dw Archives - Albeu.com

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut
Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Mbledhja u mbyll pa konsensus, ndërsa mazhoranca kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura nga Prokuroria.

Balluku mungon në takim

Në të njëjtën kohë kur drejtuesi i SPAK-ut, Klodian Braho, së bashku me dy prokurorët e çështjes, ndodheshin në Kryesinë e Kuvendit për të paraqitur kërkesën për autorizimin e masës së arrestit, zv.kryeministrja Belinda Balluku merrte pjesë në mbledhjen e qeverisë.

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë nuk arriti të merrte vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Mbledhja u mbyll pa konsensus, ndërsa mazhoranca kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me provat e reja të paraqitura nga Prokuroria.

Takimi i Këshillit të Mandateve u zhvillua me dyer të mbyllura, me argumentin se materialet e hetimit përbëjnë sekret hetimor.

Dhjetë deputetët anëtarë të Këshillit kanë marrë në dorëzim dokumentacionin e SPAK-ut, që përfshin me mijëra faqe prova, që sipas Prokurorisë duhet të shqyrtohen vetëm nga anëtarët e këtij organi, pa praninë e deputetëve të tjerë apo të medias.

Përplasje politike për afatin

Debatet në Këshillin e Mandateve u përqendruan kryesisht te koha e nevojshme për shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut.

Mazhoranca socialiste thotë se rregullorja i jep Kuvendit deri në dy javë për këtë procedurë, kohë që sipas saj përfshin edhe pushimet parlamentare, duke e shtyrë vendimmarrjen për në janar.

Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar tëPartisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi për mediat se opozita do të kërkojë thirrjen e një mbledhjeje të re në fillim të javës së ardhshme, duke e cilësuar çështjen si urgjente.

“SPAK tha se tri ditë janë të mjaftueshme, maksimumi pesë ditë. Pesë anëtarët e opozitës në këshill do ta thërrasin mbledhjen të hënën, maksimumi të martën. Ndërsa PS kërkon që mbledhja të zhvillohet më 20 janar”, – tha Bardhi.

Sipas tij, zvarritja e procesit po e kthen Kuvendin në pengesë për drejtësinë dhe i jep zëvendëskryeministres kohë për të ndikuar mbi provat e hetimit.

Akuzat ndaj Ballukut

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku, është nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike” e depozituar më 31 tetor 2025.

Në kuadër të hetimit SPAK-u vendosi masën e pezullimit të saj nga funksionet zyrtare, si edhe ndalimin e largimit jashtë vendit, masa që u rrëzuan më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Balluku i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe politike, dhe ka deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë për zbardhjen e plotë të çështjes.

The post DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

“‘Kryeneçësia’ e partive politike lë Kosovën pa qeveri”, analiza e DW: Diskutimet për kabinetin e ri në vendnumëro. Çfarë pritet?
Glauk Konjufca është i mandatuari i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar shumicën parlamentare dhe për të formuar qeverinë e re të Kosovës. Nuk ka ndonjë njoftim nëse Konjufca ka arritur ta sigurojë shumicën. Asnjë nga partitë e deritashme në opozitë, siç thonë, nuk dëshirojnë t’i bashkohet Vetëvendosjes në një koalicion në mënyrë që të shmangeshin zgjedhjet e reja parlamentare.

Kontaktet me AAK-në pa rezultat

E vetmja parti që tha, se është kontaktuar në këtë fazë nga Vetëvendosja, ishte Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një përpjekje kjo për të koordinuar takime lidhur me votimin e qeverisë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka refuzuar t’i takojë zyrtarët e Vetëvendosjes, sikundër që do të refuzonte edhe nëse do të merrte propozime konkrete për bashkëpunim në qeverisje. Haradinaj konsideron, se “zgjedhjet e parakohshme janë rrugëdalja e vetme nga ngërçi politik”.

“Ne nuk kemi pasur propozim apo kërkesë për çfarëdo bashkëpunimi. Kanë kërkuar komunikim, ka pasur kërkesa për takim ose konsulta me kolegë nga radhët tona edhe me mua në këtë rast. Por nuk e shohim të shkojmë në takime”, ka thënë Haradinaj.

Partitë e tjera opozitare refuzojnë bashkëpunimin

Dy partitë e tjera të deritashme në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thonë se nuk janë kontaktuar fare nga Vetëvendosja dhe nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti. Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, në një konferencë për media tha se qëllimi i LVV-së nuk është që ta sigurojë shumicën parlamentare, por vetëm që të blejë kohë.

The post “‘Kryeneçësia’ e partive politike lë Kosovën pa qeveri”, analiza e DW: Diskutimet për kabinetin e ri në vendnumëro. Çfarë pritet? appeared first on Albeu.com.

Kriza institucionale në Kosovë, DW: Mes partive mungon besimi për arritjen e një zgjidhje politike! Si do të dilet nga ky udhëkryq?
Kriza institucionale vazhdon, mes partive mungon besimi për t’u afruar për një zgjidhje politike. Si do të dilet nga ky udhëkryq?

Kosova vazhdon të jetë në krizë institucionale në pritje të tentimit të dytë për krijimin e qeverisë së re. Pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar kolegun nga partia Vetëvendosje, Glauk Konjufcën të krijojë mazhorancën.

