drejtuesi i spak Archives - Albeu.com

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e ndihmëses ligjore, Jurida Bajraktari
Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, u qëndroi gjatë konkluzioneve përfundimtare shkaqeve të ankimit ndaj vendimit për konfirmimin e ndihmëses ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Jurida Bajraktari. Ai deklaroi të martën, më 27 janar, se subjekti nuk arriti të provonte të kundërtën e gjetjeve lidhur me pasurinë e profesionalizmin dhe kërkoi shkarkimin e Bajraktarit për cënim të besimit të publikut te drejtësia. Subjekti dhe përfaqësuesja e saj ligjore, avokatja Romina Zano, kundërshtuan shkaqet e ankimit, duke i cilësuar si të pabazuara.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konstatoi probleme në aspektin profesional të ndihmëses ligjore Jurida Bajraktari, si dhe faktin se ajo kishte aplikuar për pozicionin që mban pa përmbushur kriterin e vjetërsisë në punë. Megjithatë, këto shkaqe nuk u gjetën penalizuese nga Komisioni dhe u vendos pezullimi nga detyra i subjektit, si dhe detyrimi i saj për të kryer një trajnim njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës. Një vit më vonë, më 25 shtator 2023, bazuar në rezultatin “mirë” të arritur në përmbyllje të trajnimit, KPK e konfirmoi në detyrë.

Vendimi i KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili vlerësoi se mangësitë profesionale të evidentuara janë të tilla që nuk mund të korrigjohen, as përmes trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës. Në shkaqet e ankimit u parashtrua edhe gjetja lidhur me aplikimin për pozicionin e ndihmëses ligjore, në një kohë kur ajo nuk përmbushte kriterin ligjor të eksperiencës prej 7 vitesh punë, pasi kishte dokumentuar vetëm 3 vjet e gjysmë përvojë si juriste. Po ashtu, u parashtruan edhe shkaqe për deklarime të pasakta në kriterin e pasurisë.

Ashtu si gjatë parashtrimeve, edhe në konkluzionet përfundimtare, drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, deklaroi se mbetet e provuar se subjekti dhe personi i lidhur nuk kanë përmbushur detyrimet për mënyrën e deklarimit të pasurive në pronësi dhe të burimeve financiare për krijimin e tyre.

Po ashtu, ai vlerësoi se Bajraktari nuk arrin të kalojë testin e profesionalizmit. Sipas Brahos, mangësitë në aspektin profesional kanë vijueshmëri dhe nuk mund të korrigjohen përmes trajnimit në Shkollën e Magjistraturës.

Braho i qëndroi edhe shkakut lidhur me aplikimin e subjektit për pozicionin e ndihmëses ligjore pa përmbushur kriteret ligjore. Ai vërejti se, megjithëse subjekti pretendon se punësimi i saj nuk është kontestuar asnjëherë, mospërmbushja e kriterit ligjor për punësimin nuk mund të korrigjohet nga trajnimi i kryer në Shkollën e Magjistraturës. Sipas Brahos, për arsye se subjekti ka pranuar një punë për të cilën nuk përmbushte kriteret, ajo gjendet në kushtet e cënimit të etikës profesionale. Sipas tij, Bajraktari ka qenë në dijeni për mosplotësimin e kritereve ligjore dhe e ka fshehur këtë fakt.

Në përfundim, Braho u shpreh se subjekti ka cënuar besimin e publikut te drejtësia dhe, për rrjedhojë, duhet të vlerësohet e papërshtatshme për të vijuar detyrën. Ai kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të këtij subjekti rivlerësimi.

Avokatja Romina Zano deklaroi se u qëndronin shpjegimeve të mëparshme lidhur me shkaqet e ankimit dhe parashtrimet e bëra. Ajo vërejti se kredia bankare e padeklaruar ishte marrë nga nëna e bashkëshortit të subjektit.

Lidhur me profesionalizmin, Zano solli në vëmendje se nga ana e KPK u identifikuan vështirësi që kishin të bënin me akte formale. Ajo argumentoi se këto gjetje bënë që subjekti të detyrohej të ndiqte trajnimin në Shkollën e Magjistraturës. Duke e cilësuar profesionalizmin si dinamik, Zano u shpreh se vendimi i KPK ka qenë korrektues dhe jo ndëshkues.

Në vijim, Zano konstatoi se nga ana e drejtuesit të SPAK nuk u përcaktuan shkaqet pse procesi i trajnimit nuk konsiderohet. Po ashtu, sipas mbrojtjes, në ankim dhe gjatë procesit nuk u identifikuan mangësi konkrete sa i përket profesionalizmit.

Zano kundërshtoi edhe konstatimin për fshehje nga ana e subjektit të mospërmbushjes së kritereve ligjore për punësimin në pozicionin aktual. “Përpos faktit se subjekti i ka deklaruar të gjitha, nuk është e qartë se cilin fakt duhej të kishte deklaruar subjekti për të qenë e vërtetë”, tha Zano, duke shtuar se është institucioni punëdhënës ai që duhet të vendosë nëse aplikantja i plotëson ose jo kriteret ligjore.

Nisur nga fakti se nuk u ngrit asnjë shkak për figurën, u pretendua se nuk ekziston ndonjë ndërlidhje shkak-pasojë që do të përbënte cënim të besimit të publikut. “Në vlerësimin tonë, nuk u identifikua ndonjë veprim apo sjellje e papërshtatshme që cënon vlerësimin etik apo profesional. Nuk ka asnjë provë që dëshmon cënimin e besimit të publikut”, tha ndër të tjera avokatja Zano, duke shtuar se në ankim nuk ka pretendime për fshehje.

