dyshim Archives - Albeu.com

Zyrtarë të Listës Serbe nën hetim për cenim të rendit kushtetues dhe vepra të tjera
<html><head></head><body>

Igor Simiq, nënkryetari i Listës Serbe dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, njoftoi se ai dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj partie janë thirrur nga Departamenti për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale, në cilësinë e të dyshuarve.

Përmes një postimi në Instagram, Simiq bëri të ditur se ndaj tyre rëndojnë dyshime për katër vepra penale: bashkim me synim sulmin ndaj rendit kushtetues të Kosovës, sulm ndaj personit zyrtar, rrezikim të personit nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm.

“Si gjithmonë, do t’i përgjigjem thirrjes, sepse nuk kam asgjë për të fshehur, i vetëdijshëm, ashtu si edhe ata që e kanë shkruar këtë, se nuk kam kryer asnjë vepër penale dhe se, si përfaqësues politik, e kam obligim të jem me popullin tim dhe të flas publikisht për vuajtjet e tij”, deklaroi ai.

Radio Evropa e Lirë i kërkoi Prokurorisë Speciale të Kosovës sqarime për natyrën e dyshimeve ndaj zyrtarëve të Listës Serbe, ngjarjet me të cilat lidhen ato dhe numrin e personave të përfshirë. Deri tani, ky institucion nuk ka dhënë përgjigje.

Sipas Simiqit, thirrjet për intervistim përbëjnë presion politik. Ai pretendoi se zyrtarët e Listës Serbe ftohen nga prokuroria e Kosovës sa herë që ngrenë shqetësime për shkeljen e të drejtave individuale dhe kolektive të serbëve.

Lista Serbe konsiderohet forca më e madhe politike e serbëve në Kosovë dhe mbështetet nga Beogradi.

Edhe në të kaluarën, përfaqësues të kësaj partie janë thirrur nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar lidhur me dyshimet për “sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës”.

Gjatë viteve të mëparshme, serbët në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada dhe kanë zhvilluar protesta kundër zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Lista Serbe i ka përkrahur vazhdimisht këto aksione.

Në qershor të këtij viti, Prokuroria e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj gjashtë personave, të dyshuar për vendosjen e barrikadave në dhjetor të vitit 2022.

Barrikadat u ngritën në kohën kur po organizoheshin zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe në veri. Kjo ndodhi pasi kryetarët e komunave dhanë dorëheqje, si pjesë e largimit kolektiv të serbëve nga institucionet e Kosovës, nismë kjo e Listës Serbe.

Pas këtyre zhvillimeve, tensionet u përshkallëzuan dhe në fund të majit të vitit 2023 shpërtheu dhuna në Zveçan. Protestuesit serbë kundërshtonin hyrjen në ndërtesën e komunës të kryetarit shqiptar, i cili kishte fituar zgjedhjet lokale pas bojkotit të serbëve të zonës.

Gjatë përleshjeve, ku u plagosën mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it, në terren u vunë re edhe zyrtarë të Listës Serbe. Autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë proceduar rreth dhjetë persona për trazirat. Shumica e tyre u lanë të mbroheshin në liri me kusht, ndërsa disa shtetas të Serbisë u dëbuan nga Kosova.

Zhvillimet kulmuan me sulmin e armatosur të një grupi serbësh në Banjskë, pranë Zveçanit. Aksioni u drejtua nga Milan Radoiçiq, i cili në atë kohë ishte nënkryetar i Listës Serbe. Gjatë sulmit u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa më pas humbën jetën edhe tre sulmues serbë.

Kosova e ka bërë Serbinë përgjegjëse për këtë sulm, akuzë që Beogradi zyrtar e ka mohuar.

</body></html>

The post Zyrtarë të Listës Serbe nën hetim për cenim të rendit kushtetues dhe vepra të tjera appeared first on Albeu.com.

Dy persona akuzohen për mashtrimin e një zyrtari policor me premtimin për transplant veshke
<html><head></head><body>

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj Valmir Hajrullahut dhe Avdyl Kryeziut, të dyshuar për mashtrim të një zyrtari policor, të cilit dyshohet se për dy vjet i kanë marrë më shumë se 134 mijë euro me pretekstin se do t’i mundësonin transplantimin e një veshke në një spital në Turqi. Në këtë skemë dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe shtetasi turk Yilmaz Tassoker, për të cilin procedura është veçuar. RTK kishte raportuar edhe më parë për rastin.