Për Albin Kurtin, liderin e Vetëvendosjes, që doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit duke marrë 42% të votave, deputetët kanë vetëm dy opsione. “Deputetët e Kuvendit të Republikës janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur.”

Por partitë opozitare të deritanishme nuk pranojnë imponime dhe e akuzojnë Kurtin për zvarritje të qëllimshme, me propozimin për qeveri të pakicës. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “qytetarëve tanë tani po u propozohet si zgjidhje një qeveri e pakicës për një periudhë kalimtare tranzitore për të trajtuar çështje shtetërore. Unitet tranzitor tash po i thonë, dhe natyrisht është i imponuar. Pra, jo me diskutim dhe dialog ndërpartiak, por me vendime të një partie politike.”

Balliu përballet me SHISH: Shteti është inkriminuar, siguria ka rënë në nivel alarmant

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt. Ajo e ka mandatuar ndërkohë, Glauk Konjufcën si mandatar të dytë.  “I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance.”

Po nëse dështon Konjufca?

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, partia kryesuese por që nuk arriti në tentimin e parë të krijojë mazhorancën, thotë, se nëse edhe në tentimin e dytë nuk do ta arrijë këtë me bashkëpartiakun Konjufca, do të ketë zgjedhje të reja. Sipas Kurtit këto mund të jenë qoftë në muajin dhjetor 2025, por dhe në pranverë 2026, kur duhet të zgjidhet edhe Presidenti i vendit. “Tentimi i dytë, për bindjen tonë të fuqishme, përveçse i drejtë, është edhe obligim, në mënyrë që të bëhet çmos për t’u evituar zgjedhjet e reja. Është dëm i madh nëse detyrohemi të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill.”

Bllokimi institucional kushton para

Në mungesë të qeverisë së re të Kosovës dhe një parlamenti ndonëse të konstituuar, por jo funksional, Kosova nuk mund të marrë ndihma nga plani i BE-së për rritje, sikundër nuk po mund ta miratojë as buxhetin për vitin 2026. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet se i ka ngritur këto çështje, por duhet vullneti i partive politike. “E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humben nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t’i humbiste, por t’i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky Kuvend, nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë.”/DW

The post Kriza institucionale në Kosovë, DW: Mes partive mungon besimi për arritjen e një zgjidhje politike! Si do të dilet nga ky udhëkryq? appeared first on Albeu.com.

Rama intervistë për DW: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë, Kosova të përmbushë kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë topin në derë Serbisë
DW: Zoti Kryeministër, Ju përmendët një synim shumë ambicioz që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2030. Cilat janë sfidat kryesore të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian?

Edi Rama: Sfida është që të përmbushim të gjitha detyrat që ka ky proces dhe kemi një kalendar shumë ambicioz të dakordësuar me Komisionin Europian për t’i përmbushur të gjitha detyrat brenda vitit 2027 dhe për ta vendosur Komisionin Evropian në pozicionin që t’u thotë vendeve anëtare që Shqipëria i ka kryer me sukses negociatat. Dhe pastaj kemi parashikuar një tjetër dyvjeçar për ratifikimin në të gjitha vendet anëtare. Mund të jetë më shpejt, por e kemi vendosur maksimumin dhe prandaj kemi 2030-ën si datë. Nuk është një afat imagjinar ose një afat i vendosur thjesht nga dëshira, por është një afat i vendosur bazuar mbi këtë që thashë.

DW: Shqipëria ka qenë në fakt në fund të kësaj liste dhe ka përparuar shpejt krahasuar me Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi etj. Mendoni se është e mundur që Shqipëria të anëtarësohet në BE e vetme si shtet i rajonit, apo duhet të shkojnë në bllok me vendet e tjera? Sepse ka sfida të tjera edhe në Kosovë, në Serbi.

Edi Rama: Kjo nuk është në dorën tonë apo në dëshirën tonë. Ne, është e vërtetë, e kemi nisur nga shumë prapa këtë garë ose këtë vrap dhe tani jemi si të thuash në pararojë, siç i quajnë ata vendet që janë në një pozicion më të përparuar, vende pararojë, së bashku me Malin e Zi dhe gjasat janë që së bashku me Malin e Zi ne të jemi në këtë proces. Ndërkohë që, përsa u përket vendeve të tjera, ato kanë disa probleme të një natyre tjetër që duhen zgjidhur me patjetër. Pra, asnjëri nga ato vende nuk e ka veten në dorë si të thuash, sepse Maqedoninë e Veriut e mban lidhur kërkesa e Bullgarisë për të zgjidhur njëherë një problematikë mes tyre. Kosovën dhe Serbinë i mban lidhur fakti që i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe pastaj Bosnja është një rast i komplikuar i një natyre tjetër. Kështu që…

DW: Mbetemi tek raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, sepse në Kosovë, në veçanti, juve ju kanë interpretuar në forma shumë të ndryshme, si vëllai i Vuçiçit e deri tek akuza të rënda për bashkëpunim me Serbinë. Si mund të zgjidhen raportet mes Kosovës dhe Serbisë?

