drejtoria e burgjeve Archives - Albeu.com

U lirua dje nga detyra, Klevis Qose i jep lamtumirën Drejtorisë së Burgjeve, i falenderon një për një të gjithë dhe liston arritjet e tij
Ish-drejtori Klevis Qose, i cili prej ditës së djeshme nuk është më në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ka shpërndarë një mesazh lamtumire në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij gjatë drejtimit të këtij institucioni.

Në postimin e tij, Qose shpreh mirënjohje për besimin që i është dhënë dhe falënderon me përzemërsi të gjithë punonjësit e sistemit penitenciar për përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e treguar në përballimin e sfidave të përditshme, shpesh të specifike dhe me ngarkesa jo të vogla.

Një falenderim të veçantë ai e ka për kryeministrin Edi Rama, ish-ministrin Ulsi Manja, ministrin Besfort Lamallari dhe ministrin aktual të Drejtësisë, Toni Gogu, si dhe për ambasadorët dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare që mbështetën reformën dhe zhvillimin e sistemit. Ai falënderon gjithashtu prokurorët, gjyqtarët dhe institucionet që kontribuan në përmirësimin e sistemit penitenciar.

Ndër të tjera, ish-drejtori ka nënvizuar se gjatë detyrës  të tij në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është arritur modernizimi i infrastrukturës, digjitalizimi i sistemeve, përmirësimi i kushteve të punës dhe rritjen profesionale të stafit, ngritje e laboratorëve për testime shëndetësore, si dhe projekte për riintegrimin e të dënuarve dhe spitalin psikiatrik-forensik.

Po ashtu, Qose i ka uruar suksese drejtorit të ri, Adriatik Kupit, dhe shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan në rrugëtimin e tij: “Faleminderit të gjithëve! Jam mirënjohës për çdo kontribuues që ka vënë një gur në këtë institucion të rëndësisë së veçantë.”

Postimi i plotë:

Me mirënjohje për besimin që më është dhënë për të drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në këtë moment të përfundimit të detyrës sime, dua të ndaj me të gjithë ju një falënderim të sinqertë për gjithçka që kemi arritur së bashku.

Së pari, dua të falënderoj dhe t’u përcjell gjithë mirënjohjen time, të gjithë punonjësve të këtij sistemi për përkushtimin, profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e treguar në përmbushjen e detyrës, pavarësisht të gjitha vështirësive dhe sfidave, të cilat në punën tonë kanë qenë më specifike e me ngarkesa jo të vogla .

Me konsideratë të veçantë falënderoj Kryeministrin z. Edi Rama për besimin dhe vlerësimin, ish-ministrin z. Ulsi Manja për profesionalizmin, mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin e ngushtë gjatë gjithë periudhës së ushtrimit të detyrës, ministrin z. Besfort Lamallari, ministrin aktual të Drejtësisë z. Toni Gogu.

Falënderoj Ambasadoren znj. Nancy Vanhorn dhe stafin e saj nga Ambasada Amerikane ????????,

Ambasadorin z. Nicholas Abbott dhe stafin nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ????????,

Ambasadorin z. Marco Alberti dhe stafin nga Ambasada Italiane ????????,

Ambasadorin z. Reinout Caspar Vos dhe stafin nga Ambasada Holandeze ????????,

Ambasadorin z. Tayyar Kağan Atay dhe stafin nga Ambasada Turke ????????,

znj. Giulia RE, kreu i Zyrës së Këshillit të Europës,

dhe z. Michel Tarran, ambasador i OSBE-së, për mbështetjen e vyer dhe kontributin e tyre në forcimin e sistemit penitenciar dhe afrimin e tij me standardet më të mira europiane .

Falënderoj komunitetet fetare , për rolin e tyre të çmuar në mbështetjen shpirtërore dhe sociale të personave të privuar nga liria, si dhe për të gjithë institucionet dhe organizatat me të cilat kemi bashkëpunuar ngushtë gjatë kësaj periudhe, duke kontribuar së bashku në përmirësimin e sistemit penitenciar.

Falënderoj prokurorët e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), si dhe prokurorët dhe gjyqtarët e juridiksionit të përgjithshëm për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj kohe.

Në këtë periudhë, kemi punuar për të ndërtuar një sistem më transparent, më modern dhe më funksional. Hapëm dhe garantuam transparencën e proceseve të gradimit dhe të ecurisë në karrierë për çdo punonjës. Investuam në rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e infrastrukturës, përmes vendosjes së sistemeve antidron në burgjet e sigurisë së lartë, sigurimit të automjeteve të blinduara për transportin e personave me rrezikshmëri të lartë, si dhe shtimit të flotës së ambulancave .

