drive clean Archives - Albeu.com

Coca-Cola Bottling Shqipëria: Investojmë për më pak C02
Coca-Cola Bottling Shqipëria njofton zgjerimin e flotës së saj të makinave të shitjeve me 20 makina elektrike të tjera duke investuar kështu, pas Tiranës edhe në Durrës e Kavajë.

Ky zgjerim i flotës është vazhdimësi e investimeve dhe qasjes së CCBS ndër vite në mbrotje të mjedisit, kudo ku ajo operon.

Në maj të vitit të shkuar, Coca-Cola Bottling Shqipëria njoftoi nismën e saj më të re: “Drive Clean, Go Green”.

Ky mision në mbrojtje të natyrës implementoi 56 makina elektrike në flotën e shitjes së Tiranës, duke arritur kështu eleminimin e plot 178 tonëve CO2 në atmosferë, shifër kjo e barazvlefshme me punën e realizuar nga 13,327 pemë në vit.

“Lëvizja e Gjelbër” nga CCBS ishte një ftesë e hapur për të gjithë, kryesisht për institucionet shtetërore për të investuar në infrastrukturën e duhur, për të lehtësuar administrimin e makinave elektrike për të gjithë përdoruesit, aktual apo të tjerë që do të shtohen shumë shpejt.

Projekti ngjalli interesin jo vetëm të publikut, por edhe të aktorëve të rëndësishëm të biznesit shqiptar. Ndër të parët që përqafuan këtë nismë ishte pa dyshim edhe “Uji i Fohtë Tepelena”, pjesë e të njëjtit grup, e cila së fundmi iu bashkua investimit të përbashkët në  reduktimin e CO2, nëpërmjet përdorimit të makinave 100% elektrike.

Të ndërgjegjshëm për faktin se të qenurit operator i përgjegjshëm në treg kërkon vazhdimësi të këtyre kontributeve në çdo kohë dhe inovacion në sipërmarrjet e reja, CCBS ka çuar më tej investimin e saj në projektin “Lëvizje e Gjelbër”.

Gjatë muajve të parë të 2021, ky projekt është zgjeruar me tej dhe CCBS vazhdon të investojë në makina elektrike për flotën e shitjes, 76 makina 100% elektrike në total, si dhe në disa stacione të tjerë elektrikë gjithashtu në Durrës e Kavajë pas Tiranës.

Nëpërmjet 9 stacioneve elektrike në total (2 standarde dhe 7 të tipologjisë “fast charge”) sigurohet kështu infrastruktura dhe menaxhimi i duhur i kësaj nisme, në këto qytete.

Tashmë me 56 makina 100% elektrike në Tiranë, 16 në Durrës dhe 4 në Kavajë, Shqipëria do të ketë 242 ton më pak CO2 në atmosferën e saj çdo vit, sasi e cila kërkon 18,087 pemë në vit për t’u përthithur dhe pastruar.

Kjo është dhurata e CCBS për qytetarët e Tiranës, Durrësit e Kavajës, duke kontribuar çdo vit, në reduktimin e CO2 në atmosferë, gaz i dëmshëm dhe shkak për shumë sëmundje, i cili në Shqipëri emetohet kryesisht nga transporti urban.

CCBS ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë kapacitetet dhe vizionin e saj për një të ardhme më të shëndetshme për Shqipërinë; për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

The post Coca-Cola Bottling Shqipëria: Investojmë për më pak C02 appeared first on Albeu.com.