Edi Rama: Unë, t’ju them të drejtën, i mirëkuptoj të gjitha ato që më janë vendosur si etiketa, sepse burojnë nga arsye dhe nga shtyrje, shtytje të brendshme që janë të lidhura me kujtime shumë të freskëta dhe shumë të vrazhda të një kohe tejet, tejet dramatike, tragjike për popullin e Kosovës. Kështu që nuk i marr për të keq. Aq më tepër pastaj që unë jam mësuar me këto dhe nuk kam asnjë shqetësim nga asnjë lloj etiketimi, sepse raporti im është me të vërtetën dhe me njerëzit të cilët më besojnë. Nuk është me nevojën që të gjithë të jenë dakord apo të gjithë të pëlqejnë ato që bëj unë apo të gjithë të më besojnë mua. Se kjo nuk ndodh edhe sikur ta kërkosh. Nga ana tjetër, unë nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë dhe as nuk kam asnjë pishman për asgjë që kam bërë, sepse të gjitha i kam bërë nga interesi i Shqipërisë. Sipas meje, Kosova duhet ta harrojë krejt Serbinë në kuptimin që duhet të përmbushë në mënyrë uniterale të gjitha kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë, siç i themi ne, topin në derë Serbisë, duke i thënë Europës, duke u thënë të gjitha vendeve të Europës, duke u thënë dhe atyre vendeve që nuk e njohin akoma, që ja kush jemi ne. I përmbushëm, i firmosëm, tani shkoni dhe merrini firmën Serbisë. Por duhet të shkëputet totalisht nga Serbia dhe nuk duhet të jetojë me idenë e Serbisë.

DW: Zoti Kryeministër, nga perspektiva e një qytetari të Kosovës, ju nuk keni raporte aq të ngushta sa të bashkëveproni në të gjitha fushat, me kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti. Pse kjo rënie e raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë?

Edi Rama: Kjo është e pavërtetë, për faktin se unë me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime që janë të pashmangshme në këndvështrime dhe këto dallime në këndvështrime i ndajmë në mënyrë shumë të hapur dhe shumë të drejtpërdrejtë, qoftë kur na ka rënë rasti të flasim ballë për ballë, qoftë edhe kur mbajmë qëndrime publike. Ndërkohë që në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, flas në bashkëpunimin ndërshtetëror, ne kemi bërë goxha përparim dhe jemi duke punuar bashkarisht edhe për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë.

DW: Një prej sfidave kryesore të Shqipërisë, është edhe lufta e korrupsionit dhe reformat juridike. Si i komentoni rastet e fundit, lidhur me zonjën Balluku?

Edi Rama: Nuk kam asnjë koment për asnjë rast sepse, siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe e mediave që i shërbejnë politikës.

DW: Pyetja e fundit natyrisht është për Gjermaninë. Si i vlerësoni ju raportet me Gjermaninë? Sepse Gjermania është një prej shtyllave të Bashkimit Europian, dhe me siguri që edhe mbështetja e Gjermanisë në rrugën e Shqipërisë është me rëndësi.

Edi Rama: Ne kemi një bashkëpunim shumë pozitiv. Gjermania është vend i madh, ne jemi vend i vogël, natyrisht, por Gjermania është qartësisht mbështetëse e rrugës sonë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe kjo është gjëja më e rëndësishme.

The post Rama intervistë për DW: Anëtarësimi në BE nuk është në dorën tonë, Kosova të përmbushë kërkesat e dialogut dhe t’ia lërë topin në derë Serbisë appeared first on Albeu.com.

Analiza e DW: Roli i Gjermanisë në një fillim të ri në Lindjen e Mesme
Të hënën (13.10.), Kancelari Friedrich Merz (CDU) nuk e humbi rastin të udhëtonte për në vendpushimin egjiptian Sharm El Sheikh në takimin e nivelit të lartë me më shumë se 20 krerë shtetesh dhe qeverish.

Merz ishte aty vetëm për disa orë, kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një marrëveshje mbi një paqe të mundshme në Lindjen e Mesme me krerët e shteteve të Egjiptit, Turqisë dhe Katarit. Dhe për një foto të shpejtë me Presidentin e SHBA-së.

Kancelari gjerman bëri edhe një deklaratë të shkurtër për gazetarët për të bërë të qartë rolin e Gjermanisë në formësimin e së ardhmes në Rripin e shkatërruar të Gazës. Një rol i mundshëm, duhet thënë, sepse shumica e detajeve të planit të paqes prej 20 pikash të Trump janë ende të paqarta. Edhe më parë, para lirimit të suksesshëm të pengjeve të fundit izraelite të mbetur gjallë në Rripin e Gazës, Merz e kishte bërë të qartë se Gjermania nuk kishte plane për të vendosur ushtarë gjermanë, për shembull si pjesë e një misioni ndërkombëtar stabilizimi.

Ideja që ushtarët gjermanë mund të përballen me ushtarë izraelitë në një moment në të ardhmen është një përfytyrim i tmerrshëm për shumë politikanë gjermanë, sado teorik që mund të jetë. Në vend të kësaj, Merz tha: “Gjermania do të bëjë pjesën e saj. Dhe mbi të gjitha, ne e shohim detyrimin humanitar për të bërë gjithçka në ditët dhe javët në vijim për të siguruar që njerëzve që ende jetojnë atje t’u ofrohet kujdes mjekësor në mënyrë adekuate.” Njerëzit në Gazë tani kanë nevojë, mbi të gjitha, për një strehë mbi kokë, ujë dhe ndihmë mjekësore.