Zano e cilësoi vendimin e KPK për konfirmimin e Bajraktarit në përputhje me ligjin, duke kërkuar përfundimisht lënien e tij në fuqi.

Ndihmësja ligjore, Jurida Bajraktari, deklaroi në fund të seancës se, kur ka aplikuar për pozicionin ku ushtron aktualisht detyrën, ka vlerësuar se i plotësonte të gjitha kriteret. “I jam nënshtruar një provimi, ku pjesë e komisionit kanë qenë edhe gjyqtarë nga Gjykata Administrative e Apelit”, deklaroi Bajraktari, duke theksuar se nuk ka fshehur asnjë të dhënë dhe se kjo është e verifikueshme. Kolegji u tërhoq për vendim, që u njoftua se do të shpallet më datë 9 shkurt, në orën 14:00./BIRN

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e ndihmëses ligjore, Jurida Bajraktari appeared first on Albeu.com.

Drejtuesi i SPAK takon kreun e Antimafies italiane, Giovanni Melillo
Shqipëria dhe Italia, vijojnë bashkëpunimin mes institucioneve të drejtësisë. Së fundmi Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka takuar kreun e Antimafies italiane, Giovanni Melillo.

Mësohet se mes tyre është diskutuar për mundësinë e avancimit të institucioneve, ndërsa është rënë dakord që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të ngrihet në një nivel më të lartë.

‘Drejtuesi i SPAK zhvilloi një takim me z GiovanniMelillo, Prokuror Kombëtar Antimafia & Antiterrorizëm në Itali. Homologët diskutuan rreth bashkëpunimit shumë të mirë mes dy institucioneve dhe u ra dakord të ngrihet në një nivel më të lartë puna e përbashkët.’- njofton SPAK në Twitter./albeu.com

The post Drejtuesi i SPAK takon kreun e Antimafies italiane, Giovanni Melillo appeared first on Albeu.com.

SPAK drejt betejës për të zgjedhur drejtuesin, kush pritet ta zërë karrigen Arben Krajës?
Edhe pak muaj, e ndajnë Arben Krajën, shefin e SPAK-ut nga lënia e karriges së drejtuesit të Strukturës së Posaçme për Hetimin e Korrupsionit dhe të Krimit të Organizuar në çdo nivel.

I emëruar në vitin 2019, Kraja në fundin e këtij viti mbyll mandatin e tij 3- vjeçar në krye të Akuzës më shpresëdhënëse në vend, ndërkohë që emra të tjerë kanë nisur të përfliten për uljen në pozicionin e tij. Janë një sërë prokurorësh, pjesë e kësaj strukture që do të vijojnë përpjekjet për të qenë drejtues të SPAK, të cilët do të bëjnë betejën e tyre profesionale mes njëritjetrit, duke kërkuar edhe mbështetjen në dy strukturat kryesore të akuzës në vend, të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas të dhënave, për postin e fort dëshiruar garojnë prokurorë nga të dy sektorët, duke tentuar të kërkojnë mbështetje dhe krijojnë lobime për shkak të dosjeve që kanë shqyrtuar dhe që kanë ende në proces. Pavarësisht se për këtë periudhë thuajse tre vjeçare struktura e re e hetimit ka mundur të çojë pas hekurave zyrtarë të lartë, të sekuestrojë miliona euro dhe të godasë grupe të fuqishme kriminale, sërish ndaj tyre jo pak herë është bërë presion nga ana e qeverisë dhe janë lëshuar akuza nga ana e opozitës, duke i akuzuar herë si pjesë e politikës qeverisë e herë si të vendosur për të goditur vetëm njerëzit që kanë lidhje me pushtetin.

PROKURORËT GARUES

Përveç kreut aktual të SPAK-ut, Arben Krajës, të gjithë të tjerët që gjenden në atë strukturë hetimore mund të kërkojnë mbështetjen e duhur për të fituar pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Ndonëse kjo Prokurori, edhe pas gati tri vitesh ende nuk e ka plotësuar kuadrin e plotë prej 20 prokurorësh, bëhet me dije se do të jenë 17 pjesëtarë të këtij hetimi që do të garojnë.

Në fakt, më herët, dy prokurorë u kontestuan për mënyrën e zgjedhjes dhe gjykata Administrative i pezulloi, duke e lëshuar numrin në 15, por ishte një vendim i Gjykatës së Lartë që e rrëzoi Administrativen, vetëm pak ditë më parë duke i rikthyer në detyrë dy prokurorët e kallëzuar nga një kolege e tyre, e cila kishte garuar për të njëjtin pozicion në strukturën e hetimit të Korrupsionit. Referuar të dhënave bëhet me dije se prokurorët më të favorizuar do të jenë edhe prokurorët që kanë pasur vëmendje mediatike muajve të fundit, konkretisht hetuesit e dosjes së inceneratorëve, një prej skandaleve më të mëdha abuzive në vend dhe të hetimit të dosjes së vrasjeve, ku u bë e mundur të sigurohen dy dëshmitarë të drejtësisë, dëshmitë e të cilëve tronditen vendin.

Por, njëri nga prokurorët e dosjes së vrasësve me pagesë ka fituar mandatin e zëvendësshefit të SPAK-ut, i cili duket se është i përjashtuar për të garuar deri në qershorin e 2025- s, kohë kur edhe i përfundon mandati. Kështu një prej emrave më të lakuar së fundmi si prokurori kyç i dosjes së bujshme “Dumani” nuk garon, e për pasojë kolegët e tij do të vijojnë përpjekjet edhe për 5 muaj për të fituar pozicionin e kreut të SPAK-ut!/panorama

The post SPAK drejt betejës për të zgjedhur drejtuesin, kush pritet ta zërë karrigen Arben Krajës? appeared first on Albeu.com.