dyshime Archives - Albeu.com

Shtohen kontrollet për shtesat e fëmijëve, dyshime për përfitime të paligjshme nga mërgata
<html><head></head><body>

Mbi 406 mijë fëmijë në Kosovë marrin çdo muaj pagesat e rritura nga qeveria, por dyshohet se një pjesë e tyre nuk jetojnë më në vend. Shifrat shqetësuese të emigracionit, të publikuara nga Agjencia e Statistikave, e kanë shtyrë Ministrinë e Financave të nisë një operacion të gjerë verifikimi për të pastruar listat e përfituesve nga personat që nuk kanë më të drejtë ligjore.

Vetëm brenda një viti, më shumë se 37 mijë banorë janë larguar nga territori i Kosovës. Ky realitet ka ngjallur shqetësimin se familje të tëra, të cilat janë zhvendosur përmes bashkimit familjar, vazhdojnë të arkëtojnë padrejtësisht ndihmat nga skemat sociale shtetërore. Pikërisht për të ndaluar këtë dukuri, autoritetet kanë filluar një proces rigoroz të kontrollit të të dhënave.

Liridon Llozani, këshilltar për media në MPFVLÇ, ka konfirmuar se gjatë inspektimeve janë zbuluar shkelje. “Ka një numër të atyre që kanë përfituar dhe që nuk kanë qenë banorë të Kosovës. Është një numër i konsiderueshëm i tyre që i janë nënshtruar kontrollit. Meqenëse procesi vazhdon, nuk e kam shifrën e saktë se sa prej tyre janë larguar nga skema e përfitimit për shtesa për fëmijë”, deklaroi ai.

Sistemi aktual i shpërndarjes së fondeve buxhetore po përballet me vërejtje serioze nga specialistët e fushës. Sipas tyre, mungesa e një kuadri të qartë rregullator dhe moskomunikimi i bazave elektronike të të dhënave ndërmjet institucioneve krijon terren të favorshëm për abuzime me paranë publike.

Njohësja e çështjeve sociale dhe arsimore, Bardha Qirezi, theksoi nevojën për rregullim ligjor. “Unë e shoh problemin e shtesave si ndihma të parregulluara me ligj, që janë të menjëhershme, pa kritere të qarta dhe që shpërndahen pa një ndërlidhje të sistemeve që e regjistrojnë popullatën, për të parë edhe papunësinë e popullsisë. Tek ne konsiderohen të papunë vetëm ata persona që regjistrohen në zyrat e punësimit, ndërsa të gjithë e dimë që një pjesë e madhe e popullsisë nuk regjistrohet aty”, u shpreh ajo.

Përballë këtyre dyshimeve, Ministria e Financave ka paralajmëruar hartimin e një baze të re ligjore, e cila do të disiplinojë tërësisht këtë sektor. Paralelisht, po zhvillohet një aksion masiv i krahasimit të informacioneve, duke shfrytëzuar të dhënat e ndër-institucioneve për të identifikuar rastet e parregullta.

“Çështja e shtesave për fëmijë, sikurse edhe disa skema të tjera sociale, do të rregullohet me ligj. Aty do të përcaktohen të gjitha kriteret dhe format e përfitimit. Procesi i verifikimit po bëhet përmes platformës e-Kosova, por edhe përmes Departamentit të Skemave Sociale, duke i krahasuar të dhënat tona me të dhënat që posedojnë institucionet e tjera”, shtoi Llozani.

Që prej momentit që u rrit vlera e shtesave për fëmijë, u shtua ndjeshëm edhe numri i aplikantëve. Sfida kryesore për autoritetet tani është të sigurojnë që miliona euro nga taksat e qytetarëve të destinohen vetëm për familjet rezidente në Kosovë. Deri në miratimin e legjislacionit të ri, filtrat digjitalë do të jenë mekanizmi vendimtar që do të përcaktojë se cilët individë do të vijojnë të përfitojnë nga këto skema.

</body></html>

The post Shtohen kontrollet për shtesat e fëmijëve, dyshime për përfitime të paligjshme nga mërgata appeared first on Albeu.com.

