Gjendet i vdekur “krahu i djathtë” i Toto Rinas, misteri pas ngjarjes tragjike (FOTO LAJM)

Është gjetur i pajetë trupi i 80-vjeçarit Salvatore Di Gangi në Itali.

Gangi ishte një personazh i njohur të mafias.

“TGCom” raporton se krahu i djathtë i Toto Riina-s u gjet i pajetë në shinat e trenit, brenda një tuneli në Genova.

Ai ishte arrestuar dhe dënuar me herët me 17 vite burg për pjesëmarrje në organizatë mafioze dhe krime të tjera.

Di Gangi ishte liruar nga burgu për shkak të moshës së thyer dhe problemeve shëndetësore, por ngjarja ka bërë që policia të rifillojë hetimet mbi procedurat që çuan në rifitimin e lirisë prej tij pasi siç u pa, ai nuk ishte aq sëmurë sa të mos lëvizte./albeu.com/