Ndihmat e ngrira për rindërtimin

Edhe para se të bëhej e qartë se plani i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, po merrte formë të paktën në fazat e tij fillestare, filloi një debat i fortë në Berlin rreth asaj se me çfarë do të kontribuonte qeveria gjermane. Merz kishte premtuar tashmë 29 milionë euro shtesë për ndihmë të menjëhershme humanitare gjatë fundjavës. Një shumë mjaft e vogël, duke marrë parasysh nevojat.

Të dielën në mbrëmje, Ministrja Federale e Zhvillimit, Reem Alabali Radovan (SPD), njoftoi se Gjermania mund të ofronte patjetër një shumë treshifrore milionëshe për rindërtimin në Gaza. Paratë janë të disponueshme, vazhdoi politikanja e SPD-së, dhe shumë programe janë ngrirë që nga sulmi i grupit terrorist islamist Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, rreth dy vjet më parë. Por një zëdhënës i ministres nuk ishte në gjendje të thoshte saktësisht se sa do të ishte shuma të hënën. Qeveria tani synon të dërgojë 50 strehimore të përkohshme për rreth 350 persona në Gaza.

Mesazh me tritol gazetarit të njohur italian, i hedhin në erë makinën! Ranucci investigoi marrëveshje dhe raste korruptive në Shqipëri

Konferencë donatorësh, me gjasë në Kajro

Një gjë është e qartë: Gjermania, së bashku me Egjiptin, ndoshta që në javët e ardhshme në Kajro do të organizojnë një konferencë donatorësh për Gazën. Edhe për këtë ishte rënë dakord që para lirimit të pengjeve, por tani natyrisht që kjo temë po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.

Qeveria egjiptiane paraqiti një plan javë më parë për rindërtimin e brezit bregdetar të shkatërruar në Mesdhe, duke përmendur një shumë prej rreth 53 miliardë dollarësh. Paratë do të vijnë nga shumë burime: nga shtetet arabe dhe evropiane, por jo nga SHBA-të. Donald Trump e bëri të qartë këtë gjatë vizitës së tij në Izrael.

Grindje për furnizimin e Izraelit me armë

Ka debate brenda koalicionit qeverisës të konservatorëve dhe socialdemokratëve në Gjermani në lidhje me furnizimet me armë për Izraelin, megjithëse ka ende paqartësi e pasiguri për disa pjesë të planit të paqes, si psh., çarmatosja e grupit terrorist islamist të Hamasit. Partia simotër bavareze e CDU-së, CSU, më e vogla nga tre partnerët e koalicionit, i bëri thirrje kancelarit Merz pas lirimit të pengjeve që t’i jepte fund të gjitha sanksioneve dhe kufizimeve kundër Izraelit.

“Sanksionet duhet të hiqen, kufizimet e dorëzimit duhet të hiqen, paralajmërimi për udhëtim duhet të hiqet – dhe e gjitha kjo menjëherë”, tha kreu i grupit të anëtarëve të Bundestagut CSU, Alexander Hoffmann për gazetën më të madhe të Gjermanisë, “Bild”, të martën. Kryetari i partisë CSU, Markus Söder, gjithashtu dëshiron të rifillojë furnizimet me armë për Izraelin.

Më 8 gusht, Merz kishte vendosur që të mos lejoheshin më dërgesa armësh në Izrael që mund të përdoreshin edhe në Gaza. Arsyeja në atë kohë ishte veprimet e ashpra të ushtrisë izraelite, përfshirë edhe kundër popullsisë civile palestineze.

Deputeti i CDU-së, Steffen Bilger, e tha këtë disi në formë më të zbutur, se nëse zhvillimi paqësor ishte i qëndrueshëm, mund të merrej në konsideratë një rifillim i dërgesave të armëve. Sipas raportimeve në Berlin, Merz është në favor të ruajtjes së ndalimit të eksportit për momentin, për sa kohë që situata mbetet kaq e paqartë. Edhe Socialdemokratët janë në anën e tij për këtë çështje.

Si fillim Kancelari Merz dëshiron të sigurojë që të shfrytëzohet momenti pozitiv aktualisht pas lirimit të pengjeve dhe armëpushimit. Duhet të ketë shpejt qartësi mbi çështjet e mbetura, siç është vendosja e saktë e kontrollit ndërkombëtar mbi Rripin e Gazës, tha Merz gjatë një vizite në landin e Brandenburgut të martën në kryeqytetin e shtetit, Potsdam.

“Nuk dua të jem përsëri në të njëjtin grup pas gjashtë muajsh dhe të na duhet të pyesim veten: ‘Çfarë shkoi keq?’ Kjo nuk duhet të ndodhë.” Ndoshta Merz mund të ketë pasur parasysh me këtë shqetësimin kryesor të të gjithë vëzhguesve ndërkombëtarë: frikën se çarmatimi i premtuar i Hamasit nuk do të ketë sukses./DW

The post Analiza e DW: Roli i Gjermanisë në një fillim të ri në Lindjen e Mesme appeared first on Albeu.com.

DW: Zgjedhjet lokale në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri
Afër Urës së Ibrit në Mitrovicën e Veriut, ku mbi 90% e popullsisë janë serbë etnikë, atmosfera ka ndryshuar pas tre vitesh me një kryetar jo-serb kosovar.

