Aksident i rëndë pranë Thumanës, raportohet për viktima (VIDEO)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Thumanë-Fushë Krujë.

Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën.

Viktima ende e paidentifikuar është përplasur nga një mjet, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kane mberritur efektivet e policisë së qarkullimit rrugor. Ende nuk dihen rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 18.01.2022 18:05