dubai Archives - Albeu.com

EMRAT/ Fshiheshin në Dubai, arrestohen për ekstradim 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK, akuzohen për trafik droge e mashtrim kompjuterik
Interpol Tirana njoftoi sot se ka lokalizuar dhe arrestuar 5 shqiptarë të cilët fshiheshin nga drejtësia në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Operacioni i koduar “Thë Wanted” çoi në arrestimin e tyre me qëllim ekstradimin.

Policia e Shtetit bëri me dije se të pestë po fshiheshin prek kohësh në Dubai dhe tani kanë nisur procedurat për ekstradim.

Dy prej tyre janë Kristo Qirici dhe Eldjan Allushi drejtues të një grupi kriminal të drogës në Sarandë që trafikonte lëndë narkotike drejt Greqisë e më gjerë, pasuritë e të cilëve janë sekuestruar nga SPAK prej disa muajsh.

Kristo Qirici mbante tre identitete. Kristo Qirici është vëllai i biznesmenit Edmond Papa, që mbeti i vrarë në një atentat në Tiranë në janar të 2023.

Në atë kohë hetuesit dyshonin se vrasja e Papës lidhej me konfliktet mes grupeve rivale për trafikimin e lëndëve narkotike dhe ekzekutimin e Aleksandër Sadikaj, me një sasi tritoli që iu vendos në automjet katër vite më parë.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.

4 nga këta shtetas, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.  Shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik”, njoftoi policia.

Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.

“Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai”, tha policia.

Kush janë Kristo Qirici dhe Eldjan Allushi, sekuestrimi i 90 pasurive të grupit kriminal nga SPAK

Kisto Qirici (foto sipër) akuzohet si kreu i një grupi kriminal të trafikut të drogës që transportonte drogë drejt Greqisë dhe më gjerë. Edhe Eldjan Allushi akuzohet si pjesë e të njëjtit grup, në të njëjtën dosje.

90 pasuri, vlera e të cilave shkon në miliona euro, janë vendosur në sekuestro preventive me vendim të GJKKO pas operacionit të policisë që vendosi në pranga 2 shefa policie dhe shpalli në kërkim një tjetër vitin e kaluar.

Sekuestrihet u bënë në muajin mars të këtij viti. Prokuroria e Posaçme njoftoi se pasuritë e sekuestruara i përkasin të shpallurve në kërkim Kristo Qirici (I njohur dhe me 2 emra të tjerë si Jetmir Hoxhaj apo Jetimir Qirici), Eldjon Alushaj alias Kosta Alushaj, si dhe Shkelzen Kraja.

Dy të parë dyshohen se krerë grupeve kriminale që kultivonin kanabis në Sarandë dhe zonat përreth në vitet 2019-2021, dhe drogën e trafikonin drejt Greqisë.

Numri më i madh i pronave është i përqendruar në Sarandë dhe të tjerat në Tiranë, ndërsa bëhet fjalë për dhjetëra pasuri të paluajtshme, biznese të rëndësishme por edhe 39 llogari bankare, ne emër të Qiricit, Alushajt, Krajës dhe personave të tjerë të lidhur me ta.

Në pronësit të Kristo Qiricit SPAK ka evidentuar dhe ka sekuestruar 15 pasuri, thuajsse të gjitha në Sarandë, mes të cilave një hotel, një bar restorant dhe 9 pasuri të tjera të paluajtshme e 3 llogari bankare.

Në emër të Eldjon Alushajt janë gjetur 2 pasuri në Sarandë por edhe disa të tjera në emër të personave të lidhur me të.

Më shumë pasur ka anëtari i grupit të strukturuar kriminal Shkëlzen Kraja me 2 vila në Dhërmi të Vlorës, 17 llogari bankare, biznese, troje apartamente, sipërfaqe toke, kullota, pemtore etj

Pasuritë e tjera në sekuestro preventive janë në emër të personave të lidhur me 3 të kërkuarit, ndërsa bëhet fjalë për hotel në Sarandë, apartamente, biznese dhe 19 llogari të tjera bankare.

Në ndihmë të këtij grupi kriminal gjatë trafikut të drogës SPAK dyshon se janë vendosur edhe 3 drejtues të rëndësishëm të policisë 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim.

