droga ne shqiperi Archives - Albeu.com

Guardia di Finanza “zbarkon” në Shqipëri, patrullon veriun për drogë (VIDEO)
Prej datës 1 maj, paralelisht me kontrollin në terren nga strukturat e Policisë së Shtetit, ka nisur monitorimi ajror nga GDF, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, së bashku me ekipin e GDF-së, për 3 orë, monitoruan nga ajri, me helikopter të pajisur me aparatura speciale, zonën veriore të vendit.

Gjatë monitorimit u verifikuan, në zona të thella si Dukagjin, Theth, Valbonë, Muriqan, Malësi e Krujës etj, koordinata në të cilat kishte dyshime se kultivoheshin bimë narkotike. Gjithashtu, u ndoq dhe u verifikua një mjet lundrues, i cili nuk kishte sende të kundërligjshme në bord, por kishte dalë për peshkim.

Në përfundim të monitorimit, Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano dhe kapiteni i GDF-së, Sergio Angelucci u shprehën:

-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano:

“Ne, sot, zhvilluam një fluturim monitorimi, bashkë me kolegët e “Guardia di Finanza”, kryesisht në zonën veriore të vendit. Pjesëmarrja ime në këtë fluturim nuk ishte thjesht për t’i falenderuar kolegët italianë që punojnë për të na mbështetur në luftën kundër kultivimit të kanabisit, por për t’iu treguar të gjithë mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe vendosmërinë time personale, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, po ashtu edhe të të gjithë efektivëve, në lidhje me goditjen e problematikës së kultivimit të kanabisit.

Dua t’i falenderoj kolegët e “Guardia di Finanza”, si ekuipazhin e helikopterit ashtu edhe kolegët e tjerë, që monitorojnë nga qendra e kontrollit të gjitha fluturimet dhe vendndodhjet e vendeve, të dyshuara si pjesë e kultivimit të kanabisit, janë një skuadër profesionistësh dhe për këtë unë falënderoj kolegët e Interforce, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane dhe Ministrinë e Brendshme italiane, e cila na ka ofruar këtë mundësi, për të lokalizuar me teknologjinë më të fundit që mjeti fluturues, helikopteri, që kemi pas shpine, mban me vete.

Dua të siguroj të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që do të kenë mbështetjen time personale lidhur me luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe çdo lloj paligjshmërie tjetër në vendin tonë.

I përgëzoj dhe i falenderoj për të gjithë punën që ata bëjnë në terren, është punë jo e lehtë të gjurmosh dhe të lokalizosh çdo bimë kanabisi, të mbjellë në terrenet më të thyera të vendit tonë.

Ju siguroj që Policia e Shtetit është e vendosur, me tolerancë zero, kundër fenomenit apo problematikës së kultivimit të kanabisit dhe do të vazhdojmë siç e kemi nisur këtë vit, pak më herët nga vitet e kaluara, për të identifikuar çdo vend të përgatitur për kultivimin e kanabisit, për të shkatërruar e asgjesuar çdo bimë, që në fazën fillestare të saj, në mbjelljen në terren.”

-Kapiteni i GDF-së Sergio Angelucci:

“Falënderoj Drejtorin për vlerësimin që shpreh për shtetin italian dhe për “Guardia di Finanza”-n. Ne sigurisht, garantojmë impenjim maksimal, me qëllim realizimin e kësaj veprimtarie të rëndësishme, në territorin shqiptar.”

Monitorimi ajror nga GDF-ja dhe kontrollet intensive nga toka, me punonjës police dhe dronë që Policia e Shtetit ka në dispozicion do vijojë në mënyrë të vazhdueshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike./albeu.com/

The post Guardia di Finanza “zbarkon” në Shqipëri, patrullon veriun për drogë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Artan Hoxha: Droga po çon në stratosferë çmimet e apartamenteve në Shqipëri
Gazetari Artan Hoxha theksoi se shkaku kryesor i rritjes së çmimit të apartamenteve në Shqipëri është pikërisht trafiku dhe prodhimi i lëndëve narkotike në vend.

Sipas tij, nuk ka kuptim që me nivelin e pagave që ka vendi të kemi çmime kaq të shtrenjta për blerjen e një apartamenti.

Përballë Juli Xhokaxhi, Hoxha tha se duket qartë që burimi kryesor i të ardhurave për përballimin e këtij çmimi të apartamenteve në vend është pikërisht trafiku i lëndëve narkotikëve, por edhe prodhimi i kanabisit në vend.

“Ne kemi dy tregje të trafikut të narkotikëve në Shqipëri, është tregu i jashtëm dhe i brendshëm.

I jashtmi merret kryesisht me kokainë dhe ka grupe të fuqishme shqiptarësh që sjellin kokainë nga Amerika Latine dhe gjetkë.

Tregu i brendshëm na shfaqet me problematika si rritja e kriminalitetit këtu etj”, tha Hoxha.

Artan Hoxha publikoi edhe disa foto të një plantacioni me kanabis sativa të llojit “Gorrilla”, fara e së cilës është kultivuar në Spanjë dhe është sjellë posaçërisht në Shqipëri. Kjo farë sipas tij vilet për 60 ditë./albeu.com

The post Artan Hoxha: Droga po çon në stratosferë çmimet e apartamenteve në Shqipëri appeared first on Albeu.com.