Dikur, muret e komunave veriore ishin mbuluar me grafite të simboleve kombëtare serbe. Tani, muret janë lyer dhe grafitet janë zhdukur.

Flamujt serbë tani shihen rrallë në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, ndonëse dikur ato vareshin pothuajse në çdo shtyllë elektrike. Policia e Kosovës është e dukshme në çdo cep. Që nga dorëheqja masive e serbëve të Kosovës nga institucionet në nëntor 2022, qeveria e Kurtit ka zbatuar me qëllim masat administrative: ka zëvendësuar dinarin serb në institucionet lokale, ka mbyllur mbi 60 zyra të drejtuara nga serbët dhe ka rritur prezencën policore, duke nxitur integrimin nën ligjet e Kosovës.

Studentja 23-vjeçare Milena Jevtiç nga Mitrovica e Veriut, përballet me këto ndryshime çdo ditë. Pas tre vitesh bojkot zgjedhjesh, partitë serbe do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale më 12 tetor. Milena nuk do të votojë, duke parë se asnjë parti nuk mund të sjellë ndryshime reale, megjithatë beson se shumica e serbëve të Kosovës do ta bëjnë. “Edhe nëse serbët kthehen në udhëheqjen lokale, nuk shoh ndonjë përmirësim real”, thotë ajo.

Shumë serbë të Kosovës presin që Lista Serbe të fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale në Veri. Ndërsa parashikimet tregojnë këtë rezultat, Miodrag Marinkoviq, drejtor ekzekutiv i OJQ CASA në Mitrovicën e Veriut, thotë se pavarësisht partisë, “përfaqësuesit politikë të komunitetit serb do të formojnë me shumë gjasa qeverinë lokale.”

“Çfarë do të ndryshojë është se komuniteti do të ketë një shprehje të vërtetë demokratike”, shton ai.

“Lista Serbeas nuk e ka përfaqësuar plotësisht interesin e serbëve më parë, por tani ndikimi i Prishtinës mbi çështjet lokale do të reduktohet dhe vetëqeverisja lokale mund të funksionojë në interes të komunitetit”.

Nga perspektiva shqiptare, zgjedhjet shënojnë një realitet të ri për partitë serbe. Analisti politik Nexhmedin Spahiu e sheh këtë si legjitimizim të masave të qeverisë së Kurtit.

“Nuk besoj se do të ketë ndonjë ndryshim; përkundrazi, marrja e kontrollit mbi veriun do të legjitimohet. Serbët do të qeverisin vetë, por kjo nuk do të sjellë asnjë rezultat apo zhvillime të mëtejshme. Situata nuk mund të kthehet më siç ka qenë para incidentit të Banjskës”, thotë Spahiu.

Flamujt dhe simbolet si shkak i konfliktit

Të gjitha tensionet e fundit kanë filluar nga simbolet. Në targat e makinave apo pasaportat, këto simbole të vogla kanë shkaktuar përplasje të mëdha. Bllokime rrugësh, pika kalimi kufitar u mbyllën dhe presidenti i Serbisë dërgoi ushtrinë në kufi. Për Miodrag Marinkoviq, rreziku i tensioneve fillon me ndryshimet e pushtetit.

“Konflikti i parë që parashikoj do të jetë mbi simbolet, si vendosja e flamurit serb në ndërtesat komunale dhe përfshirja e policisë në atë proces”. Ai shton gjithashtu: “Që nga fillimi, veprimet e qeverive të reja lokale do të hasin rezistencë të fortë nga Prishtina, e mbështetur nga forcat policore, dhe hapat e parë të asambleve lokale do të shoqërohen me tensione dhe përplasje”.

Nga ana tjetër, Nexhmedin Spahiu mendon se vetëqeverisja lokale mund të rivendosë grafitet dhe gjithçka që bën pjesë në kompetencat komunale.

“Ato mund t’i rikthejnë përsëri. Edhe nëse janë simbole nacionaliste, kjo është thjesht një çështje interpretimi ligjor, dhe ligji nuk mund të interpretohet në mënyrë subjektive. Kemi situata të ngjashme në pjesë të tjera të vendit, kështu që kjo mund ta relativizojë çështjen”, thotë Spahiu.

DW kontaktoi qeverinë e Kurtit për të pyetur mbi tensionet e mundshme pas ndryshimeve të pushtetit pas zgjedhjeve, por nuk mori përgjigje. Përfaqësuesit e Listës Serbe gjithashtu u kontaktuan, por nuk u përgjigjën.

Përfaqësuesit e partive opozitare serbe në Kosovë, si Stefan Veljkovic nga Partia Demokratike Serbe, kritikojnë të gjitha vendimet e Kurtit, por edhe politikën e Listës Serbe. Ai thotë se partia e tij “do të kryejë një rishikim të plotë të institucioneve komunale, veçanërisht të atyre në pozicione të larta (si drejtorë), dhe do të anullojë të gjitha vendimet dëmtuese që ndikojnë negativisht tek popullsia lokale”.

Zgjedhjet në sy të qytetarëve

Zgjedhjet lokale në pjesë të tjera të Kosovës dominohen nga diskutime mbi infrastrukturën, çerdhet, parkun dhe në Prishtinë situatën e trafikut. Për shqiptarin Selim Sherifi, pritshmëritë për zgjedhjet e ardhshme janë të vogla.