Pjesë e këtij grupi rezultuan edhe efektivë të policisë së shtetit, roli I të cilëve u zbulua pas komunikimevë në aplikacionin e koduar Sky ecc ata bashkëpunonin me anëtarët e grupeve kriminale.

Mes pasurive të sekuestruara janë 19 llogari bankare, disa apartamente, garazhe, hotele, njësi tregtare, si dhe sipërfaqe toke pjesa më e madhe e të cilave ndodhen në jug të Shqipërisë në zonat turistike të Palasës dhe Dhërmiut.

Njoftimi i SPAK:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme lëshoi më 3 mars, udhrin për caktimin e masës “sekuestro preventive” mbi 90 pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave në hetim në kuadër të procedimit penal nr.169, të vitit 2022.

Më datë 14.02.2025, në kuadër të këtij procedimi penal janë regjistruar emrat e dhjetë shtetasve që u atribuohen veprat penale, ndër të cilët edhe shtetasit; Kristo Qirici (alias J.H, alias J.Q),  Eldjon Alushaj (alias K.A) dhe Shkelzen Kraja, të përfshirë gjatë viteve 2019-2021 në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike (cannabis sattiva) në zonën e Sarandës dhe rrethinat e saj, si dhe trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria për në Greqi, të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Gjatë hetimeve paraprake nga ana e Hetuesve Financiarë në Prokurorinë e Posaçme, si dhe nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, janë kryer një sërë veprimesh hetimore në lidhje me hetimin pasuror në kuadër të këtij proçedimi penal.

Një ditë pas lëshimit të urdhrit të Prokurorisë së Posaçme, më datën 04.03.2025, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka njoftuar të gjitha agjencitë shtetërore të ngarkuara për regjistrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe bankat e nivelit të dytë, për ekzekutimin e vendimit nr.131, datë 28.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin “Për caktimin e masës së sekuestros preventive”.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara po vazhdojnë procedurat e tjera ligjore për marrjen në dorëzim dhe administrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat është vendosur sekuestro preventive”.

The post EMRAT/ Fshiheshin në Dubai, arrestohen për ekstradim 5 shqiptarë të kërkuar nga SPAK, akuzohen për trafik droge e mashtrim kompjuterik appeared first on Albeu.com.

Aleks Visha në pranga në Dubai pas fushatës GoFundMe? Dalin detajet
Personazhi i njohur i rrjeteve sociale dhe TikTok-ut, Aleks Visha, është arrestuar në Dubai, një ngjarje që ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta dhe debat në rrjetet sociale.

Vetë Visha ka bërë publik lajmin përmes një InstaStory, ku ka ndarë pamje nga momenti i ndalimit të tij brenda një automjeti policie, duke e bërë situatën edhe më virale në platformat online.

Sipas deklarimeve të tij në mbishkrimin e videos së publikuar në Instagram, ndalimi dhe më pas vendimi për deportim nga Dubai kanë ardhur pas përfundimit të një fushate të organizuar në platformën GoFundMe. Përmes kësaj fushate, sipas tij, janë mbledhur rreth 450 mijë dollarë për ndihmë ndaj një vajze që po vuan nga leucemia.

I habitur dhe i revoltuar nga situata, Aleks Visha është shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë:

“Pas një GoFoundi ku u mblodhën 450k dollarë direkt në burg, pse? Dhe deportim nga Dubai pas një telefonate që thojnë unë jam kriminel?”

Pamjet e publikuara prej tij janë shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale, duke nxitur reagime dhe diskutime të shumta nga ndjekësit dhe publiku. Megjithatë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet policore apo diplomatike në Dubai lidhur me rastin apo statusin ligjor të tij.

Mbetet ende e paqartë nëse ndalimi lidhet me menaxhimin e fondeve të fushatës humanitare apo me çështje të tjera verifikimi nga autoritetet lokale.

The post Aleks Visha në pranga në Dubai pas fushatës GoFundMe? Dalin detajet appeared first on Albeu.com.

Alarmohet Dubai/ Mijëra qytetarë marrin një mesazh i cili paralajmëron mundësinë e goditjes me raketa
Makthi i sulmeve me raketa duket se po kthehet në Dubai, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e Emirateve. Një mesazh i ardhur në telefon ka alarmuar qytetarët që jetojnë dhe banojnë në Dubai.