Dyshime për ndërhyrje në vota nga Lista Serbe
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, gjatë procesit të rinumërimit të votave, janë shfaqur dyshime për manipulim të procesit zgjedhor nga Lista Serbe.

Sipas gjetjeve, në komunat me shumicë serbe janë hasur një numër i madh fletëvotimesh të plotësuara me të njëjtin shkrim dhe të njëjtën mënyrë shënjimi, ku në disa raste është përdorur edhe shenja e barazimit, si dhe elemente të tjera të ngjashme.

Parregullsi janë vërejtur edhe në listat ku votuesit firmosin përpara se të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, pasi në disa raste janë evidentuar nënshkrime të njëjta.

Lidhur me këtë rast, është bërë kallëzim në Policinë e Kosovës.

Në denoncim thuhet: “KQZ, ka filluar ri numërimi i kutive të votimit për vendvotimet e përzgjedhura sipas rastësisë. Nga ri numërimi i kutisë së votimit për vendvotimin 3602/02 në Komunën e Parteshit, kemi hasur në fletëvotime (të bashkangjitura në e-mail) për të cilat shihet paterni i njëjtë (shënjimi në fletëvotim) në tri (3) raste të ndryshme. Po ashtu, për këtë vendvotim, gjeni edhe imazhe të listës përfundimtare të votuesve, ku vërehen nënshkrime të njëjta, e për të cilat duhet të vërtetohen nga institucione/ organe kompetente. Raste të tilla sikurse në Komunën e Parteshit, ka edhe në komunat tjera, si: Graçanicë në dy vendvotime: 3401/01 dhe 3403/01. Po ashtuë në Zveçan në vendvotimin: 2905/01”.

The post Dyshime për ndërhyrje në vota nga Lista Serbe appeared first on Albeu.com.

Hetimet për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën/ SPAK mbledh prova për një tender të dyshuar abuziv në Fier
Hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, kanë zbuluar transaksione të dyshimta dhe komunikime të përfshira, në një tender në Bashkinë e Fierit.

SPAK ka administruar prova të reja, përfshirë një telefonatë të Veliajt nga një aparat i policisë së burgjeve, ndërsa më 23 prill avokatët do kërkojnë zëvendësimin e masës së sigurisë.

Hetimet për kryetarin e bashkisë Trianës Erjon Veliaj dhe bashkeshorten e tij Ajola Xoxën, kanë çuar në hetusit e posaçëm në Fier për të mbledhur prova mbi një tender.

Përfaqësuesit e akuzës në informacionin dymujor, ndaj dosjes kanë listuar disa gjetje të marra nga hetimi për këtë rast.

Në dosje shkruhet mbi një projekt në vlerën e 24 mijë eurove në emër të personave të tjerë, por që paratë kanë përfunduar tek ojf të menaxhuara nga Ajola Xoxa.

Në aktet e SPAK, rezultojnë se janë administruar një bisedë ku ekonomistja Adela Kondakçiu, i kërkon shefes së saj, Ajola Xoxa, për të proceduar ose jo me faturën që lidhet me kontratën e fituar nga I. D në Bashkinë e Fierit, duke i dërguar në format .pdf një kopje të aktit.

Nga ana e saj, shtetasja Ajola Xoxa, e pyet nëse në kontratë parashikohet e gjithë vlera apo do të paguhet në dy këste.

Një tjetër provë e re hetimore që është shtuar së fundmi në informacionin dymujor, është edhe komunikimi që Veliaj ka pasur me disa persona nga telefoni i një prej punonjësve të policisë së burgjeve.

Prokuroria ka administruar të dhëna shtesë mbi telefonatën që kryetari i bashkisë Tiranë, ka kryer për të cilën i është komunikuar edhe vepra penale e “futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”.

Këto dy prova të reja, janë lexuar nga ana e avokatëve të kryetarit të bashkisë së Tiranës, e ndërsa me 23 prill ata do t`i bëjnë kundërshtimet e tyre, si dhe do kërkojnë zëvëndësimin e masës së sigurise.

