drithe Archives - Albeu.com

Kreu i OKB-së thirrje Rusisë të rikthejë marrëveshjen e drithit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres i bëri thirrje Rusisë që të rikthejë në fuqi marrëveshjen e drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja për të lejuar transportin e eksporteve të grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Gjatë fjalimit të tij në hapjen e një takimi të nivelit lartë për ushqimin në Romë, zoti Guterres tha se uria në botë do të përkeqësohet nëse marrëveshja nuk rinovohet. “Më të prekshmit do të paguajnë çmimin më të lartë”, tha ai.

Ndërkohë gjatë një vizite në Kenia dhe Somali, një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Thesarit do të trajtojë çështjen se si dalja e Moskës nga marrëveshja e drithit në Detin e Zi do të dëmtojë shtetet afrikane. Nënsekretari Brian Nelson do të argumentojë se si Rusia e braktisi marrëveshjen e grurit pavarësisht përpjekjeve të Uashingtonit për të lehtësuar lëvizjen e eksporteve ruse të grurit dhe plehërave kimike.

Marrëveshja e drithit kishte siguruar lëvizjen e eksporteve të grurit drejt vendeve në zhvillim, veçanërisht për në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, që kur Moska sulmoi Ukrainën në shkurt 2022.

Çmimet e grurit janë rritur mbi 14% që nga dita e hënë, kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja e grurit dhe çmimet e misrit janë rritur me më shumë se 10%.

Rusia nuk pranon vazhdimin e marrëveshjes nëse nuk hiqen sanksionet ndaj eksporteve ruse të ushqimeve dhe plehrave kimike.

Më herët të hënën, sulmet ajrore ruse goditën magazinat ukrainase të grurit në lumin Danub, duke dëmtuar këtë trajektore alternative të transportit të drithit ukrainas dhe duke plagosur shtatë persona. Pothuajse 30 anije janë bllokuar pranë portit të rëndësishëm ukrainas Izmail.

“Rusia po përpiqet të bllokojë plotësisht eksportin e drithit tonë dhe ta bëjë botën të vdesë nga uria”, tha Guvernatori i Odesas, Oleh Kiper në televizionin ukrainas.

Një kompani tregtare franceze e quajti këtë një “zhvillim të madh dhe një goditje të madhe” për eksportet ukrainase, duke shtuar se: “Pa korridorin e Detit të Zi dhe tani me sulme ndaj linjave alternative, do të jetë e vështirë të nxirren drithërat ukrainas jashtë vendit”. Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba akuzoi Rusinë se po përpiqet të përfitojë “duke mbajtur peng 400 milionë njerëz” dhe bëri thirrje për “një përgjigje të bashkuar globale ndaj terrorizmit me ushqimet”.

Danubi ka qenë një rrugë kryesore alternative e eksportit për Kievin që kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja që e lejon Ukrainën të transportojë grurë, misër dhe produkte të tjera nëpërmjet Detit të Zi.

Të hënën, sindikata e tregtarëve ukrainas të drithërave, e njohur si UGA, i kërkoi Bashkimit Evropian të rrisë kapacitetin e të ashtuquajturave linja solidariteti, për të lejuar transportin e eksporteve të grurit të Ukrainës dhe produkteve të tjera bujqësore duke ofruar rrugë alternative tranziti nëpërmjet hekurudhave, rrugëve tokësore dhe ujore pas rënies së marrëveshjes për drithin përmes Detit të Zi.

“Kjo do të çojë në një ulje të ndjeshme të kostos së transportit të drithit dhe do t’u mundësojë fermerëve ukrainas të eksportojnë grurë të bollshëm pa humbje drejt vendeve që kanë nevojë për drithin ukrainas, duke stabilizuar kështu sigurinë globale të ushqimit”, tha sindikata UGA.