Mediat shkruajnë se pak pas orës 17:00 të mbrëmjes së së hënës, mijëra qytetarë morën një alarm urgjent sigurie në telefonat e tyre celularë, i cili fliste për një kërcënim të mundshëm me raketa dhe bënte thirrje për masa të menjëhershme mbrojtëse. Mesazhi, i cili u shfaq në anglisht dhe arabisht, paralajmëron se “për shkak të situatës aktuale, ekziston mundësia e kërcënimeve me raketa” dhe u kërkon qytetarëve të kërkojnë menjëherë strehim në ndërtesën më të afërt të sigurt.

Njëkohësisht, u rekomandohet të largohen nga dritaret, dyert dhe hapësirat e hapura, ndërsa theksohet se duhet të presin udhëzime të mëtejshme nga autoritetet kompetente. Njoftimi mban firmën e Ministrisë së Brendshme, e cila i jep atij peshë të veçantë dhe përforcon ndjesinë se kjo është një masë parandaluese në kontekstin e gatishmërisë së shtuar.

The post Alarmohet Dubai/ Mijëra qytetarë marrin një mesazh i cili paralajmëron mundësinë e goditjes me raketa appeared first on Albeu.com.

Fero shfaqet i lumtur në Dubai, pozon pranë jahteve luksoze
Reperi Fero ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale me një postim të fundit nga Dubai.

Artisti ka ndarë një Instastory, ku shfaqet i buzëqeshur pranë jahteve luksoze dhe ndërtesave moderne karakteristike të qytetit, duke dhënë përshtypjen e një momenti relaksi në një prej destinacioneve më të njohura luksoze në botë.

Në fotografi, Fero është paraqitur me një stil të thjeshtë veshjeje, ndërsa pamja e sfondit dhe atmosfera e postimit kanë nxitur reagime të menjëhershme nga ndjekësit e tij.

Ndërkohë, në ditët e fundit është raportuar se reperi është bërë baba për herë të dytë, një lajm që ka qarkulluar gjerësisht në media dhe rrjete sociale.

The post Fero shfaqet i lumtur në Dubai, pozon pranë jahteve luksoze appeared first on Albeu.com.

Stuhi e fortë në Dubai/ Rrufeja godet ndërtesën më të lartë në botë
Dubai është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe stuhitë e fuqishme, një situatë e pazakontë për këtë qytet që njihet për klimën e tij të thatë.

Gjatë motit ekstrem, rrufeja ka goditur Burj Khalifa, ndërtesën më të lartë në botë, me një lartësi prej 829 metrash.

Pamjet e momentit janë shpërndarë shpejt në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën.

Autoritetet në United Arab Emirates, kanë aktivizuar masat e emergjencës dhe kanë lëshuar alarme sigurie për qytetarët, duke i këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të jenë të kujdesshëm gjatë kushteve të rënda të motit.

Stuhitë kanë përfshirë pjesë të mëdha të vendit, me reshje intensive, erëra të forta dhe aktivitet të shtuar elektrik.

Në disa zona janë regjistruar përmbytje të përkohshme dhe vështirësi në qarkullim, ndërsa shërbimet emergjente janë në gatishmëri për çdo situatë.

Meteorologët paralajmërojnë se moti i paqëndrueshëm mund të vazhdojë edhe gjatë orëve në vijim, dhe qytetarët u bëjnë thirrje të ndjekin udhëzimet zyrtare për sigurinë e tyre.

View this post on Instagram

A post shared by India Today (@indiatoday)

The post Stuhi e fortë në Dubai/ Rrufeja godet ndërtesën më të lartë në botë appeared first on Albeu.com.

Alarm në Dubai dhe Doha! Irani paralajmëron goditjen e disa zonave, njofton rezidentët të evakuohen
Qendra e operacioneve mediatike e Iranit ka paralajmëruar banorët në zona specifike të Dubait dhe Dohas se personeli ushtarak amerikan është fshehur në ato vende, sipas transmetuesit shtetëror Press TV.