Veliaj prej 10 shkurti po mbahet në qeli, e ndërsa ka humbur në dy shkallet e gjyqsorit.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Trianë, Erion Veliaj, akuzohet për veprat penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, në 9 raste si dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bashkë më të në dosjë, rezulton edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa si dhe 5 biznesmenë.

The post Hetimet për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën/ SPAK mbledh prova për një tender të dyshuar abuziv në Fier appeared first on Albeu.com.

Misteri/ Një person i tretë në makinën me Licin e Bushatin? Policia ngre dyshime
Një person i tretë dyshohet të ketë qenë brenda makinës Mercedes, së bashku me dy viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Gazetarja Glidona Daci, ka mësuar nga burimet hetimore se kjo pistë dyshimi, është ngritur për shkak se brenda makinës së viktimave u gjetën 3 pistoleta.

Ç`ka mendohet se brenda mjetit ka qenë 3 vetë. Dhe ky person i tretë është larguar menjëherë pas atentatit.

Nuk dihet nëse ka mbetur i lënduar ose jo, megjithatë grupi hetimor ka marrë mostra gjaku brenda mjetit dhe do të konfirmohet nëse i përkasin edhe një personi të tretë apo vetëm dy viktimave Lici e Bushati, përkarësisht 23 dhe 32-vjeç.

Gjithashtu, brenda makinës së viktimave u gjetën edhe gëzhoja armësh, çka do të thotë se ata i janë kundërpërgjigjur me armë atentatorëve.

Si pasojë e sulmit me armë, makina Benz me të cilën udhëtonin viktimat, përplasi një motorçikletë që po lëvizte në zonë, e që fatkeqësisht humbi jetën Flutura Basha dhe ka mbetur i plagosur rëndë bashkëshorti i saj Bashkim Basha, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me atentatin.

Sa u përket atentatorëve, hetuesit dyshojnë se janë vrasës me pagesë të ardhur nga Mali i Zi. Ata e dogjën makinën e përdorur në atentat, tip Range Rover, brenda së cilës u gjetën 2 kallashnikovë.

Në lidhje me pistat hetimore, nuk është përcaktuar ende motivi. Por shumë persona u shoqëruan, mes të cilëve edhe Safet Bajri. Të gjithë u lanë të lirë pas marrjes në pyetje.

Ajo që dihet është se familja Lici ka qenë në konflikt të hapur me familjen Bajri. Por nuk përjashtohen as pista të tjera.

Nga ana tjetër, disa javë më parë, Arlind Bushati, që është djali i Xhemal Bushatit ish-kandidatit për Bashkinë e Shkodrës, u kërcënua hapur në pedonalen e qytetit nga dy persona me motor, për të cilët ai bëri denoncim dhe tha se i nxorrën pistoletën. Por arma nuk shkrepi.

Arlind Bushati 32-vjeç ishte baba i dy fëmijëve të mitur.

The post Misteri/ Një person i tretë në makinën me Licin e Bushatin? Policia ngre dyshime appeared first on Albeu.com.

Vëllai i Princeshë Dianës shton dyshimet rreth zhdukjes së Kate
Vëllai i Princeshës Diana, Charles Spencer foli për teoritë e konspiracionit rreth vendndodhjes së Kate Middleton pas “operacionit të planifikuar të saj në bark”.

“Unë shqetësohem për atë që ndodhi me të vërtetën,” tha Spencer, 59 vjeç, për BBC-në me Laura Kuenssberg.

Middleton, e cila është gruaja e nipit të Spencer, Princit William, ka qenë subjekt i thashethemeve në internet që kur ajo mori një pushim nga detyrat e saj mbretërore në janar.

Pasi Middleton u pa në një foto të paqartë të shkrepur në fillim të këtij muaji, ku vëzhguesit mbretërorë filluan të spekulojnë se imazhi ishte edituar.

Më pas, kur ajo postoi një foto “të ndryshuar” të saj dhe të tre fëmijëve të saj më 10 mars, thashethemet për të u shtuan.

Middleton më vonë pranoi se e kishte edituar imazhin dhe ndërsa Pallati Kensington tha në deklaratën e tij fillestare pas operacionit se princesha nuk do të dilte në publik deri “pas Pashkëve”, publiku i gjerë ka filluar të dyshojë.

