dritero agolli Archives - Albeu.com

21 Marsi- Dita Botërore e Poezisë
Fjala “poezi” vjen nga greqishtja, “poieo – krijo, krijo, ndërto, krijo”.

Në çdo kohë njerëzit i donin dhe i besonin poetët. Në fund të fundit, poezia krijohet nga ndjenjat, emocionet, imagjinata e poetit. Grekët e lashtë nënkuptonin me poezi fjalimin njerëzor, në të gjitha manifestimet e tij

Vetëm ata që mund të shohin sublimen pas të zakonshmes, mund të zhyten në një botë imagjinare, të kenë një organizim të mirë mendor dhe thellësi ndjenjash, janë në gjendje të shkruajnë poezi.

Ndaj edhe për ata që e duan poezinë, Iconstyle ka krijuar rubrikën e veçantë “Art në vargje”, për të ruajtur vlerën e saj dhe kulturën e leximit.

Por si lindi “Dita Botërore e Poezisë”?

Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike. Dita botërore e poezisë është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të secilit prej nesh.

Për këtë arsye UNESCO bën thirrje për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në nivel lokal e ndërkombëtar në institucione publike e private, duke përfshirë këtu, shkolla, bashki, muze, shoqata kulturore, shtëpi botuese etj

Para caktimit të 21 marsit, si dita botërore e poezisë, ishte 15 tetori që kremtohej në të gjithë botën me aktivitete të larmishme letrare, pasi ai përkonte me ditëlindjen e poetit epik romak, Virgjil. Në disa vende kjo traditë e të festuarit në muajin tetor vazhdon të ruhet ende.

Nëse do t’i hidhnim një sy librave të hedhura në treg nga shtëpitë botuese, volumi më i madh i veprave i përket romanit, pra prozës, ndërkohë që librat me poezi janë shumë më të rrallë.

Poezia bashkëkohore shqipe

Poezitë e Dritëro Agollit, Fatos Arapit, Ismail Kadares, Martin Camajt dhe shumë poetëve të tjerë i sollën letërsisë shqipe një frymë unike që vihet re në temat e trajtuara dhe përdorimin e figurave stilistike.

The post 21 Marsi- Dita Botërore e Poezisë appeared first on Albeu.com.

Mbesa (e vërtetë) e Dritëro Agollit flet për herë të parë: Isha 11 vjeç kur kuptova sa i rëndësishëm ishte gjyshi im
Mbesa e Dritëro Agollit ka dhënë për herë të parë një intervistë ku ka treguar se kur e kuptoi popullaritetin e shkrimtarit, ose gjyshit të saj për herë të parë.

Në një intervistë për RTSH ajo ka rrëfyer se si është ndier.

“Gjyshi im ishte vërtet i rëndësishëm. Kam qenë në klasë të parë dhe thjesht vija në shtëpi dhe shikoja gazetarë, kamera që e kapnin për intervistë dhe më thoshte mami: “Shsht, pusho se po bën gjyshi intervistë”.

Ky ka qenë momenti i parë që unë kam thënë: “Gjyshi im qenka i rëndësishëm”.

Kur shkoja në shkollë kam qenë si e “alienizuar” në njëfarë mënyre, sepse nuk e lidhja shumë veten me të tjerët. Në qoftë se ata i kishin prindërit kështu, mua më mbanin pak më me hatër, se “kjo është mbesa”.

Mendoj se më ka bërë mirë edhe eksperienca me një gjysh të tillë, që jam rritur mes librave, normalisht edhe eksperienca që kam pasur në shoqëri.

Ka qenë periudha kur isha 18-vjeçare që fillova të dilja dhe të shikoja se ka edhe një jetë tjetër përveç jetës së librave në shtëpi” ka treguar ajo.

The post Mbesa (e vërtetë) e Dritëro Agollit flet për herë të parë: Isha 11 vjeç kur kuptova sa i rëndësishëm ishte gjyshi im appeared first on Albeu.com.

“Ka një afrimitet mes tyre, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës”, Ja cila është lidhja e Ilnisës me Dritëro Agollin
Është thënë shpeshherë se gazetarja Ilnisa është mbesa e Dritëro Agollit edhe se ai është xhaxhai i saj. Më në fund, vëllai i saj, në një intervistë për “Top Albania Radio” ka treguar lidhjen e vërtetë mes poetit dhe familjes së tij.

I pyetur për këtë tematikë, Kevi Agolli u shpreh:

“Për t’i rënë shkurt, edhe pse është pak e ngatërruar si histori, prindërit tanë dhe Dritëroi janë në parim kushërinj, pasi gjyshërit e mi nga ana e babait dhe Dritëroi ishin dy vëllezër që u martuan me dy motra”.

“Ilnisa ka një afrimitet me të, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës, por edhe nga pjesa tjetër, pasi është njëfarë soj xhaxhai”, duke shtuar se Dritëroi dhe prindërit e tij kanë qenë të afërt dhe se ata i janë referuar poetit si “xhaxhai”. Kevi u shpreh edhe se Dritëroi i ka konsideruar si nipër dhe mbesa e saktësoi se janë kushërinj të dytë.

Pra, le ta sqarojmë një herë e mirë, shkurt e qartë: Ilnisa nuk e ka xhaxha bioligjik Dritëroin, por ndihet sikur e ka të tillë.

The post “Ka një afrimitet mes tyre, jo vetëm të trashëguar nga ana e letërsisë dhe e penës”, Ja cila është lidhja e Ilnisës me Dritëro Agollin appeared first on Albeu.com.

Sot përkujtohet ditëlindja e Dritëro Agollit, sa vjeç do të bënte shkrimtari i madh shqiptar
Sot përkujtohet ditëlindja e Dritëro Agollit. Shkrimtari i madh shqiptar ka lindur më 13 tetor 1931 dhe sot do të mbushte 91 vjeç.

Agolli ka dhënë një kontribut të pashlyeshëm për letërsinë shqiptare me veprat e tij. Ai u nda nga jetë në shkurt të 2017 për shkak të problemeve shëndetësore. Prej 20 vitesh Agolli vuante nga mushkëritë.

Jeta dhe krijimtaria e Dritëro Agollit

Shkrimtari Dritëro Agolli lindi në Menkulas të Devollit. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjimnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Studimet e larta për letërsi i mbaroi në Petërburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje.

Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.

Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore.

Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet ’60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata lanë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.

Krijimtaria

Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë (Devon, Devoll, Poemë malore, Hapat e mia në asfalt etj.). Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Në poemën

Baballarët

theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj.).

Në prozë bëri emër sidomos romani

Komisari Memo

(1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo

(1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar “Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozatore, dramaturg përkthyes e eseist”.

The post Sot përkujtohet ditëlindja e Dritëro Agollit, sa vjeç do të bënte shkrimtari i madh shqiptar appeared first on Albeu.com.