Qendra tha se Irani mund t’i shënjestrojë ato zona në orët në vijim, ndërsa u bëri thirrje banorëve të evakuohen menjëherë.

Kujtojmë se Irani ka goditur në Dubai dhe qytete të tjera të vendeve të Gjirit Persik gjatë ditëve të fundit, duke shënjestruar bazat amerikane në rajon.

The post Alarm në Dubai dhe Doha! Irani paralajmëron goditjen e disa zonave, njofton rezidentët të evakuohen appeared first on Albeu.com.

Dubai: Mbrojtja ajrore po i përgjigjet më së miri kërcënimit raketor iranian
Emiratet e Bashkuara Arabe deklaruan se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore po i përgjigjen një “kërcënimi me raketa”, duke i nxitur banorët të qëndrojnë në vende të sigurta mes sulmeve hakmarrëse iraniane.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore aktualisht po i përgjigjen një kërcënimi me raketa”, tha Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Krizave dhe Fatkeqësive Emergjente (NCEMA) përmes platformës së kompanisë amerikane të mediave sociale X.

Ai i nxiti banorët të “qëndrojnë në një vend të sigurt dhe të ndjekin kanalet zyrtare për paralajmërime dhe përditësime”.

Përshkallëzimi rajonal ka nisur që nga 28 shkurti kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën një sulm të përbashkët kundër Iranit, duke vrarë më shumë se 1.200 njerëz dhe duke plagosur 10.000 të tjerë.

Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që janë shtëpi të aseteve ushtarake amerikane.

The post Dubai: Mbrojtja ajrore po i përgjigjet më së miri kërcënimit raketor iranian appeared first on Albeu.com.

Rritet numri i familjeve që largohen, evakuimi nga Dubai kushton 250 mijë dollarë
Kompanitë po paguajnë dhjetëra apo edhe qindra mijëra dollarë për të evakuuar punonjësit nga Dubai, ndërsa kostot e avionëve privatë dhe të automjeteve me qira janë rritur ndjeshëm, sipas kompanive të sigurimeve.

Ndërsa konflikti hyn në ditën e pestë dhe disa fluturime nga Emirates Airways po rifillojnë pas një ndërprerjeje disa ditore, gjithnjë e më shumë banorë dhe punonjës po kërkojnë të largohen nga Dubai, sipas agjentëve të udhëtimit, kompanive të sigurimeve dhe personave në rajon.

Kostoja totale për evakuimin e një familjeje me dy të rritur dhe dy fëmijë arrin deri në 250,000 dollarë, tha një kompani sigurimi, për rastet kur punonjësit përdorin avionë privatë. Çmimet për avionët charter janë pothuajse dyfishuar që nga fundjava.

Kostoja e marrjes me qira të një taksie ose minibusi privat për të udhëtuar nga Dubai drejt Muskatit në Oman ose Riadit në Arabinë Saudite, dy destinacionet më të preferuara për ata që largohen nga qyteti, është rritur në mijëra dollarë, nga vetëm disa qindra para fundjavës.

“Kemi parë tarifa taksish që fillojnë nga 5,000 dollarë e lart,” tha një drejtues në industrinë e sigurimeve. “Problemi i madh është se këshilla e evakuimit nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së thotë të largoheni duke përdorur mjetet tregtare të disponueshme, por aktualisht ka shumë pak mjete të tilla.”

Ndërsa bizneset në rajon po u kërkojnë punonjësve të punojnë nga distanca, një numër gjithnjë e më i madh banorësh, turistësh dhe emigrantësh po përpiqen të largohen, pasi konflikti nuk tregon shenja zbutjeje.

Daria Guristrimba, e cila drejton agjencinë e udhëtimit Globe7 për klientë të pasur dhe ka klientë në rajon, tha: “Njerëzit po qëndronin deri të martën, ishin relativisht të qetë dhe thonin se nuk do të largoheshin. Tani të gjithë e kuptojnë se kjo do të zgjasë. Tani njerëzit po largohen drejt Omanit dhe po largohen nga vendi.”

Ka edhe shenja të tjera se familjet e vendosura prej kohësh po largohen nga rajoni.

