Ekzekutohet me breshëri plumbash boksieri i njohur (FOTO LAJM)

Një boksier i njohur në Greqi është ekzekutuar me armë zjarri teksa hynte në një palestër.

Burimet nga mediat greke bëjnë me dije se boksieri është Haris Kontogiorgis 35 vjeç, dhe u ekzekutua pasditen e sotme në në rrugën Ekavis, në Galatsi.

Mësohet se i riu është sulmuar teksa hynte në palestër nga dy persona të cilët po lëviznin me motoçikletë.

Ai mori të paktën katër plumba dhe ndërroi jetë në pak minuta pas ngjarjes së rëndë.

Sipas Protothema, viktima mund të ketë lidhje me një vrasje të ndodhur pak muaj më parë në Matemorfiz, ku u vra xhaxhai i tij. /albeu.com/

 

 


Shtuar 6.12.2021 19:27