drejtuesit e policise ne qarqe Archives - Albeu.com

“Nuk tolerohen qytetarët e ndershëm, por horrat dhe trafikantët”, Gledis Nano i ashpër me drejtuesit e qarqeve: Reflektoni urgjent!
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i ka dërguar një mesazh drejtuesve të policisë  dhe drejtuesve të departamenteve në qarqe, ku u ka bërë me dije se së fundmi ka marrë shumë mesazhe nga qytetarët në lidhje me sjelljen  e efektivëve.

Nano ka përzgjedhur disa mesazhe të cilat tregojnë sipas tij se mbi qytetarët ushtrohet presion për të përfituar ryshfet dhe se trafikantët e “horrat” tolerohen nga policia.

Mesazhi i plotë i drejtorit të policisë

“Përshëndetje të nderuar Drejtues

Ditët e fundit, mua si Drejtor i Përgjithshëm më kanë ardhur shumë komente të qytetarëve për punën e policisë së shtetit.

Gjithashtu kam ndjekur me vëmendje shumicën e reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale.

Duke anashkaluar reagimet politike, mllefin e qytetarëve e me të drejtë, kam seleksionuar vetë disa prej tyre që për mua janë shumë shqetësuese.

Qytetarët më së shumti ankohen për sjelljen e punonjësve të Policisë, më shumë për rrugoren, patrullat, shqiponjat, policinë kufitare e atë kriminale.

Punonjës policie që sillen arrogantë me qytetarët, që nuk zbatojnë ligjin, por shikojnë interesin e xhepit të tyre duke abuzuar rëndë me detyrën dhe rrjedhimisht do kemi këtë perceptim qytetar.

Punonjës policie që nuk njohim humanizmin fare po fare, që nuk tolerojnë (brenda ligjit) qytetarët e ndershëm por tolerojnë horrat e trafikantët.

Shumë denoncime në rrjete sociale edhe për Policinë Kufitare, për marrje ryshfeti nga mjetet lundruese dhe për pasojë ndodhemi në këtë situatë sot.

Sjelle arrogante nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat, në shumicën e raste vetëm e vetëm për të bërë presion e për të marrë ryshfet.

Mesazhe të ngjashme me dhjetëra qindra kanë ardhur e vijojnë të vijnë. Kjo është shumë shqetësuese shumë alarmante.

Një mesazh që s’duhet të bjerë në vesh të shurdhër:

“Sigurisht një pjese e mirë e policëve të vjetër duhen hequr fare se janë të korruptuar, ama me këta të rinjtë punoni me edukimin e tyre. Kanë problemë te pafundme me komunikimin me qytetarët, inferiorë në komunikimin edukativo njerëzor”.

Shumë i dhimbshëm për Policinë ky mesazh.

“Mjafton të kesh një dokument policie e bën ç’të duash në këtë vend”.

Zgjodha disa prej tyre që më janë drejtuar mua si Drejtor i Përgjithshëm.

Të merrem masa të menjëhershme nga Departamentet përkatëse e mos raportoni pa i lexuar ‘dakord, dakord’. Por të reflektoni urgjent përballë këtij realiteti të skanuar nga syri qytetar”, shkruhet në mesazh./bw

The post “Nuk tolerohen qytetarët e ndershëm, por horrat dhe trafikantët”, Gledis Nano i ashpër me drejtuesit e qarqeve: Reflektoni urgjent! appeared first on Albeu.com.