “Don Bosko” në Tiranë. Mësohet se i lënduari është një fëmijë i mitur.

Ky i fundit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në rrugën “Don Bosko”, mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S 4 vjec, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 12.05.2021 12:16