Hajrullahu, nga Banulla e Lipjanit, dhe Kryeziu, nga Malisheva, do të përballen me akuzat për veprën penale të mashtrimit. Ndërkohë, rasti ndaj shtetasit turk Yilmaz Tassoker po trajtohet veçmas.

Aktakuza, të cilën e ka siguruar RTK, përcakton se Hajrullahu dhe Kryeziu, gjatë periudhës 2021-2023, dyshohet se kanë vepruar kundër zyrtarit policor A.B., duke e bindur atë për një mundësi të rreme trajtimi.

“Me paraqitje të rreme të fakteve dhe me synim përfitimin e kundërligjshëm pasuror, në mënyrë të vazhdueshme e mashtron dhe e mban në lajthim të dëmtuarin A.B., duke i shkaktuar dëm material pasurisë së tij në shumën prej 134.761,00 euro”, thuhet në aktakuzën e siguruar nga RTK.

Sipas organit të akuzës, Hajrullahu është prezantuar para viktimës si mjek në specializim në spitalin “Acibadem” të Turqisë. Ai dyshohet se i ka premtuar zyrtarit policor se do të kontaktonte një doktor për realizimin e transplantimit, ndërsa Yilmaz Tassoker është paraqitur si personi që do të dhuronte veshkën.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur përmes emailit se prokurori i rastit, në momentin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me ligjin për veprat penale me të cilat ngarkohen.

Valmir Hajrullahu është person i njohur për organet e rendit dhe drejtësisë. Gjykata Themelore në Ferizaj së fundmi e ka dënuar me dy vjet burgim dhe me 2 mijë euro gjobë për një rast tjetër mashtrimi.

Për të njëjtin person po shqyrtohet edhe një aktakuzë në Departamentin për Krime të Rënda. Në atë rast, ai akuzohet se, përmes organizatës joqeveritare Qendra për Avokim dhe Diplomaci (QAD), ka mashtruar bujq, ndërsa dëmi i pretenduar ndaj fermerëve llogaritet në miliona euro.

</body></html>

The post Dy persona akuzohen për mashtrimin e një zyrtari policor me premtimin për transplant veshke appeared first on Albeu.com.

Refuzohet arrestimi për 5 zyrtarët e dyshuar për tjetërsimin e një prone 1.5 milionëshe, vendosen kufizime për afrimin në Komunën e Fushë Kosovës
<html><head></head><body>

Gjykata Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti për Krime të Rënda, nuk e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për vendosjen e paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve të akuzuar për keqpërdorim të detyrës. Të pandehurit G.Z., A.G., L.M., D.G. dhe E.A., të cilët dyshohet se në bashkëpunim kanë përvetësuar një pronë me vlerë të lartë, do t’u nënshtrohen masave më të buta sigurie.

Në vend të arrestit, gjykata vendosi masën e ndalimit të afrimit në një vend të caktuar. Sipas këtij vendimi, pesë të pandehurve u ndalohet t’i afrohen objektit të Komunës së Fushë Kosovës në një distancë më të vogël se 200 metra. Kjo masë do të jetë në fuqi për një periudhë njëmujore, duke filluar nga data 8 shtator 2026 dhe do të përfundojë më 8 tetor 2026.

Po ashtu, gjykata i ka detyruar të njëjtit persona që të paraqiten rregullisht në stacionin policor, një detyrim ky që do të zgjasë gjithashtu një muaj. Në njoftimin e gjykatës theksohet se në rast të shkeljes së këtyre masave alternative, ato do të zëvendësohen menjëherë me masën më të rëndë të paraburgimit. Me këtë vendim, trupi gjykues vlerësoi se zhvillimi i pandërprerë i procedurës penale mund të sigurohet edhe pa izolimin e të akuzuarve.

Ndaj këtij aktvendimi, palët që nuk janë dakord kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

</body></html>

The post Refuzohet arrestimi për 5 zyrtarët e dyshuar për tjetërsimin e një prone 1.5 milionëshe, vendosen kufizime për afrimin në Komunën e Fushë Kosovës appeared first on Albeu.com.

U dyshua për eksploziv, por ishte GPS! Makina në pronësi të inspektorit të pyjeve/ EMRI
Policia e Korçës, ka dale më një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen që alarmoi autoritetet. Fillimisht u dyshua për vendosjen e një eksplozivi në një automjet, por pas verifikimeve nga forcat e xhenios, rezultoi se ishte vendosje një pajise gjurmuese, GPS.