Spencer e krahasoi nivelin aktual të “llojit të komplotit në internet” me “ndërhyrjen në shtyp” rreth vdekjes së motrës së tij Dianës gjatë intervistës së tij. Ish-gruaja e mbretit Charles III ishte 36 vjeç kur ajo vdiq në një aksident fatal me makinë në gusht 1997 në Paris pasi u ndoq në një tunel nga paparacët.

The post Vëllai i Princeshë Dianës shton dyshimet rreth zhdukjes së Kate appeared first on Albeu.com.

Dalja “e dyshimtë” e Bardhit nga BBVA, Sara: Në rast se kjo situatë shkon ashtu siç kam menduar, nuk do të heshtë
Pas daljes së papritur të Bardhit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” (BBVA), e dashura e tij Sara Gjordeni ka hedhur dyshime mbi rrethanat e largimit të tij.

Sara, e cila ndodhej në studio, sugjeroi se mund të ketë “diçka përtej” arsyes që iu dha, pas dorëheqjes së Bardhit nga aventura e BBVA.

Ai u largua menjëherë pasi vëllai i tij, Petriti, hyri në shtëpi dhe i dha lajmin se nëna e tyre ishte keq dhe ndodhej në spital. Megjithëse incidenti emocional ishte bindës për shumë njerëz, dyshimet lindën në studio.

Sara, e cila u eleminua nga BBVA vetëm pak ditë më parë, shprehu shqetësimet e saj ndaj këtyre zhvillimeve të fundit. “Unë jam jashtë, kam parë, kam dëgjuar, dhe duhet të jem shumë e kujdesshme me fjalët tani”, tha Sara. “Por nëse kjo situatë shkon ashtu siç kam menduar, unë nuk do të hesht”, shtoi ajo.

Këto zhvillime vijnë pas spekulimeve të fundit në media se familjarët e Bardhit dhe menaxhmenti që i menaxhon llogarinë e tij në Instagram kanë fshirë të gjitha fotografitë e tij me Sarën të bëra në BBVA. Ky veprim ka sjellë pyetje nëse ata ishin kundër lidhjes së tij me Sarën, por situata aktuale lë vend për interpretim.

Me shumë pyetje ende pa përgjigje dhe dyshime që ende rrotullohen, të gjithë presin të shohin se koha dhe zhvillimet e ardhshme do t’i japin një pamje më të qartë të së vërtetës prapa skenës së BBVA dhe historisë së Bardhit dhe Sarës.

The post Dalja “e dyshimtë” e Bardhit nga BBVA, Sara: Në rast se kjo situatë shkon ashtu siç kam menduar, nuk do të heshtë appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh mes Justin dhe Hailey? Babai i saj ngre dyshimet për ndarje
Stephen Baldwin ngriti disa shqetësime për fansat pasi iu kërkoi atyre lutje për vajzën e tij Hailey Baldwin-Bieber dhe dhëndrin Justin Bieber pa specifikuar se për çfarë.

Aktori i “Usual Suspects” ripostoi një video në Instagram ku shfaqej një video e Bieber duke kënduar këngën “I Could Sing of Your Love Forever” ndërsa luante në kitarë. Fillimisht videoja u postua nga misionari Victor Marks.

“Të krishterë, ju lutemi, kur mendoni për Justin & Hailey, merrni një moment për të bërë një lutje të vogël që ata të kenë mençuri, mbrojtje dhe t’i afrohen Zotit,” shkruante videoja e postuar më 26 shkurt.

“Ka sfida të veçanta me të cilat përballen njerëzit e famshëm me shikueshmëri të lartë… Kështu që pavarësisht nga gjërat materiale ose vlerësimet, ata shpesh përballen me një luftë shpirtërore që është intensive dhe kërkon të mbysë besimin, martesën dhe jetën e tyre në përgjithësi,” thuhet në mbishkrimin shoqërues.

https://www.instagram.com/reel/C311UZ5uUm-/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6610f754-d3bc-41c9-baf8-f95e6607b663

The post Çfarë po ndodh mes Justin dhe Hailey? Babai i saj ngre dyshimet për ndarje appeared first on Albeu.com.

