durres parandalohet krimi Archives - Albeu.com

Parandalohet vrasja në Durrës! Kërcënonte bashkëjetuesen me kallashnikov, bie në pranga autori
Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Durrës. Policia ka parandaluar në kohë vrasjen e shtetases K. B., banuese në Durrës.

Arrestohet në flagrancë bashkëjetuesi i saj, i cili po e kërcënonte me pistoletë për ta vrarë bashkëjetuesen e tij.Vihet në pranga edhe vëllai i tij, pasi u kap në banesën e tij, me një armë zjarri kallashnikov.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u zbulua një banesë në Tiranë, që e përdorte bashkëjetuesi i shtetases K. B. dhe dy shokë të tij, të cilët u shpallën në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve policore të Komisariatit të Policisë Durrës dhe “Shqiponjave” parandaloi vrasjen e shtetases K. B., banuese në Durrës.

Arrestohet në flagrancë bashkëjetuesi i saj, i cili po e kërcënonte me pistoletë për ta vrarë bashkëjetuesen e tij.

Vihet në pranga edhe vëllai i tij, pasi u kap në banesën e tij, me një armë zjarri kallashnikov.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve të thelluara hetimore u zbulua një banesë në Tiranë, që e përdorte bashkëjetuesi i shtetases K. B. dhe dy shokë të tij, të cilët u shpallën në kërkim.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të DVP Tiranë, gjetën dhe sekuestruan edhe një kallashnikov e një pistoletë, municon luftarak e sende të tjera.

Në total u sekuestruan: 2 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 2 automjete.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë nga një shtetase e cila ishte e traumatizuar dhe kërkonte ndihmë sepse po e kërcënonte për ta vrarë bashkëjetuesi i saj, kanë vlerësuar njoftimin e marë dhe menjëherë kanë mirorganizuar punën dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale dhe të menjëhershme të punonjësve të Policisë, është bërë i mundur parandalimi i vrasjes së shtetases K. B. dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

L.D. alias K., 32 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Durrës, për veprën penale “Vrasje me paramendim për shkak të mardhënieve familjare”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbatja pa leje”, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale, i cili në momentin e arrestimit mbante me vete një armë të llojit pistoletë me krehër me 8 fishekë, me të cilën do të kryente krimin.

M.

Nga veprimet hetimore të kryera, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, i shtetasit A. K., 35 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Durrës, vëllai i autorit.

Këtij shtetasi, nga kontrolli i banesës iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik kallashnikov dhe 23 fishekë.

Gjithashtu, në bazë të hetimit të thelluar të rrethanave të kësaj ngjarjeje të ndodhur dhe lidhjeve shoqërore të autorit të ngjarjes, shërbimet e Policisë, bënë të mundur zbulimin e një banese të marrë me qira në qytetin e Tiranës, e cila përdorej nga i arrestuari, shtetasi L. D., dhe shtetasit M. L., banues në Durrës dhe E. H., banues në Thumanë Krujë, banesë në të cilën u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë provës materiale një armë zjarri automatik, me krehër dhe fishekë dhe një pistoletë me fishekë.

Shtetasit M. L. dhe E. H., u shpallën në kërkim si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. /albeu.com/

The post Parandalohet vrasja në Durrës! Kërcënonte bashkëjetuesen me kallashnikov, bie në pranga autori appeared first on Albeu.com.