e drejta per abort Archives - Albeu.com

E drejta për abort, çështje kyçe në garën presidentiale në SHBA
Vendimi i Gjykatës së Lartë të Floridës së fundmi i hapi rrugën ashpërsimit të kufizimeve të së drejtës për abort. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns, e drejta për abortin është një çështje e rëndësishme në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Në nëntor votuesit mund të zgjedhin nëse duan të zhbëjnë këto kufizime ose jo.

Këtë javë Gjykata e Lartë e Floridës mundësoi që në maj të futet në fuqi ndalimi i abortit pas javës së gjashtë të shtatzanisë.

Vendimi e bën edhe më të rëndësishme çështjen e abortit në votimet në nëntor në Florida, kur votuesit mund të zgjedhin nëse duan të përfshijnë në kushtetën amerikane të drejta më të gjera të abortit.

Kjo politizon edhe më shumë çështjen e së drejtës për abort në Florida dhe garën presidenciale të këtij viti.

Mbrojtja federale për abortin u përmbys pas gati 50 vitesh në vitin 2022 nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, tre nga gjyqtarët e së cilës janë emëruar nga ish-Presidenti Donald Trump.

Në fushatën për zgjedhjet e këtij viti, kandidati republikan për president është krenuar me rrëzimin e vendimit “Roe kundër Wade”.

“E realizova. Të gjithë kandidatët e tjerë janë qesharakë. Mendoj se jam shumë pro-jetës. Një gua u ngrit dhe tha: Ky njeri i dha fund Roe kundër Wade. Si mund të jeni kundër tij? E them edhe vetë në fakt. Jam krenar që jam presidenti më pro-jetës në historinë amerikane”, pati deklaruar zoti Trump në një tubim më 25 qershor 2023.

Por që nga vendimi i gjykatës së lartë dy vjet më parë, aborti ishte një çështje e humbur politike për republikanët në votimet në Ohajo dhe Kansas.

Të drejtat riprodhuese janë pjesë qëndrore e fushatës së rizgjedhjes së Presidentit Joe Biden.

“Trump e thotë me krenari se pas 50 vitesh arriti të eliminojë Roe kundër Wade. Kjo është deklarata e tij. E keni parë në media. Kur Donald Trumpi flet për përmbysjen e Roe kundër Wade, ai në fakt thotë se gratë duhen ndëshkuar kur ushtrojnë lirinë e tyre riprodhuese. Trumpi dhe mbështetësit e MAGA-s janë përgjegjës për kaosin që pasoi dhe tani po bëjnë thirrje për ndalimin mbarëkombëtare të së drejtës, në çdo shtet, përtej asaj që parasheh ligji tani”, tha zoti Biden.

Në këtë fushatë, ish Presidenti Trump nuk ka deklaruar nëse e mbështet ndalimin kombëtar të abortit. Ai u pyet këtë javë për vendimin e Floridës.

Gazetari: Zoti President, a e mbështetni ndalimin pas gjashtë javësh të abortit që u la në fuqi nga Gjykata e Lartë e Floridës?

Trump: Javën e ardhshme do të dalim me një deklaratë për abortin.

Tek çështja e së drejtës riprodhuese në këto zgjedhje presidenciale do të ketë ndikim poashtu, një vendim i ardhshëm i Gjykatës së Lartë, që do të përcaktojë vendosjen e kufizimeve shtesë në qasjen tek ilaçi më i përdorur për abort./ VOA

The post E drejta për abort, çështje kyçe në garën presidentiale në SHBA appeared first on Albeu.com.

Pas heqjes së të drejtës për abort, Facebook dhe Instagram marrin vendimin e papritur
Facebook dhe Instagram kanë filluar të heqin menjëherë postimet që ofrojnë pilula aborti pas vendimi të Gjykatës Supreme. Tashmë sipas vendimit, aborti nuk është një e drejtë kushtetuese dhe shume shtete në SHBA pritet ta bëjnë atë të paligjshëm brenda muajit. Menjëherë nisën postimet në rrjetet sociale që synonin të ndihmonin gratë që jetonin në këto shtete dhe ofronin pilula aborti.

Lajmet dhe përditësimet që shpjegojnë sesi gratë mund të merrnin ligjërisht pilula aborti me postë shpërthyen nëpër platforma sociale. Disa madje ofruan t’ua dërgonin pilulat me postë grave që jetonin në shtetet që tani e ndalojnë procedurën.

Pothuajse menjëherë, Facebook dhe Instagram filluan të heqin disa nga këto postime. Përmendjet e përgjithshme të pilulave të abortit, si dhe postimet që përmendin versione specifike si mifepristoni dhe misoprostol, u rritën papritur të premten në mëngjes në transmetimet në Twitter, Facebook, Reddit dhe TV.

Të hënën, një gazetar i AP testoi se si kompania do t’i përgjigjej një postimi në Facebook, duke shkruar: “Nëse më dërgoni adresën tuaj, unë do t’ju dërgoj pilula për abortin”. Postimi u hoq brenda një minute.

Llogaria e Facebook u vendos menjëherë në një status “paralajmërim” për postimin, për të cilin Facebook tha se shkelte standardet e tij për “armët, kafshët dhe mallrat e tjera të rregulluara”.

Megjithatë, kur gazetari i AP bëri të njëjtin postim të saktë, por ndërroi fjalët “pilula për abortin” me “një armë”, postimi mbeti i paprekur. Një postim me të njëjtën ofertë të saktë për të postuar “bar” gjithashtu u la dhe nuk u konsiderua shkelje. Marihuana është e paligjshme sipas ligjit federal dhe është e paligjshme dërgimi i saj përmes postës. Pilulat e abortit, megjithatë, mund të merren ligjërisht përmes postës pas një konsultimi në internet nga recetat që i janë nënshtruar certifikimit dhe trajnimit.

The post Pas heqjes së të drejtës për abort, Facebook dhe Instagram marrin vendimin e papritur appeared first on Albeu.com.