drejtori i pergjithshem Archives - Albeu.com

Zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (EMRI)
Skënder Hita, i cili deri tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Policisë Fier, do të jetë drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili me anë të një postimi në “Facebook”, ku shprehet se ky vendim është marrë mbi bazën e meritës, profesionalizmit dhe integritetit, pas një procesi konkurrues ku Hita është renditur ndër kandidatët më të vlerësuar.

Gjithashtu, Ministri theksoi se drejtori i ri ka dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të qëndrueshëm ndaj ligjit dhe qytetarëve.

“Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike”, u shpreh Lamallari.

Ai shtoi se pret që, nën drejtimin e Hitës, institucioni të vijojë të përmirësojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës.

Njoftimi i ministrit:

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita. Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.

Skënder Hita ka rezultuar ndër kandidatët më të vlerësuar nga një proces konkurrues, duke dëshmuar përvojë të spikatur, vizion të qartë strategjik dhe angazhim të palëkundur ndaj ligjit dhe qytetarëve.

Policia e Shtetit ka një rol kyç në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Prandaj, drejtimi i saj kërkon jo vetëm aftësi profesionale, por edhe ndershmëri, etikë dhe përgjegjësi të lartë publike.

Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës”.

The post Zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Zhdukja e Ervis Martinajt, Rrumbullaku: Do flasim me fakte dhe prova
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka deklaruar këtë të premte se për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte e prova.

“Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova” tha ai.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se do të flitet kur të kenë prova e nuk mund të flasin pa i pasur ato. “Ne do të flasim kur të kemi prova. Policia e shtetit nuk mund të flasi pa pasur prova,” tha ministri.

The post Zhdukja e Ervis Martinajt, Rrumbullaku: Do flasim me fakte dhe prova appeared first on Albeu.com.

SKANDALI/ Drejtori i Doganave, Genti Gazheli, promovon në poste drejtuese zyrtarët që po gjykohen në Greqi për kontrabandë
Superskandal me doganat shqiptare. Drejtori i përgjithshëm Genti Gazheli ka promovuar në detyrë zyrtarë të cilët po hetohen për kontrabandë dhe krim të organizuar nga drejtësia Greke.

Artur Sejati me detyrë aktuale, drejtor i hetimit doganor rezulton se është në ndjekje penale nga drejtësia greke, pasi në bashkëpunim me katër persona të tjerë janë ndaluar nga policia në 30 qershor të vitit 2016, teksa shoqëronin dy kamionë me mallra të grabitura në vendin fqinj. Mbi të rëndojnë akuza të rënda si ajo e krijimit të grupit të strukturuar kriminal, vjedhje në bashkëpunim me shuma të rënda dhe kontrabandë. Për t’u theksuar është se në kohën e këtij krimi ai dhe tre të akuzuar të tjerë ishin zyrtarë të doganave shqiptare.

E ndërsa procesi është në vazhdim, mësohet se Sejati, i cili është emëruar nga Genti Gazheli, vazhdon në të njëjtin vend punë, atë të drejtorit të hetimit doganor për gjithë Shqipërinë për të luftuar kontrabandën dhe vepra të tjera penale në territorin doganor shqiptar. Përveç drejtorit të hetimit doganor, nën hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të doganave, Klandi Malaj, Mirel Beshiku dhe Elton Gishti.

Skandali thellohet edhe më tej në institucionin pasi me firmën e Genti Gazhelit këta zyrtarë të doganave janë promovuar në detyrë muajt e fundit. Kështu sipas dokumenteve që News24 disponon Klandi Malaj, nga specialist hetimi është emëruar në 20 prill të këtij viti përgjegjës i zyrës së Hanit të Hotit.

Po në 20 prill të këtij viti Elton Gishti nga specialist hetimi është emëruar përgjegjës i zyrës mjaft të rëndësishme të sheshit të trageteve në Durrës.

Ndërsa Mirel Beshiku me urdhër të Genti Gazhelit me 27 qershor të 2022 nga përgjigjes sektori të drejtoria e tarifës ka kaluar specialist tek zyra e mbikëqyrjes te magazinave fiskale në Fier.

Sipas dokumenteve nga drejtësia greke Artur Sejati së bashku me personat e tjerë të cilët në momentin e ndalimi kanë deklaruar se janë punonjës dogane, shoqëronin kamionë me makineri bujqësore, traktorë, pajisje elektroshtëpiake dhe sende te tjera, te cilat pasi vidheshin ne Greqi shiteshin në Shqipëri.

Kontrabanda e drejtorit të hetimit dhe personave te tjerë është verifikuar nga akuza greke, e cila të gjitha provat dhe argumentet i ka depozituar në gjykatë. E ndërsa Sejati ndodhet në gjykim në Greqi, ai vazhdon punën i pashqetësuar në doganat shqiptare dhe drejtori i përgjithshëm Genti Gazheli, i ka besuar atij ndoshta sektorin më të rëndësishëm, atë të hetimin doganor. Kurse zyrtarët e tjerë të doganës të përfshirë në këtë rast kontrabande në Greqi po promovohen na detyra, po me firmë të Genti Gazhelit. /BW

The post SKANDALI/ Drejtori i Doganave, Genti Gazheli, promovon në poste drejtuese zyrtarët që po gjykohen në Greqi për kontrabandë appeared first on Albeu.com.