Pesë vende të Evropës Qendrore duan që BE-ja të zgjasë ndalimin e importeve të Ukrainës pas skadimit të tij më 15 shtator, duke pretenduar se importe të tilla po dëmtojnë fermerët e tyre. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e quajti një kërkesë të tillë “të papranueshme”.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal javën e kaluar u kërkoi partnerëve të Kievit dhe Komisionit Evropian të sigurojnë eksportin e papenguar të të gjitha produkteve bujqësore ukrainase për në Bashkimin Evropian.

Rusia akuzoi të hënën Ukrainën se kishte sulmuar me dronë Moskën dhe Krimenë, ndërsa po sot Ukraina tha se Rusia, kishte ndërmarrë një sulm të ri ajror ndaj qytetit të Odesës.

Ushtria ruse tha se kishte rrëzuar të dy dronët që sulmuan Moskën. Sipas kryetarit të bashkisë së qytetit, Sergei Sobyanin, ishin dëmtuar dy ndërtesa jorezidenciale dhe nuk kishte njoftime për viktima.

Agjencitë ruse të lajmeve thanë se mbetje të një droni ishin gjetur pranë Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Në Krime, guvernatori i vendosur nga Rusia tha se Kievi kishte sulmuar me dronë një depo municionesh, ndërsa shtoi se mbrojtja ajrore kishte arritur të rrëzonte 11 dronë.

Rusia ka goditur disa herë rajonin e Odesës që pas njoftimit në fillim të javës së kaluar, për t’u tërhequr nga marrëveshja për eksportin e sigurt të grurit ukrainas nëpërmjet Detit të Zi.

Por sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i hodhi poshtë njoftimet se Moska kishte sulmuar infrastrukturën civile në Odesa, përfshirë edhe kishat. Komentet e tij pasuan sulmin e së dielë ndaj qendrës historike të qytetit, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Gjatë sulmit rus u dëmtua edhe Katedralja historike e qytetit.

Gjatë një fjalimi të dielën në mbrëmje, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënoi sulmet ruse ndaj qytetit të Odesës, kryesisht ndaj qendrës historike të tij. Ai tha se Kievi do të hakmerret ndaj këtyre akteve, duke shtuar se Rusia do ta ndjejë patjetër një gjë të tillë.

“Objektivi i gjithë këtyre raketave nuk janë vetëm qytetet, fshatrat apo njerëzit. Objektiv i tyre është njerëzimi dhe themelet e të gjithë kulturës sonë evropiane”, tha zoti Zelenskyy.

Përfaqësues të klerit njoftuan se kisha historike kishte pësuar dëme të mëdha. UNESCO lëshoi një deklaratë duke e dënuar fuqishëm sulmin, ndërsa shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell, e cilësoi atë “një krim të ri lufte”.

The post Kreu i OKB-së thirrje Rusisë të rikthejë marrëveshjen e drithit appeared first on Albeu.com.

Raporti: Ukraina ka eksportuar 2.4% drithë më pak këtë tetor se në vitin 2021
Eksportet e grurit të Ukrainës këtë tetor janë vetëm 2.4% më të ulëta se në vitin 2021, pavarësisht nga pushtimi rus dhe mbyllja e disa porteve detare, zbulojnë të dhënat e reja të cituara nga Reuters.

Deri më tani në tetor, Ukraina ka eksportuar 2.12 milion ton grurë, kundrejt 2.17 milion ton në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, citohet të ketë thënë Ministria e Bujqësisë.

Çmimet globale të ushqimeve u rritën dhe kishte frikë nga mungesa në Afrikë dhe Lindjen e Mesme pasi pushtimi i Rusisë mbylli portet e Detit të Zi të Ukrainës.

Tre porte u zhbllokuan përfundimisht në fund të korrikut sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia./albeu.com

The post Raporti: Ukraina ka eksportuar 2.4% drithë më pak këtë tetor se në vitin 2021 appeared first on Albeu.com.

