Aksident i rëndë në Kuçovë, ndërron jetë një person (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Kuçovës.

Aksidenti ka ndodhur në orën 06:30 minuta në vendin e quajtur “Meteor”.

Sipas burimeve, një 31-vjeçar që ishte duke qarkulluar me automjetin e tij tip Fiat Punto, me targa AA 667 LK, ka përplasur një 70-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë në rrugë.

Mjeti që drejtohej nga Marineo Bregu dhe i moshuari që lëvizte me biçikletë ishin duke qarkulluar në të njëjtin sens kur makina e ka goditur të moshuarin nga pas.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Berat/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë dhe i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com/