dy ne kerkim Archives - Albeu.com

Grabitën nën kërcënimin e armës të riun në kryeqytet, në pranga dy persona dhe dy të tjerë në kërkim
Tre persona ka rënën në prangat e policisë së Tiranës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi nën kërcënimin e armës kanë grabitur 23-vjeçarin në zonën e Selitës.

Mësohet se ata i kanë marrë shtetasit K.Z një shumë parash prej 1.450 euro dhe një biçikletë.

Të arrestuarit janë shtetasit:

O., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Th., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

F., 23 vjeç, dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Escape”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4.

I vodhën, nën kërcënimin e armës, një shumë parash dhe biçikletën, një shtetasi, vihen në pranga 2 prej autorëve, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një shumë parash dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas njoftimit të marrë se në Selitë, disa persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës, i kishin marrë shtetasit K. Z., 23 vjeç, një shumë parash dhe biçikletën, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escape”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Si rezultat i këtij operacioni, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 është bërë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:

– S. O., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– R. Th., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit:

– M. F., 23 vjeç, dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë nën kërcënimin e armës, shtetasit K. Z., 1450 euro, një shumë lekësh, aparatin celular dhe biçikletën.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. O. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë vjedhjes dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com

The post Grabitën nën kërcënimin e armës të riun në kryeqytet, në pranga dy persona dhe dy të tjerë në kërkim appeared first on Albeu.com.

Kontrolle nga toka dhe ajri, si u zbulua magazina e drogës në Lezhë: Në pranga dy persona (VIDEO)
Policia e Shtetit vijon kontrollet intensive të në të gjith territorin e vendit  nga toka dhe nga ajri për të zbuluar parcela të kultivimit të kanabisit.

Së fundmi duke përdorur dronët është zbuluar një magazinë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike.

Policia ka arrestur një person dhe një tjetër është shpallur në kërkim, ndërkohë që në pranga përfundoi edhe një tjetër shtetas për maskallëzim krimi, si edhe është proceduar në gjendje  të lirë kryetari i fshatit.

Njoftimi nga policia

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, duke përdorur dronë dhe agjentë në terren.

Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Next”, gjatë të cilit, në fshatin Gocaj, njësia administrative Balldre, rrethi Lezhë, në një ambient të mbyllur, të përshtatur si magazinë, në pronësi të shtetasit E. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë, bimë të dyshuara narkotike në proçes tharjeje, si dhe një sasi lënde narkotike në formë boçesh.

Gjithashtu, në vijim të operacionit, në një sipërfaqe toke buzë lumit Drin, në njësinë administrative Kallmet, janë gjetur bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi E. Gj.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 36 vjeç, banues në Gocaj, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në Balldre, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë operacion, u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 24 vjeç, banues në Balldre, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Gj. N., 55 vjeç, banues në Gocaj, me detyrë kryetar i fshatit Gocaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./albeu.com

The post Kontrolle nga toka dhe ajri, si u zbulua magazina e drogës në Lezhë: Në pranga dy persona (VIDEO) appeared first on Albeu.com.