“Ka shumë premtime, por si gjithmonë, shumica mbeten vetëm në letër. Katër vite po kalojnë dhe shohim pak ndryshime”, thotë Sherifi.

Vendimet politike dhe tensionet e vazhdueshme, kanë shkaktuar largimin masiv të serbëve nga Veriu.

Sipas raportit të International Crisis Group (ICG), nga 2015 deri në 2023, popullsia serbe në Kosovë ka rënë nga 145.000 në 100.000.

Edhe Milena Jevtiç nga Mitrovica e Veriut, ka vështirësi për të gjetur punë. Por planin e saj e ka të qartë: të qëndrojë.

“Nuk besoj se diçka do të ndryshojë. Politika është siç është”, thotë Jevtiç.

The post DW: Zgjedhjet lokale në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri appeared first on Albeu.com.

DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova
Muajin e kaluar u regjistrua një thatësirë rekord në Europë dhe në hapësirën e Mesdheut.

Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane, kryesisht në lindje, në fillim të korrikut ishte prekur nga thatësira, rezulton nga një hulumtim i të dhënave të fundit të Observatorit Europian të Thatësirave (EDO).

Kjo është hapësira më e madhe e prekur prej thatësirës në harkun kohor 1 deri më 10 korrik që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2012.

Vlera ishte 21 përqind mbi mesataren e viteve 2012 deri në 2014. Krahasur me qershorin, kur 55,5 përqind e sipërfaqes ishte e prekur nga thatësira, vlera ka rënë paksa.

Hulumtimi i thatësirave nga programi i Observatorit europian Copernicus bazohet në imazhet satelitore dhe tre parametrave që merren parasysh: reshjet, lagështira e tokës dhe gjendja e vegjetacionit.

Më shumë e prekur nga thatësira lindja e Europës

Në Serbi, Bullgari dhe Kosovë toka ishte e prekur tërësisht nga thatësira. Edhe në Armeni dhe Turqi sipërfaqe të mëdha – 77 deri në 95 përqind e vendit – janë prekur nga thatësira. Në Turqi thatësira e shoqëruar edhe me erëra të forta ka shkaktuar zjarre.

Siria ndërkohë është prekur nga thatësira, që po rrezikon të korrat e grurit dhe sipas OKB-së është e rrezikuar garancia për ushqim për 16 milion njerëz.  Në Europën perëndimore gjendja ka qenë me dallime, ndërsa në Francë një e treta e tokës u prek nga thatësira, Spanja dhe Portugalia nuk u prekën fort nga thatësira./DW

The post DW: Thatësirë rekord në Europë këtë verë! Ja shtetet më të prekura, mes tyre Kosova appeared first on Albeu.com.

DW: Gjykata e BE-së vendos kundër Italisë për skemën e kampeve të emigrantëve në Shqipëri, Meloni kritika për vendimin
Gjykata e Lartë e Evropës të premten vuri në pikëpyetje legjitimitetin e listës së “vendeve të sigurta” që Italia përdor për të dërguar emigrantë në Shqipëri dhe për të përshpejtuar kërkesat e tyre për azil, në një goditje të re ndaj një pike kyçe të politikës së qeverisë për migracionin .

Gjyqtarët në gjykatën më të lartë të Bashkimit Evropian vendosën të premten se Italia mund të përshpejtojë deportimet e migrantëve në vendet që i përcakton si “të sigurta” nëse plotëson kushte të caktuara.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) u pyet nëse një procedurë e përshpejtuar e azilit, që u lejon zyrtarëve të kthejnë shpejt emigrantët nga vendet që nuk përballen me luftë ose kriza të rëndësishme, ishte e lejueshme.

Vendimet e BE-së kanë të drejtë të përcaktojnë vende të sigurta origjine për të përshpejtuar procedurat e azilit nëse autoritetet zbulojnë burimet për vlerësimin e tyre, vendosi gjykata.

“Burimet e informacionit mbi të cilat bazohet një përcaktim i tillë duhet të jenë mjaftueshëm të arritshme, si për aplikantin ashtu edhe për gjykatën ose tribunalin që ka juridiksion”, shkroi gjykata më e lartë e BE-së.

Një kusht i dytë i përcaktuar nga gjykata është që një shtet mund të përcaktohet si vend i sigurt origjine vetëm nëse ofron mbrojtje të përshtatshme për të gjithë popullsinë, përfshirë pakicat.

Gjykata me seli në Luksemburg tha gjithashtu se, ndërsa një procedurë e përshpejtuar nuk shkel ligjin e BE-së, përcaktimi i vendeve të sigurta duhet t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor në mënyrë që migrantët të mund të sfidojnë vendimet e marra mbi kërkesat e tyre për azil.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kritikoi vendimin e GJED-së mbi klasifikimin e vendeve të sigurta të origjinës. Ajo tha se vendimi kufizoi më tej hapësirën tashmë të kufizuar për manovrim të qeverive.

“Ky është një hap që duhet t’i shqetësojë të gjithë”, tha Meloni. “Vendimi i gjykatës dobëson politikën për të luftuar imigracionin masiv të paligjshëm dhe për të mbrojtur kufijtë kombëtarë.”

Pse iu kërkua gjykatës evropiane të merrte një vendim?

Dy shtetas bangladeshianë, të cilët u shpëtuan në det vitin e kaluar nga marina italiane, u dërguan në një qendër paraburgimi në Shqipëri.

