droga ne fier Archives - Albeu.com

PËRGJIMET/ “Drogën e ka porositur dikush që ka vrarë policë”, Kokaina në shtëpinë e zyrtarit të PS, kush është “lushnjari” dhe roli i tij
Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala sjell këtë të mërkurë detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e dytë e dokumentarit:

Në një tjetër përgjim midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij, që duken plotësisht të shpenguar në komunikimet e tyre, Denilsoni dëgjohet teksa e porosit të fejuarën e tij në lidhje me problematikat që mund tu dalin në vazhdim mbi mallin.

Po kështu ai dëgjohet teksa i thotë të fejuarës së tij, se dërguesit e mallit mund të dërgonin në Shqipëri njerëzit e tyre. Me qëllim për të inspektuar vendin ku mbahej ngarkesa në Frakull të Madhe. Në një tjetër përgjim, këtë herë më 11 Nëntor 2022, Denilsoni porosit xhaxhain e tij, që të largonte qenin nga vendi ku po ruanin mallin, në shtëpinë e tyre në fshatin Frakull e Madhe.

Po kështu të gjente mënyrën se si të largonte edhe gjyshin e tij, Refatin, nga vendi ku ndodhej ngarkesa. Në mënyrë që ky i fundit të mos shikonte personat që të nesërmen do të shkonin te banesa e tij. Kjo pasi kolumbianët do të merrnin nga aty një sasi ‘plehu organik’ për verifikim/ekstraktimi.

Përgjim 11 Nëntor 2022

Denilson Çervanaku, komunikon me xhaxhain e tij, Zenel Çervanaku

Z. Ç: He Son.

D. Ç: Ej or vlla. Ne do ikim nesër nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë besoj, nisu që në mëngjes herët.

Z. Ç: Nga ora dhjetë, njëmbëdhjetë.

D. Ç: Nga ora dhjetë do vijmë ne andej por ti nisu nga ora shtatë, tetë.

Z. Ç: Ok. Po nisem shpejt atëherë.

D. Ç: Ee. Nisu shpejt edhe të jetë qeni lidh kur të vijmë ne vlla, mos të jetë Refati aty ke shpia. Thuaj të iki…të rrij aty.

Z. Ç: Pa merak, pa merak. Mirë vëlla. Pa merak. Hajt.

Të nesërmen Denilsoni komunikon sërish me xhaxhain e tij Zenelin, ku e vë në dijeni se po vijnë. Dhe që të merrte masat të largonte qenin nga oborri i banesës. Për shkak se po vinin personat që do bënin inspektimin e ngarkesës dhe do mundësonin marrjen prej saj të një sasie të vogël për verifikim. Po ndërsa punët duket se ishin në vijë, komunikimet midis personave të interesuar për ta mbyllur sa më shpejt pastrimin e kokainës, tregojnë të kundërtën.

Ndërsa tensioni duket të jetë në rritje. E tillë shfaqet të jetë edhe biseda e kapur në përgjime më 12 nëntor, midis Denilsonit dhe të fejuarës së tij.

Ku djali i Viktor Çervanakut shprehet i revoltuar se ‘i huaji’, duke lënë të nënkuptohet kolumbianin, nuk bëri gjë. Kjo, sipas tij, pasi përkthyesi nuk kishte vajtur në takim. Në këtë bisedë të përgjuar Denilsoni i kërkon të fejuarës të ketë kujdes dhe të mos përmendë emra, por ndërkohë shprehet ‘se do ti fuste ndonjë plumb kokës, se më acaroi me luaji mendsh’, duke nënkuptuar të dyshuarin Klajdi Vrioni, i cili nuk e kishte përfunduar punën.

Shqetësim për zhdukjen e ‘Kolumbianit’, shfaq edhe Nikolin Gjolena. ‘Kolumbiani u zhduk vëlla, por unë e gjej kolumbianin me dasht’, dëgjohet Gjolena ti thotë Denilson Çervanakut. I cili më vonë dëgjohet teksa flet me të fejuarën dhe për raportet e afërta që kanë me Nikolin Gjolenën.

Më tej ata flasin për provën e vogël që do ti bëjnë ngarkesës, në momentin që do të sigurohet kimisti. Por nuk anashkalojnë as marrjen përsipër të përgjegjësisë në rast se zbulohen. Sepse siç thonë, fitimi është shumë i madh.

Denilson Çervanaku, dëgjohet në një tjetër bisedë të datës 30 gusht, me Nikolin Gjolenën, teksa flasin për problemet që kanë me punonjësit e Portit.

Nikolini i tregon Denilsonit, se një lidhja e tij i ka dërguar disa foto të një ambienti tjetër, të cilat bënin fjalë për 3 persona të grupit që ai njihte me parë dhe kanë lidhje me strukturat e shtetit.

