e ardhmja europiane Archives - Albeu.com

Zgjedhjet në Mal të Zi, vendimtare për të ardhmen evropiane
Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Qendrat e votimit janë hapur në orës 7.00 të mëngjesit të 11 qershorit dhe do të mbyllen në orën 20.00.

Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve të Malit të Zi të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 542.468 qytetarë.

Në garë marrin pjesë 15 lista zgjedhore të koalicioneve dhe partive, të konfirmuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi.

Partitë dhe koalicionet që po marrin pjesë në këto zgjedhje kanë premtuar jetë më të mirë, paga dhe pensione më të larta, blerje të favorshme të banesave dhe rritje të përfitimeve sociale.

Premtime të tilla kanë dominuar të gjithë fushatën elektorale.

Pse janë të rëndësishme këto zgjedhje?

Këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare mund t’i japin fund një krize politike gati tri vjeçare në Mal të Zi ku dy qeveri u rrëzuan përmes mocioneve të mosbesimit.

Rezultati i zgjedhjeve mund të prodhojë një qeveri funksionale të cilën Mali i Zi nuk e ka thuajse që nga prilli i vitit 2020, kur Partia Demokratike e Socialistëve, asokohe e udhëhequr nga Millo Gjukanoviç, humbi në zgjedhje.

Media të ndryshme ndërkombëtare dhe analistët politikë ditëve të fundit thanë se këto zgjedhje do të jenë vendimtare edhe për të ardhmen e Malit të Zi pasi votuesit do të kenë mundësinë të vendosin për të përkrahur partitë dhe koalicionet, disa përkrahëse të Perëndimit, të tjerat përkrahëse të Serbisë si dhe të tilla mbështetëse të Rusisë.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të tregojë nëse Mali i Zi, si një vend i vogël i vogël i Ballkanit Perëndimor, anëtarë i NATO-s, do të ofrohet më shumë me Bashkimin Evropian dhe të avancojë në proceset integruese.

Këto janë zgjedhjet e para parlamentare në 30 vitet e fundit në të cilat nuk merr pjesë ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i cili humbi në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në muajin prill të këtij viti.

Paraprakisht, më 16 mars, tre ditë para se të zhvillohej raundi i parë të zgjedhjeve presidenciale, Gjukanoviç shpërndau Parlamentin dhe caktoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke përmendur trazirat e vazhdueshme brenda qeverisë dhe mungesën e përparimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet e 11 qershorit, janë zgjedhjet e 12-ta parlamentare që nga futja e sistemit shumëpartiak dhe të gjashtat që nga pavarësimi i Malit të Zi në vitin 2006.

Mali i Zi është anëtar i NATO-s që nga viti 2017 dhe kandidat për anëtarësim në BE që nga fundi i vitit 2012.

Mali i Zi hapi të 33 kapitujt e negociatave, i fundit në qershor 2020 dhe mbylli tre.

Çfarë kanë premtuar partitë politike?

Lideri i Lëvizjes Evropa Tani, Milojko Spajiq, gjatë fushatës zgjedhore ka qenë shumë aktiv në dhënien e premtimeve sa i takon rritjes së pagës mesatare të cilën ai premtoi se do ta bëjë 1000 euro. Ndërsa për pagën minimale tha se do të jetë 700 euro. E po ashtu premtoi rritje të pensionit minimal në 450 euro.

Siç shpjegoi ai, parakusht për zbatimin e kësaj është konsolidimi fiskal njëvjeçar dhe reduktimi i shpenzimeve joproduktive deri në 200 milionë euro.

Filipoviq vlerëson se koalicionet e tjera, si Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) dhe Fronti Demokratik (DF), premtimet e tyre për paga dhe pensione më të larta i bazuan në shpalljen e reformës tatimore dhe investimeve.

Koalicioni i udhëhequr nga DPS-ja, në krye me Danijel Zhivkoviqin, premtoi rritje të pagës bruto për 50 për qind dhe pension minimal prej 350 eurosh.

Për rritjen e pagave ka folur edhe Millan Knezheviq, i cili udhëheq dy parti nga Fronti Demokratik pro-serb i përçarë së fundmi në zgjedhje.

Edhe Lëvizja për Ndryshim, e cila deri vonë ishte pjesë e FD-së, premtoi se paga mesatare, nëse do të ishte pjesë e Qeverisë, do të ishte më shumë se 1000 euro dhe pensioni mesatar do të ishte 700 euro.