Meqenëse Bangladeshi është në një listë vendesh që Italia i konsideron të sigurta , kërkesa e tyre për azil u vlerësua shpejt përpara se të refuzohej.

Megjithatë, një gjykatë italiane vendosi vitin e kaluar se migrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti nuk mund të ktheheshin menjëherë sepse këto vende nuk janë mjaftueshëm të sigurta.

Gjyqtarët në Gjykatën e Qarkut të Romës , të cilët ia referuan çështjen Luksemburgut , do të kenë fjalën e fundit në përcaktimin nëse procedura është zbatuar në mënyrë korrekte për dy shtetasit e Bangladeshit.

Pse u dërguan emigrantët në Shqipëri?

Procesi i përshpejtuar dhe ndalimi i migrantëve në mjediset në Shqipëri u prezantua nga qeveria e Melonit në një përpjekje për të frenuar numrin e migrantëve që hyjnë në vend.

Të dyja politikat janë përballur me kritika të ashpra. Gjykatat italiane kanë vendosur kundër këtyre politikave dhe kanë referuar disa raste në gjykatën më të lartë të BE-së në Luksemburg për sqarime.

Politikanët e opozitës argumentojnë se skema është e kushtueshme, e ndërlikuar dhe dëmtuese për të drejtat e emigrantëve. Një delegacion joqeveritar që vëzhgon procesin në Shqipëri thotë se ajo i privon në mënyrë të paligjshme emigrantët nga ndihma me kërkesat për azil.

The post DW: Gjykata e BE-së vendos kundër Italisë për skemën e kampeve të emigrantëve në Shqipëri, Meloni kritika për vendimin appeared first on Albeu.com.

PS mori mandatin e katërt qeverisës/ DW: E paprecedentë për vendin!
Marrja e një mandati të katërt qeverisës radhazi nga një parti politike në Shqipëri, përbën të parën herë që nga zgjedhjet pluraliste të vitit 1991 në atë që DW e përshkruan si “precedent historik për vendin”. Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, pas numërimit të rreth 60% të kutive të votimit, tregojnë një epërsi të qartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, e cila ka siguruar 52.5% të votave.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj grumbulluan 33.9% të votave, forcë e tretë në Kuvend pritet të jetë Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me tri mandate, ndërsa për herë të parë, tri formacione të reja politike – “Mundësia” e Agron Shehajt, “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit – janë në kufirin e votave për të siguruar nga një deputet secila.

Kjo është panorama post-zgjedhore, e përmbledhur thjesht në një shkrim ku pasqyrohen në të njëjtën mase edhe akuzat e kreut të PD-së,  Sali Berisha, për parregullsi dhe manipulime, për zgjedhje të zhvilluara në kushte të pabarabarta dhe të ndikuara nga veprime të qeverisë që, sipas tij, synonin të orientonin votën, ndërsa pa sqaruar qartë nëse ka në plan apo jo ta kontestojë rezultatin, insistoi vetëm se do të presë të dhënat përfundimtarë “për të bërë një vlerësim të situatës dhe për të përcaktuar qëndrimin tonë.”

Nënvizohet po kështu edhe raporti paraprak i misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, që fliste për zgjedhje të qeta e të menaxhuara mirë, por me mangësi në aspektin e barazisë në garë, e ku u vlerësua në mënyrë të veçantë roli i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në hetimin e krimeve zgjedhore.

Deri tani SPAK-u ka hapur 39 çështje lidhur me zgjedhjet e 11 majit: 33 prej tyre për korrupsion aktiv në zgjedhje, katër për korrupsion aktiv dhe pasiv, një për përdorim të funksionit publik për qëllime politike dhe një për shpërdorim detyre./DW

The post PS mori mandatin e katërt qeverisës/ DW: E paprecedentë për vendin! appeared first on Albeu.com.

Sulmi me armë në veri të Kosovës, DW: Kush mban përgjegjësi për konfiktet e armatosura
Konflikti i armatosur në Kosovë sikur i ka zënë në befasi autoritetet në Beograd. Këto zhvillime kanë ngritur shumë pyetje që ende nuk kanë përgjigje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç theksoi se vendi (Serbia) është në gjendje të rëndë dhe thekson se ky është momenti më i vështirë për vendin dhe popullin serb, që nga viti 2004 dhe 2008. Sipas tij, fajtori kryesor për situatën aktuale është Albin Kurti, i cili dëshiron ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n. Aleksandar Vuçiç i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe të ketë policë serbë në veri, sepse vetëm kështu mund t’i jepet fund konflikteve.

Kryengritja për shkak të “terrorit të Kurtit”

Kur bëhet fjalë për vetëkonfliktet e armatosura, të cilat pala shqiptare i vlerësoi si terrorizëm, presidenti i Serbisë theksoi se “serbët u rebeluan për shkak të terrorit të Kurtit dhe arrestimeve të shumta të serbëve nga Policia e Kosovës”. Aleksandar Vuçiç thotë se qëllimi kryesor i pushtetarëve në Prishtinë është që ta fajësojnë Beogradin për vrasjen e policit dhe se kjo mundësi është shfrytëzuar edhe për propagandë kundër Kishës Ortodokse Serbe. Ai theksoi se autoritetet serbe ende janë duke u shqyrtuar të gjitha detajet e ngjarjeve tragjike dhe se në bazë të kësaj do të përgatitet terreni për marrjen e vendimeve të mëvonshme.