Sipas Nikolinit ata kanë kryer dhe vrasje punonjësish policie dhe nuk i kanë dalë garant personit që ka marrë përsipër kalimin e ngarkesës për shkak të kontrolleve.

Denilsoni dhe Gjolena flasin për një ngarkesë tjetër që kanë tentuar ta fusin nëpërmjet Anglisë por që nuk kanë arritur që ta kalojnë dot dhe sipas tyre ngarkesa është kthyer mbrapsht, pasi kanë bërë gabim në vendin e origjinës së mallit në Kolumbi.

Ndërsa shprehen se në të tilla raste ju hapet shumë punë, për shkak të moskoordinimit me bashkëpunëtorët e tyre. Por mes këtyre shqetësimeve, ata nga ana tjetër, janë të lumtur, kur ngarkesa zhdoganohet./bw

The post PËRGJIMET/ “Drogën e ka porositur dikush që ka vrarë policë”, Kokaina në shtëpinë e zyrtarit të PS, kush është “lushnjari” dhe roli i tij appeared first on Albeu.com.

Droga në Fier/ “Janë arrestuar punëtorët, jo kokat”, gazetari: Ka rënë imuniteti i Dubait
Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me operacionin që konkludoi me kapjen e drogës në Frakull të Fierit.

Gazetari Jul Kasapi ka deklaruar se ata që janë arrestuar janë vetëm punëtorë.

Gazetarja Glidona Daci ka deklaruar se madje drejtuesit e grupit mund të mos jenë në Shqipëri.

Daci: Nikolin Gjolena është ndërtuesi financuesi dhe personi që ka paguar që droga të vijë në Shqipëri. Ky është koka. Por kjo nuk përjashton nga përgjegjësia Çervanakun. Plani për të sjellë drogën është bërë që në maj kur Çervanaku u regjistrua si person juridik. Dyshohet se pas tyre fshihen persona të tjerë nga bota e krimit. Grupet kanë territoret e influencat e tyre dhe nuk mund të ngresh një laborator në Frakull nëse nuk kontrollohet nga një grup.

Kasapi: Kokat e trafikut nuk janë kapur. Policia ka dy grupe në Fier që janë të evidentuar, por që ndonjëherë për mungesë provash..

Gjolena është financues por nuk është koka e grupit.

Personat që janë kaputr janë punëtorë. Kokat asnjëherë në Shqipëri nuk kapen

Daci: Ose nuk janë në Shqipëri janë jashtë vendit.

Kasapi: Sot ka pasur edhe një lajm të mirë. Për ata që nuk janë në Shqipëri Europoli për herë të parë ka një oficer ndërlidhës. 47 persona janë arrestuar, katër prej tyre në Dubai dhe kjo tregon se imuniteti i Dubait ka rënë, referuar kryetarët e grupeve kriminale. Tashmë nuk mund të jetojnë kaq të qetë.

The post Droga në Fier/ “Janë arrestuar punëtorët, jo kokat”, gazetari: Ka rënë imuniteti i Dubait appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohet një sasi e madhe droge në Fier, prangosen 7 persona
Policia e Fierit ka arrestuar 7 persona për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë kapur në dy operacione të ndryshme nga “blutë” e Fierit.

Gjithashtu është sekuestruar një sasi e madhe cannabis sativa, e cila përllogaritet në rreth 60 kilogram.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni policor i koduar “Hamili”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Njësia Operacionale në DVP Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Gjatë operacionit goditen 2 raste, një për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe një për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohet rreth 60 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 7 shtetas, procedohet penalisht kryeplaku i fshatit Hamil.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Njësia Operacionale në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Hamili”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Hamil, në stallën në pronësi të shtetasit A. H., janë gjetur dhe sekuestruar 60.4 kg lëndë bimore cannabis sativa si edhe në tokën e tij të mbjellë me misër u gjetën të kultivuara bimë cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në Hamil, si edhe u arrestuan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim shtetasit Z. K., 36 vjeç, A. K., 24 vjeçe, F. K., 38 vjeçe, H. K., 60 vjeçe dhe F. K., 34 vjeçe, banues në fshatin Baltëz, të cilët u gjetën në stallën e shtetasit A. H., duke kryer procesin e tharjes së bimëve narkotike.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, kryeplaku i fshatit Hamil, shtetasi S. H., 56 vjeç.

Gjatë kontrollit të territorit, po në këtë fshat, në tokën e mbjellë me misër të shtetasit E. H., 39 vjeç, u gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 39 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprime të mëtejshme/albeu.com/

The post Sekuestrohet një sasi e madhe droge në Fier, prangosen 7 persona appeared first on Albeu.com.