Të ngarkuara me drithë, dalin dy anije të tjera nga Ukraina, shkon në 27 numri total
Ministri a mbrojtjes së Turqisë bëri të ditur të shtunën se dy anije të tjera që transportonin drithë janë larguar nga porti ukrainas i Çornomorskut, duke e çuar në 27 numrin total të anijeve që janë larguar nga portet e Detit të Zi të Ukrainës, sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja për eksportin e grurit.

Anijet “Zumrut Ana” dhe “MV Ocean S”, të cilat janë të autorizuara të nisen më 20 gusht, u ngarkuan respektivisht me 6.300 tonë vaj luledielli dhe 25.000 tonë grurë, bëri të ditur qendra e përbashkët e koordinimit e krijuar, e cila mundëson kalimin e sigurt të anijeve të eksportit nga Ukraina.

Autoriteti ukrainas i porteve detare tha të shtunën, se tre porte detare ukrainase kishin filluar të ngarkonin produkte ushqimore në shtatë anije, të cilat do të dërgonin 66.500 tonë grurë, misër dhe vaj luledielli për konsumatorët.

Eksportet e drithërave të Ukrainës u ulën ndjeshëm që nga fillimi i luftës, për shkak se portet e saj në Detin e Zi – një rrugë kryesore për dërgesat – u mbyllën, duke shkaktuar rritjen e çmimet globale të ushqimit dhe duke shkaktuar panik nga mungesat në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme.

Në fund të korrikut, tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Autoriteti portual tha në Facebook se në portin e Çornomorskut ndodheshin të ankoruar transportuesit Andan Toplak, Filyoz dhe Maranta, ndërsa porti Odesës kishte filluar ngarkimin e anijeve Ganosaya dhe Kubrosli Y.

Autoriteti portual njoftoi se produktet ushqimore me origjinë ukrainase do të dërgohen në Francë, Sudan, Turqi dhe Holandë. Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksandr Kubrakov tha të premten se dhjetë anije të tjera mallrash po ngarkoheshin me grurë në portet e Detit të Zi të Ukrainës dhe po përgatiteshin për dërgesë.

Ai tha se 25 anije ishin nisur tashmë nga tre portet e Ukrainës, me 630.000 tonë produkte bujqësore në bord./REL

The post Të ngarkuara me drithë, dalin dy anije të tjera nga Ukraina, shkon në 27 numri total appeared first on Albeu.com.

Johnson: Liderët e G7-ës po kërkojnë të nxjerrin drithë nga Ukraina përmes Danubit
Udhëheqësit e grupit G7 të kombeve të pasura po shikojnë mundësinë e nxjerrjes së drithit shumë të nevojshëm ukrainas jashtë vendit “në sasi më të vogla” përmes lumit Danub, ka deklaruar kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Organizata Botërore e Tregtisë tha se një krizë ushqimore si rezultat i luftës në Ukrainë mund të zgjasë me vite pa ndërhyrje.

Miliona tonë drithë janë ulur në magazina dhe portet e Ukrainës që nuk mund të eksportohen për shkak të një kombinimi të minave kundër anijeve në Detin e Zi dhe një bllokadë detare ruse.

Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk po shikon të shkelë Konventën e Montreux – një marrëveshje ndërkombëtare që rregullon trafikun detar në Detin e Zi, dhe ka zgjidhje alternative që nuk përfshijnë praninë e luftanijeve britanike.

Johnson thotë se nxjerrja e grurit nga Ukraina “mund të përfshijë një qasje më të ashpër, por ajo që ne po shikojmë gjithashtu është mundësia e përdorimit të lumenjve, duke përdorur Danubin në veçanti”.

Por, shton ai, kjo mund të duhet të bëhet “në sasi më të vogla” sesa “një kolonë gjigante detare” duke përdorur Detin e Zi.

The post Johnson: Liderët e G7-ës po kërkojnë të nxjerrin drithë nga Ukraina përmes Danubit appeared first on Albeu.com.