Mësohet se makina është në pronësi të 54-vjeçarit, Gëzim Pasho, me detyrë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë.

Policia thote se grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit që ka vendosur aparatin GPS.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 09.00 të datës 17.05.2026, në lagjen nr. 18, Korçë, në rrugën “Petraq Shomo”, në gomën e pasme të automjetit në pronësi të shtetasit Gëzim Pasho, është konstatuar një pako, e cila dyshohej se mund të kishte lëndë eksplozive.

Policia rrethoi zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.

Në vendngjarje shkuan Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe për të kryer procedurat e nevojshme.

Nga kontrolli i kryer nga këto shërbime, rezultoi se objekti i vendosur në automjet ishte një aparat GPS dhe jo lëndë plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit që ka vendosur aparatin GPS.

The post U dyshua për eksploziv, por ishte GPS! Makina në pronësi të inspektorit të pyjeve/ EMRI appeared first on Albeu.com.

Dyshonte se gruaja e tradhtonte, shqiptari qëllon “rivalin” në Gjermani
Një shqiptar iu deshën vetëm njëmbëdhjetë sekonda për hakmarrjen e tij. Një i moshuar ka qëlluar ftohtë katër herë me pistoletë në drejtim të gjoja të dashurit të gruas së tij dhe ka qëlluar viktimën e tij në sy.

Të martën, gjykata rajonale e Hildesheim dënoi bashkëshortin me njëmbëdhjetë vjet burg për vrasje në tentativë dhe lëndim të rëndë trupor.

Lauenförde në rrethin Holzminden (Saksonia e Ulët) është një vend i qetë.

Por një banor duket se nuk kishte zënë qetësi: për muaj të tërë, Laver C. (67) kishte dyshuar për gruan e tij (53) se e tradhtonte.

Ai e monitoroi në mënyrë të dyshimtë infermieren dhe e shoqëroi nga puna në shtëpi me Mercedesin e tij.

Sipas prokurorisë, shqiptarja vendase besohet se kishte lidhje me bashkatdhetarin Sefat B. (48). Ai e njeh infermieren e reanimacionit prej 20 vitesh dhe punonte me të.

Megjithëse nuk gjeti prova për të mbështetur dyshimet e tij, Laver C. mori një pistoletë Tokarev, të kalibrit 7.62 mm.

Sipas gjykatës, më 29 janar 2024, Laver C. vëzhgoi rivalin dhe priti derisa të kthehej në shtëpi në errësirë. Kur Sefat B. doli nga makina e tij, Laver C. nxori armën. “Laver, mos e bëj këtë!”, i tha ai.

Autori tërhoqi këmbëzën pa fjalë. Njëri plumb ka prekur parakrahun e viktimës, plumbi i dytë ka goditur shpinën dhe i treti nuk e kapi në trup. Sulmi i katërt ka lënduar syrin e majtë.

Pak kohë pas sulmit, vrasësi i arratisur u kap nga oficerët e policisë dhe u dërgua në paraburgim. Gjatë gjykimit, babai i familjes rrëfeu të shtënat, por pretendoi se ai dhe djemtë e tij ishin kërcënuar disa herë më parë nga Sefat B.

Avokati i tij shpjegoi se ai në mënyrë spontane i ishte drejtuar kundërshtarit të tij atë mbrëmje i dehur dhe i armatosur. Nuk foli asnjë fjalë për shpërthimet e tij të xhelozisë.

Gjyqtarët e gjetën thanë se ky version është i pabesueshëm. Sefat B. siguroi se ai nuk kishte pasur një lidhje. Që nga sulmi me pistoletë ai ka qenë në pushim mjekësor dhe vuan nga ankthi.

Prokurori publik kishte kërkuar 13.5 vjet burg për pensionistin, i cili ende nuk ishte dënuar. Në fund u dënua njëmbëdhjetë vjet. Viktima ishte i pakënaqur me vendimin: “Ai meritonte një dënim të përjetshëm”.

The post Dyshonte se gruaja e tradhtonte, shqiptari qëllon “rivalin” në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Trafikonte makina të vjedhura/ Arrestohet 34-vjeçarja në Rrëshen, dyshohet se automjetet përdoreshin nga grupe kriminale
Në kuadër të megaoperacionit Sundimi i Ligjit, Policia e Shtetit ka finalizuar në Rrëshen operacionin e koduar “Suspicion”.

Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar 2 automjete të vjedhura në Kosovë, që dyshohet se do përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.

Gjithashtu, policia ka arrestuar 34-vjeçaren, Alketa Pjetri, që dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 2 automjetet me targa kosovare.

Po kështu, është proceduar penalisht administratori i servisit në Rubik, ku u gjetën këto 2 automjete.

“Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve dhe hetimeve që po kryhen me intensitet, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë kanë goditur një rast të trafikimit të automjeteve të vjedhura, për t’i përdorur për qëllime kriminale.

Për rastin u vu në pranga shtetasja A. P., 34 vjeçe, banuese në Rubik, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, ka trafikuar nga Kosova në Shqipëri, 2 automjete, tip “BMË” dhe “Volksëagen”, me targa kosovare, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për qëllime kriminale, në Rrëshen.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga veprimtaria kriminale”, për shtetasin D. P., banues në Rubik, pasi dyshohet se ka fshehur në servisin e tij, në Rubik, 2 automjetet e trafikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në një njoftim zyrtar të Policisë.

The post Trafikonte makina të vjedhura/ Arrestohet 34-vjeçarja në Rrëshen, dyshohet se automjetet përdoreshin nga grupe kriminale appeared first on Albeu.com.

Ukraina dyshon se premtimi i Rusisë për t’u tërhequr është mashtrim
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Ukrainës tha se zotimi i Rusisë për tërheqje është i dizajnuar për të mashtruar.

Në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm tha se njësitë ruse po vazhdojnë të largohen nga Kievi dhe Çernihivi. Më 29 mars, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se do të zvogëlojë aktivitetin ushtarak në Kiev dhe Çernihiv dhe paraprakisht është deklaruar se do të fokusojë operacionet e saj në rajonin lindor të Donbasit.

Ushtria ukrainase tha se beson se tërheqjet “me gjasë janë një rotacion i njësive individuale” që synojnë të mashtrojnë udhëheqjen ushtarake të Ukrainës dhe të krijojnë një “ide të gabuar” lidhur me qëllimin e dislokimit të tyre.

Në postimin e Shtabit të Përgjithshëm po ashtu përmendet deklarata e zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby, i cili ka thënë se vazhdon të ketë kërcënim për Kievin pavarësisht lëvizjeve të forcave ruse, që po largohen nga qyteti.

Po ashtu, ushtria ukrainase tha se Rusia po vazhdon luftimet në afërsi të Donjeckut, që gjendet në lindje të Ukrainës.

Më poshtë gjeni një përmbledhje të ditës së 34-të të luftës, sipas Radio Evropa e Lirë.

Ukraina dhe Rusia kanë shënuar përparim në bisedimet e para sy më sy, pas më shumë se dy javësh, pasi Moska është zotuar për zvogëlim të operacioneve ushtarake rreth Kievit dhe Çernihivit, dhe Ukraina ka thënë se do të pranojë statusin e shtetit neutral.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka thënë se bisedimet e së martës kanë qenë më të suksesshmet prej kur kanë nisur diskutimet në mes të të dyja palëve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sinjalet nga bisedimet për paqe, mund të konsiderohen pozitive, mirëpo ka shtuar se ato nuk kanë ndalur shpërthimet nga ana e Rusisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë thënë se duhet pasur kujdes ndaj pretendimeve të Rusisë për zvogëlim të sulmeve.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se “do të shohim çfarë do të ndodhë” në terren, ndërsa kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se Rusia do të gjykohet nga veprat dhe jo fjalët

Një negociator rus ka paralajmëruar se zotimi i Rusisë për shtensionim nuk do të thotë “armëpushim”.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se Rusia është duke “ripozicionuar” forcat e saj afër Kievit, mirëpo nuk është duke i tërhequr ato, andaj qyteti është nën rrezik.

Katër shtete evropiane – Holanda, Belgjika, Irlanda dhe Republika Çeke – kanë njoftuar për dëbime masive të diplomatëve rusë, nën dyshimet për spiunim.

Polonia ka miratuar një projektligj që do të ndalonte importin e thëngjillit rus, ka thënë zëdhënësi qeveritar, Piotr Muller. Ky shtet u ka kërkuar partnerëve të Bashkimit Evropian që të vendosin embargo në blerjen e energjisë ruse, mirëpo nuk ka arritur t’i bindë deri më tani

The post Ukraina dyshon se premtimi i Rusisë për t’u tërhequr është mashtrim appeared first on Albeu.com.