Aksident i rëndë në Fier, ndërron jetë 52-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Fier.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një 52-vjeçar, banues në fshatin Metaj të Fierit.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:00, në fshatin Metaj, Fier, shtetasi E. K., 36 vjeç, banues në Metaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin B. Z., 52 vjeç, banues në Metaj, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com/