“Kemi parë një rritje të madhe të kërkesave me kafshë shtëpiake në bord gjatë 24 orëve të fundit, pasi familjet që jetojnë në rajon marrin vendimin të largohen plotësisht,” tha Charles Robinson, themelues i EnterJet. “Ata nuk mund t’i lënë kafshët e tyre në shtëpi dhe transportimi i tyre me fluturime tregtare nuk është i mundur.”

Fluturimet nga rajoni janë të kufizuara, edhe pse disa janë rifilluar drejt dhe nga Dubai dhe Abu Dhabi.

Emirates, Flydubai dhe Etihad po operojnë disa fluturime për të kthyer udhëtarët, por thanë se shërbimet e rregullta mbeten të pezulluara. Fluturimet e Qatar Airways vazhdojnë të jenë të ndaluara pasi hapësira ajrore e Katarit është e mbyllur, ndërsa dhjetëra mijëra pasagjerë që duhej të fluturonin nga aeroportet kryesore të rajonit mbeten të bllokuar.

Qeveri, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë dhe Italinë, po organizojnë fluturime riatdhesimi për të kthyer qytetarët e tyre në shtëpi. Air France dhe KLM kryen secila nga një fluturim riatdhesimi nga Muskati të martën, tha grupi ajror.

Lufthansa do të operojë një fluturim nga Muskati për qeverinë gjermane të mërkurën në mbrëmje, ndërsa British Airways tha se planifikon të realizojë një fluturim nga Muskati të enjten, me mundësinë e fluturimeve të tjera në ditët në vijim.

Virgin Atlantic, e cila të martën u bë linja e parë ajrore europiane që rifilloi shërbimin e saj të planifikuar për në Dubai, kishte një fluturim drejt Emirateve dhe një tjetër drejt Riadit gjatë natës. Të dy avionët ishin plot dhe do të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar duke transportuar pasagjerë, tha kompania ajrore të mërkurën.

Si fluturimet komerciale ashtu edhe ato charter po niseshin nga Muskati të mërkurën në mëngjes, sipas të dhënave nga Flightradar24. Baza në Oman është shndërruar në një pikë kryesore për njerëzit që përpiqen të largohen nga vetë Dubai, pasi kufiri mbetet i hapur dhe rojet kufitare po heqin kërkesat për vizë, sipas disa personave që kanë kaluar kufirin që nga fundjava. /FT

The post Rritet numri i familjeve që largohen, evakuimi nga Dubai kushton 250 mijë dollarë appeared first on Albeu.com.

Irani godet konsullatën amerikane në Dubai, nuk raportohet për të lënduar
Konsullata amerikane në Dubai është goditur nga një dron Iranian. Ndërkohë mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se nuk ka raportime për të lënduar.

Nga ana tjetër politico shkruan se administrata Trump po shqyrton ofrimin e mbrojtjes ushtarake për anijet cisternë që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Pra nëse zbatohet, masa do të jetë një përpjekje për të mbajtur çmimet e energjisë të ulëta, pasi një mbyllje e zgjatur e Ngushticës do të rriste çmimet e naftës dhe gazit.

The post Irani godet konsullatën amerikane në Dubai, nuk raportohet për të lënduar appeared first on Albeu.com.

Raketat iraniane godasin në Dubai, Rama: Shqipëria në solidaritet të plotë me Emiratet e Bashkuara Arabe
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas sulmeve me raketa të drejtuara nga Irani ndaj vendeve të rajonit, kryesisht ndaj Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë Dubain.

Në një reagim të fortë publik, Rama i cilësoi sulmet si “të verbëra dhe të dëshpëruara”, duke theksuar se ato nuk përbëjnë vetëm një agresion ndaj një shteti sovran, por edhe një goditje ndaj stabilitetit, prosperitetit dhe perspektivës së paqes në Lindjen e Mesme.

“Sulmet kundër një oaze paqeje si Dubai me raketa urrejtjeje dhe shkatërrimi zbulojnë natyrën e vërtetë të një regjimi mesjetar në Teheran”, shprehet Rama, duke shtuar se bëhet fjalë për një sistem që eksporton dhunë dhe përdor terrorin si instrument për të frikësuar fqinjët dhe vetë popullin e tij.

The post Raketat iraniane godasin në Dubai, Rama: Shqipëria në solidaritet të plotë me Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Albeu.com.