Dy interpretime Archives - Albeu.com

Debat kushtetues për kohëzgjatjen e mandatit të ushtruesit të detyrës së Presidentit
<html><head></head><body>

Mungesa e një Presidenti të zgjedhur në Kosovë ka hapur një debat të ri juridik: kur përfundon mandati i ushtruesit të detyrës së Presidentit? Juristët nuk kanë të njëjtin qëndrim për mënyrën e llogaritjes së afatit gjashtëmujor, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit dhe konstituimit të Kuvendit të ri.

Përplasja e interpretimeve lidhet me pyetjen nëse periudha gjashtëmujore duhet të nisë nga fillimi për kryetarin e ri të Kuvendit që do të marrë edhe detyrën e ushtruesit të Presidentit, apo nëse afati duhet të llogaritet që nga 4 prilli, kur ish-presidentja Vjosa Osmani përfundoi mandatin.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, dhe ish-gjyqtari i kësaj gjykate, Kadri Kryeziu, mbështesin qëndrimin se zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit sjell edhe nisjen e një afati të ri gjashtëmujor. Në anën tjetër, hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Gëzim Shala, argumenton se kufizimi kushtetues lidhet me pozitën e ushtruesit të detyrës dhe jo me personin që e mban atë.

Neni 90, paragrafi 3 i Kushtetutës përcakton se “posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj”.

Enver Hasani thotë se, me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, nis një mandat i ri gjashtëmujor për ushtrimin e detyrës së Presidentit. Sipas tij, pretendimi se ky mandat përfundon në tetor është i pasaktë, ndërsa këtë interpretim e ka cilësuar me shprehjen “Po flasin hashamet”.

“Edhe një të sqaroj se këtu i kam dëgjuar për fat të keq edhe të komunitetit juridik. Nëse zgjedhet kryetari i Kuvendit, nëse nuk është zonja Haxhiu, ai atë ditë e merr mandatin e ri gjashtë muaj. Nëse rikonfrimohet prapë zonja Haxhiu për kryetare të Kuvendit, mandati gjashtë mujor nis prej tash, jo prej kur e ka marrë. Nuk i përfundon mandati (në tetor) gabim e kanë. Kushdo qoftë që e thotë se po flasin hashament dhe këto janë të qarta”, deklaroi Hasani në emisionin “Intervista e javës” në KosovaPress më 13 qershor.

Të njëjtin vlerësim e ka edhe Kadri Kryeziu. Ai shprehet se, nëse Kuvendi konstituohet dhe zgjidhet kryetari i ri, ndërsa vendi vazhdon të mos ketë President të zgjedhur, kryetari i legjislativit e merr automatikisht detyrën e ushtruesit të Presidentit dhe për të fillon një periudhë e re gjashtëmujore.

“Nëse konstituohet parlamenti këto ditë dhe kryetari i ri merr detyrën dhe nuk ka president atëherë kryetari i ri fillon prej pikës zero. Pra ka gjashtë muaj ditë ka mandat të ushtruesit të detyrës…kryetari i ri i parlamentit nëse nuk ka president shteti bëhet në mënyrë automatike ushtrues detyre dhe ka mandatin gjashtë mujor”, thekson ai.

Ndryshe mendon Gëzim Shala nga IKD. Sipas tij, Kushtetuta nuk i njeh çdo personi që merr drejtimin e Kuvendit një afat të ri gjashtëmujor, por përcakton kohën maksimale gjatë së cilës mund të ushtrohet vetë posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit.

Shala thekson se zëvendësimi i personit që e mban këtë detyrë nuk e rinis dhe as nuk e zgjat afatin kushtetues. Ai thotë se periudha gjashtëmujore nis të llogaritet që nga 5 prilli 2026, kur ish-presidentes i ka përfunduar mandati, dhe përfundon më 5 tetor.

“Afati gjashtë mujor ndërlidhet me pozitën dhe jo me personin. Për këtë arsye, afati gjashtë mujor ka filluar të rrjedh qysh prej ditës kur ish presidentes i ka përfunduar mandati që është data 5 prill 2026. Në bazë të Kushtetutës, pozita e presidentes me ushtrues të detyrës mund të mbahet vetëm gjashtë muaj dhe ndryshimi i emrit nuk e zgjatë këtë mundësi që pozita të mbahet gjashtë muaj. Për këtë arsye me datën 5 tetor nuk kemi më president dhe është një teren i ri i pashkelur që nuk e rregullon Kushtetuta e Kosovës dhe nuk ka një standard të Gjykatës Kushtetuese sesi duhet të veprohet në këto raste. Në një situatë të tillë do të na çonte në një pamundësi si në mungesë të një bartësi institucional siç është presidenti për të shpallur zgjedhjet dhe për të dhënë mandatarin për qeverinë e re. Për këtë arsye është e rëndësishme që zgjedhja e presidentit të bëhet para kësaj date”, thekson Shala.

Sipas këtij interpretimi, pas 5 tetorit Kosova mund të përballet me një situatë të papërcaktuar qartë nga Kushtetuta. Shala vlerëson se nuk ekziston as një precedent i Gjykatës Kushtetuese për mënyrën se si do të duhej të veprohej në një rast të tillë.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar. Në dy përpjekjet e zhvilluara deri tani nuk është arritur zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe përfundimi i procesit të konstituimit të Legjislaturës së 11-të.

Seanca konstituive vazhdon të jetë burim përplasjesh ndërmjet partive parlamentare, ndërsa vonesat në krijimin e institucioneve po e thellojnë krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. PDK-ja dhe Aleanca, ndërkaq, kanë vijuar aksionet politike për të kërkuar mbajtjen e seancës konstituive.

Të martën, Albin Kurti, në cilësinë e kryeministrit në detyrë dhe liderit të LVV-së, u takua me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar edhe për çështjen e Presidentit.

Pas takimit, Kurti dhe Abdixhiku deklaruan se ekziston vullneti i përbashkët për zgjedhjen e një figure unifikuese dhe konsensuale në postin e Presidentit. Ata nuk bënë publikë emra, duke sqaruar se fillimisht do ta trajtojnë çështjen në strukturat e brendshme të partive dhe më pas, në takimin e ardhshëm, do të paraqesin kandidatura konkrete. Në këto bisedime nuk janë përfshirë Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca.

</body></html>

The post Debat kushtetues për kohëzgjatjen e mandatit të ushtruesit të detyrës së Presidentit appeared first on Albeu.com.