Mungesa e stabilitetit politik

Shumëkush pret që zgjedhjet e 11 qershorit t’i japin fund një periudhe bllokimi politik në të cilën dy qeveritë, të cilat erdhën në pushtet pas protestave të vitit 2020 të mbështetura nga Kisha Ortodokse Serbe, u rrëzuan pas votimit të mosbesimit.

Në vitin 2017, Mali i Zi iu bashkua NATO-s, një vit pas një përpjekjeje të dështuar për grusht shteti për të cilin qeveria e atëhershme fajësoi agjentët rusë dhe nacionalistët serbë.

Moska i hodhi poshtë pretendimet e tilla si absurde dhe qeveria serbe mohoi përfshirjen.

Pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, Mali i Zi – ndryshe nga Serbia – iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Moskës, dërgoi ndihma në Ukrainë dhe dëboi një numër diplomatësh rusë.

Kremlini e ka vendosur Malin e Zi në listën e shteteve jomiqësore.

The post Zgjedhjet në Mal të Zi, vendimtare për të ardhmen evropiane appeared first on Albeu.com.

Kryesia e BDI-së: Ftojmë partitë politike të mbështesin të ardhmen evropiane të vendit
Kryesia e BDI-së ka shqyrtuar sot situatën aktuale politike në vend. Një nga pikat e bisedës siç theksohet ka qenë vizita në SHBA e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe bisedimet që delegacioni shtetëror pati me krerët më të lartë amerikan.

Vizita me këtë rast është vlerësuar si jashtëzakonisht domethënëse dhe e suksesshme.

“Takimet në SHBA u realizuan në një kohë vendimtare kur po bëhen përpjekje për të ardhmen e vendit dhe po merren vendime të rëndësishme për qytetarët. Në të gjitha takimet me krerë më të lartë të shtetit amerikan u përfitua një mbështetje e plotë dhe e qartë për rrugën evropiane të cilën vendi po e ndjek me vendosmëri. Porositë pozitive nga Qeveria amerikane janë rezultat i besimit në përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për parimet demokratike dhe integrimin evropian. Vendi ynë njihet si faktor i stabilitetit rajonal dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë në një nivel historikisht të lartë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njohin dhe mbështesin përpjekjet për përmbushjen e kritereve të BE-së dhe përkushtimin për zbatimin e reformave jetike në të gjitha segmentet. Mesazhet e partnerëve tanë strategjikë janë edhe konfirmim i politikës dhe drejtimit korrekt që BDI e ndjek në mënyrë të vazhdueshme dhe pa kompromis.

“Ftojmë të gjitha partitë politike dhe deputetët të bashkohen dhe të mbështesin të ardhmen evropiane të vendit. Këto janë momente historike për të ardhmen e vendit, është koha për lidership dhe guxim”, thuhet mes tjerash në kumtesë.

BDI, theksohet prej atje, edhe një herë shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Qeverisë së SHBA-së dhe partnerëve të saj evropianë për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe zotohet që kursi jonë euroamerikan është i palëkundur./shenja

The post Kryesia e BDI-së: Ftojmë partitë politike të mbështesin të ardhmen evropiane të vendit appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: Deputetët të vendosin për të ardhmen europiane të qytetarëve
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski derisa komentoi qëndrimin e opozitës maqedonase rreth ndryshimeve kushtetuese, tha se është në dorë të deputetëve që të demonstrojnë kapacitet demokratik dhe të vendosin për ardhmërinë evropiane të qytetarëve.

“Lidhur me Komisionin, ajo veçmë është në proces të formimit në Ministrinë e Drejtësisë, kjo ministri veçmë ka publikuar një pjesë të anëtarëve që janë propozuar nga partitë politike, në të ardhmen do të publikoj edhe ekspertët që do të marrin pjesë, pasi ta bëj këtë ministria e Drejtësisë atëherë do të filloj me punë komisioni i cili do të duhet të përgatis amendamentet, që më pas, do të dorëzohen në Qeveri dhe do të hyjnë në procedurë parlamentare…Opozita ishte kundër anëtarësimit në NATO, por ja ne jemi në NATO, opozita ishte kundër marrëveshjes me FRONTEX, por ne e nënshkruam, ashtu që deputetëve u mbettë që të kenë kapacitet demokratik dhe vizion që të sigurojnë të ardhme evropiane për qytetarët”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk

The post Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: Deputetët të vendosin për të ardhmen europiane të qytetarëve appeared first on Albeu.com.