I moshuari shqiptar gjendet i plagosur pranë kalit të ngrodhur, çfarë dyshon policia greke
Një 69-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur rëndë pranë kalit të tij të ngordhur në brigjet e lumit Achelou në Mesopyrgos, Greqi pasditen e së shtunës.

Sipas asaj që transmetojnë mediat greke, i moshuari shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë nga një armë gjahu.

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, autoritetet greke kanë arrestuar një 66-vjeçar në zonën e Artës. Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, shkelje e legjislacionit për vrasjen e kafshëve dhe legjislacioni për armët.

Fshatarët e zonës e përshkruajnë 69-vjeçarin shqiptar si një burrë të qetë, i cili ishte zhvendosur disa vite më parë në Mesopyrgos të Artës dhe punonte si punëtor toke atje.

69-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në spital.

The post I moshuari shqiptar gjendet i plagosur pranë kalit të ngrodhur, çfarë dyshon policia greke appeared first on Albeu.com.

Fuqitë evropiane “dyshojnë” në përkushtimin e Iranit për paktin bërthamor
Fuqitë evropiane kanë përmendur të shtunën “dyshime serioze” rreth sinqeritetit të Iranit për të ringjallur marrëveshjen bërthamore.

Ndërmjetësuesit evropianë patën deklaruar muajin e kaluar se është arritur përparim në këtë aspekt, pasi Irani është pajtuar me tekstin final të marrëveshjes.

Mirëpo optimizmi është zbehur pasi Irani më pas nuk ka miratuar ndryshimet e kërkuara nga Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë të përbashkët, Franca, Gjermania dhe Britania, kanë thënë se paketa që i është prezantuar Teheranit, i ka çuar fuqitë evropiane “në kufi të fleksibilitetit të tyre”.

“Fatkeqësisht, Irani ka zgjedhur që të mos shfrytëzojë këtë mundësi diplomatike”, kanë thënë këto shtete, dhe se “Irani po vazhdon të përshkallëzojë programin bërthamor përtej arsyetimeve të besueshme për mbrojtje civile”.

Irani e ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore më 2015.

Sipas marrëveshjes, Teherani është pajtuar për të kufizuar aktivitetin bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Më 2018, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka larguar Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet ndaj Iranit.

Me ardhjen e Joe Bidenit në krye të SHBA-së janë rritur shpresat për ringjallje të marrëveshjes.

Deklarata e tri shteteve evropiane ka ardhur një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar se përgjigja e fundit e Iranit përbën kthim mbrapa.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se Uashingtoni “nuk do të pajtohet për një marrëveshje që nuk përmbush kërkesat themelore”./REL

The post Fuqitë evropiane “dyshojnë” në përkushtimin e Iranit për paktin bërthamor appeared first on Albeu.com.

E preku apo jo topin? Pak rëndësi ka, Manaj ngre duart lart dhe feston golin e parë me Watford (VIDEO)
Rey Manaj është duke kaluar një periudhë të vështirë në këtë fillim sezoni në Angli, pasi kaloi nga Barcelona te Ëatford.

Deri më tani, Manaj nuk është zgjedhja e parë e trajnerit, ndërsa në ndeshjet e fundit ndaj Birmingham erdhi nga stoli pasi skuadra e tij është duke humbur me rezultatin 1-0.

Tetë minuta pasi u inkuadrua në fushë, Manaj arriti të lërë gjurmë pasi devijoi një top i cili solli barazimin.

Ky gol ka sjellë pafund diskutime nëse Manaj e preku apo jo topin, në video është shumë e vështirë për ta kuptuar, por lushnjari është i sigurtë teksa me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan:

“Ndjenjë e mrekullueshme të shënoj golin tim të parë me këtë skuadër. Vazhdojmë të punojmë dhe tani të fokusohemi në ndeshjen e së shtunës”, shkruan sulmuesi kuqezi në rrjetet sociale

The post E preku apo jo topin? Pak rëndësi ka, Manaj ngre duart lart dhe feston golin e parë me Watford (VIDEO) appeared first on Albeu.com.