dy raunde te deshtuarpresidenti i ri Archives - Albeu.com

Dy raunde të dështuara për Presidentin e ri, sot votimi në Kuvend
Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në Presidencë është djegur pasi nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

Negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit mes maxhorancës dhe opozitës janë ndërprerë, pasi kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj tha se PS ka prishur marrëveshjen e arritur me konsensus. Në pretendimin e saj maxhoranca ka deklaruar se Alibeaj është keqkuptuar, pasi ato kanë rënë dakord që opozita t’i bëjë propozimet për kandidatët për president në raundin e dytë dhe të tretë, kurse socialistët të kishin mundësi të bënin propozimet e tyre në raundet e fundit.

Nga Fieri ku pa nga afër procesin për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të PS, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla u shpreh ditën e djeshme se nuk e kupton pse PD u tërhoq nga marrëveshja e arritur në konferencën e kryetarëve ndërsa shtoi se orët në vijim duhen përdorur me përgjegjësi në mënyrë që të mos digjet pa kandidatë edhe raundi i dytë. Mirëpo kjo ndodhi pasi afati i fundit ishte dje deri në orën 16:00, kandidatët me 20 firma deputetësh duhet të depozitoheshin në Kryesinë e Kuvendit.

Kurse PD thotë se PS u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin sipas tyre vetë Balla ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve. Sipas PD, PS u tërhoq nga pakti pasi pa emrat e kandidatëve për President, të cilët nuk mund ti “joshte”.

Ndërkaq Kuvendi sot do të zhvillojë seancën plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Nëse opozita vijon të mos sjellë kandidatë zyrtarisht për zgjedhjen e Presidentit atëherë maxhoranca në votimin e katërt do t’i japë vendit kreun e ri të shtetit.

The post Dy raunde të dështuara për Presidentin e ri, sot votimi në Kuvend appeared first on Albeu.com.