Vendimet e shumta të gabuara

Për momentin realisht kemi shumë pyetje të hapura, thotë analisti i politikës së jashtme Boshko Jakshiç për DW. “Para së gjithash, çfarë kërkonte grupi i armatosur i serbëve në manastirin e Banjskës dhe cili ishte qëllimi i tubimit atje”, shton ai. Në anën tjetër, sipas Jakshiç, nuk është shumë e qartë pse Policia e Kosovës akoma nuk e ka bërër të ditur identitetin e serbëve të arrestuar. Pra, ka një sërë paqartësish, por dimensioni politik është pakrahasueshëm më i rëndësishëm se të gjitha të tjerat, thekson bashkëbiseduesi ynë.

“Së pari tregon se sa i gabuar ka qenë vendimi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës dhe nga Policia e Kosovës. Është e vërtetë që Kurti po shkakton incidente, por duke qenë se Vuçiç i udhëheq këto negociata dhe se është ai që duhet të sigurojë sigurinë e serbëve, kjo është një lloj disfate për Vuçiçin”, pohon Jakshiç.

Beogradi ka humbur epërsinë

Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç deklaron se “ata që e përkrahën agresionin ndaj Serbisë në vitin 1999 vazhdojnë politikën e tyre dhe mbështesin Albin Kurtin, dëshira e të cilit është të shkaktojë luftë”. Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare praktikisht lejon që të ndodhë një konflikt në Kosovë. Sipas tij, “populli serb ka të drejtë të mbrohet dhe të shprehë vullnetin e tij politik dhe se nuk dëshiron konflikt me askënd”.

Ndërsa kryeministrja Ana Brnabiç akuzon Albin Kurtin për përshkallëzimin aktual dhe thotë se “presidenti serb Aleksandër Vuçiç edhe më parë ka paralajmëruar se mund të ketë konflikt të armatosur në veri të Kosovës”.

Përshtypja në Beograd është se ky zhvillim i ngjarjeve nuk i ka pëlqyer palës serbe, sepse vjen në kohën kur dukej se Albin Kurti disi po e humbte mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë. Këtë përshtypje ndan edhe Boshko Jakshiç, i cili “nuk mendon se pas këtij veprimi qëndron Vuçiqi, por kjo e bën problemin edhe më serioz”. Kjo mund të nënkuptojë se presidenti Vuçiç nuk e ka, ose e ka humbur kontrollin mbi nacionalistët militantë. Nuk e dimë nëse është ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim me rusët, të cilët përmenden, por mund të themi me siguri se serbët e kanë humbur avantazhin që ua kishte dhënë Kurti javët e fundit. Promovimi i ndikimit rus është një nga komponentët e kësaj krize. Mendoj se pas vrasjes së policit nuk flitet më për asociacionin e komunave serbe”, tërheq vëmendjen Jakshiç.

Presidenti i Serbisë tashmë ka pasur një takim me lidhur me këto ngjarje me ambasadorin rus në Beograd Aleksandar Bocan Harçenko, ku ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç. Me atë rast, presidenti Vuçiç e njoftoi ambasadorin rus “për faktin se në Kosovë dhe Metohi po kryhet spastrim etnik brutal i organizuar nga institucionet e përkohshme të Prishtinës dhe nga Albin Kurti, me mbështetjen e një pjese të bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Vuçiç në Instagram.

Kujt i shkon në favor status quoja?

Presidenti i Serbisë po ashtu vlerësoi se ky ishte një lloj rebelimi nga ana e serbëve “për shkak të terrorit të Kurtit” që po bën së fundmi. Sipas bashkëbiseduesit tonë, “tingëllon logjike, por gjithmonë bëhet një gabim me këtë rast. Gjithmonë thuhet se është arrestuar një serb, por nuk thuhet shkaku pse është arrestuar dhe për çfarë dyshohet. Thjesht fakti që dikush është serb e shfajëson atë menjëherë nga çdo lloj faji dhe në këtë mënyrë po rritet tensioni”.

Është e vështirë të parashikohen lëvizjet e ardhshme të të dyja palëve. Tani për tani kemi dënime të fuqishme të sulmeve të grupeve të armatosura ndaj pjesëtarëve të policisë që po vijnë nga përfaqësues ndërkombëtarë. Boshko Jakshiq beson se “do të përdoret fraza e zakonshme që përsëritet në situata të tilla, që është de-përshkallëzimi. Me siguri do të vijë deri te kjo. Nuk është as në interesin e Kurtit që konflikti të përshkallëzojë, e aq më pak është në interesin e Beogradit. Kjo do të thotë rikthim në status quo, që është situata më e keqe, sepse mua më duket se një gjë e tillë i përshtatet më së shumti Kurtit dhe Vuçiqit, pavarësisht se ky status prishet ndonjëherë nga disa incidente. Por të krijohet përshtypja se ajo që quhet bashkësia ndërkombëtare nuk ka metoda efektive për të ushtruar presion mbi të dy për të bërë një lloj përparimi”, përfundon Boshko Jakshiç./DW/

The post Sulmi me armë në veri të Kosovës, DW: Kush mban përgjegjësi për konfiktet e armatosura appeared first on Albeu.com.