Ndërmorëm hapa konkretë në përmirësimin e infrastrukturës: rihapëm institucionin e Ali Demit si burg i hapur, ndërtuam burgun e ri në Kukës, restauruam dhe termoizoluam 9 IEVP, si dhe vijohet me restaurimin total të IEVP Fushë-Krujë . Paralelisht, siguruam godinat nga përmbytjet dhe tërmetet dhe mbyllëm objektet e amortizuara të periudhës së komunizmit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes profesionale të stafit. Krijuam qendra trajnimi dhe zhvilluam programe profesionale, hapëm ëorkshope në REC, Fier dhe Korçë, lidhëm marrëveshje me universitete private për bursa falas për punonjësit dhe ofruam kredi të buta për ta .

Në drejtim të modernizimit, rinovuam sallën e monitorimit në DPB dhe realizuam digjitalizimin e sistemeve elektronike, duke përfshirë sistemin e repertorëve dhe të radiove . Po ashtu, garantuam sigurimin e shëndetit dhe mbrojtjen nga aksidentet në punë për të gjithë punonjësit e sistemit penitenciar dhe SHKBB. Po ashtu mundësuam kredi të buta për punonjësit e DPB-së.

Si pjesë e përmirësimeve institucionale, përtej marrëveshjeve ekzistuese me komunitetet fetare për ushtrimin e veprimtarisë së tyre në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, tashmë përfaqësuesit e komuniteteve fetare janë bërë pjesë e organikës sonë. Gjithashtu, u përfshi në strukturë edhe një psikolog i dedikuar për stafin, duke garantuar mbështetjen psikologjike dhe mirëqenien e punonjësve të çdo institucioni.

Ngritëm një laborator për testimin e shpejtë të çdo personi të paraburgosur apo të dënuar që hyn në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, për sëmundjet infektive dhe ato seksualisht të transmetueshme . Gjithashtu, hartuam projektin për ndërtimin e një spitali të ri psikiatrik dhe forensik për të dënuarit me vendim gjyqësor , si dhe lidhëm marrëveshje me bashkitë për riintegrimin e tyre pas përfundimit të dënimit.

Edhe me gjithë angazhimin e madh të bërë, vlerësimi dhe përcjellja tek publiku do të ishte e pamundur pa punën e gazetarëve , të cilëve u shpreh falënderimin tim.

Në përfundim, i uroj suksese drejtorit të ri, Ardiatik Kupi, në përmbushjen e kësaj detyre me përgjegjësi të lartë, në vijimësinë dhe forcimin e mëtejshëm të reformave në sistemin penitenciar .

Faleminderit të gjithëve! Jam mirënjohës për gjithkënd që në këtë rrugëtim dyvjeçar ka vënë një gur në këtë institucion të rëndësisë së veçantë.

The post U lirua dje nga detyra, Klevis Qose i jep lamtumirën Drejtorisë së Burgjeve, i falenderon një për një të gjithë dhe liston arritjet e tij appeared first on Albeu.com.

Morën para për të punësuar një person te Drejtoria e Burgjeve, SPAK arreston dy zyrtarë
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka arrestuar dy zyrtarë në Tiranë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë para me qëllim për të ushtruar ndikim të paligjshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Shumat monetare janë kërkuar dhe janë marrë me qëllim për të bërë të mundur punësimin e nujë personi në këtë institucion.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar hetime në lidhje me proçedimin penal nr.18 viti 2021 që bën fjalë për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë proçedim penal, në bashkëpunim me policinë gjyqësore në Shërbimin e Kontrollit të Brëndshëm në Sistemin e Burgjeve, janë krijuar dyshime se shtetasit K.Gj dhe A.B, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të padrejta, në formën e shumave monetare, me qëllim për të ushtruar ndikim të paligjshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Shumat monetare janë kërkuar dhe janë marrë me qëllim për të bërë të mundur punësimin e një shtetasi në strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.55, datë 06.06.2023 të Gjykatës Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim K.Gj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal.

– Caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për personin nën hetim A.B, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policise Durrës kanë ekzekutuar në datën 06.06.2023 masat e sigurimit personale të vendosura ndaj personave nën hetim të mësipërm.

Hetimet paraprake për këtë proçedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.

The post Morën para për të punësuar një person te Drejtoria e Burgjeve, SPAK arreston dy zyrtarë appeared first on Albeu.com.