drejtori i CIA\ Archives - Albeu.com

Drejtori i CIA-s në Katar për bisedime mbi luftën Hamas-Izrael dhe pengjet
Presidenti amerikan Joe Biden ka dërguar një nga zyrtarët e tij më të besuar dhe me ndikim në Lindjen e Mesme me shpresën për ta kthyer një armëpushim të brishtë midis Izraelit dhe Hamasit në një marrëveshje më të qëndrueshme.

Një zyrtar amerikan konfirmoi për Zërin e Amerikës se drejtori i CIA-s, William Burns, udhëtoi drejt Katarit të martën për bisedime të nivelit të lartë, “duke përfshirë diskutimet për pengjet”.

CIA, e cila rrallëherë flet për udhëtimin jashtë vendit të drejtorit të saj, nuk pranoi të bënte komente për udhëtimin, i cili fillimisht u njoftua nga gazeta The Washington Post.

Media izraelite, si dhe media të tjera, cituan burime diplomatike të thoshin se në Doha, zoti Burns është takuar me kreun e agjencisë izraelite të zbulimit, Mossad, si dhe me zyrtarë të Katarit dhe Egjiptit.

Zyrtarët e lartë amerikanë e kanë mbështetur Izraelin me fjalë dhe me armë pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz në Izrael, shumica civilë.

Por Shtëpia e Bardhë ka kërkuar gjithashtu lirimin e rreth 240 personave të marrë peng nga Hamasi gjatë sulmit, duke përshëndetur armëpushimin tashmë pesë-ditor, gjatë të cilit janë liruar 70 pengje në këmbim të lirimit të 150 palestinezëve nga burgjet izraelite.

“Objektivi i administratës për momentin është zgjatja e armëpushimit sa më shumë që të jetë e mundur dhe lirimi i sa më shumë pengjeve”, thotë Paul Pillar, një ish-oficer i lartë i CIA-s që tani jep mësim në Universitetin Georgetown.

Zoti Pillar i tha Zërit të Amerikës se William Burns, një ish-diplomat i kthyer në shef të agjencisë amerikane të spiunazhit, është në pozitë të mirë për të ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi.

“Ai është një diplomat me përvojë dhe shumë i respektuar, brenda dhe jashtë vendit”, tha zoti Pillar, duke shtuar se zoti Burns është “ndoshta vetëm një hap larg asaj që ka qenë linja kryesore e politikës së administratës Biden që nga sulmi i 7 tetorit, mbështetja e plotë për Izraelin.”

Ky është udhëtimi i dytë brenda një muaji i zotit Burns në Lindjen e Mesme.

Në udhëtimin e parë në fillim të nëntorit, ai vizitoi shumë vende, në të cilat zhvilloi bisedime me homologët e tij të zbulimit, që ishin të përqendruara në fillimin e negociatave për lirimin e pengjeve dhe parandalimin e përhapjes së konfliktit Izrael-Hamas në rajon, tha për Zërin e Amerikës një zyrtar amerikan.

Por, ndonëse përpjekjet për të zgjatur armëpushimin dhe për të liruar më shumë pengje mund të dominojnë këtë raund bisedimesh, disa ish-zyrtarë mendojnë se drejtori i CIA-s do të diskutojë edhe për hapat që duhet ndërmarrë pas mbarimit të luftës.

“Pra do të flitet për të ardhmen, mbi atë se si do të duket Rripi i Gazës pas përfundimit të konfliktit”, tha Marc Polymeropoulos, një ish-oficer i lartë i operacioneve të CIA-s, i cili ka punuar gjerësisht në Lindjen e Mesme. “Çfarë force ndërkombëtare do të duhet të jetë e pranishme? Si do të rindërohet Rripi i Gazës, në mënyrë kolektive me pjesëmarrjen e komunitetit ndërkombëtar?”

Mund të ketë diskutime midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit, Egjiptit dhe vendeve të tjera edhe për atë që do të ndodh më pas me Hamasin, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

“Hamasi ka fituar legjitimitet të jashtëzakonshëm mes popullit palestinez në Rripin e Gazls dhe në Bregun Perëndimor për sigurimin e lirimit të një numri të burgosurish palestinezë”, tha zoti Polymeropoulos për Zërin e Amerikës. “Ata aktualisht po trajtohen pothuajse si aktor shtetëror. Dhe mendoj se kjo është diçka shqetësuese, jo vetëm për Izraelin, por edhe për Shtetet e Bashkuara”, shtoi ai./voa

The post Drejtori i CIA-s në Katar për bisedime mbi luftën Hamas-Izrael dhe pengjet appeared first on Albeu.com.

Drejtori i CIA-s: Rusia nuk është serioze për negociatat me Ukrainën
Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara, William Burns, tha se Rusia nuk është serioze për zhvillimin e negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Këto ishin komentet e tij të para publike që nga takimi me homologun e tij rus, Sergey Naryshkin, në Turqi, gjatë muajit të kaluar.

I pyetur nëse moti i ftohtë i dimrit mund të ngadalësojë luftimet dhe të hapë mundësinë për bisedime, Burns tha se ata vlerësojnë se rusët nuk janë seriozë në këtë pikë për “negociata të vërteta”.

Takimi i 14 nëntorit mes Burns dhe Naryshkin, shënoi takimin më të lartë ballë për ballë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë, që para shkurtit, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se SHBA-ja nuk kishte “qasje konstruktive” ndaj bisedimeve.

Në fillim të dhjetorit, presidenti amerikan, Joe Biden, tha të enjten se është i gatshëm të flasë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, nëse ai vërtet dëshiron t’i japë fund luftës.

Më 8 nëntor SHBA-ja tha se është “në interesat” e Uashingtonit të mbajë kontakte me Kremlinin.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

The post Drejtori i CIA-s: Rusia nuk është serioze për negociatat me Ukrainën appeared first on Albeu.com.

Armët bërthamore në luftë, drejtori i CIA-s do takohet me homologun e tij rus në Turqi
Drejtori i CIA-s William Burns takohet në Ankara të Turqisë më homologun e tij rus Sergey Naryshkin, për të theksuar pasojat që do të kishte përdorimi nga Rusia i armëve bërthamore në Ukrainë. Sipas një zyrtari të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë në takimin mes drejtorit te CIA-s dhe drejtorit të agjencisë së inteligjencës ruse SVR, nuk do të diskutohej mbi vendimet për luftën në Ukrainë.

Drejtori i CIA-s pritet po ashtu të ngrejë çështjen e dy amerikanëve të burgosur në Rusi, yllit të basketbollit amerikan, Brittney Griner dhe kontraktorit civil Paul Whelan. Administrata e zotit Biden kishte propozuar më herët mundësinë e një shkëmbimi të të burgosurve mes Moskës dhe Uashingtonit. Sipas zyrtarit amerikan, ukrainasit ishin njoftuar për takimin para se zoti Burns të udhëtonte drejt Turqisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk mund të pohonte dhe as të mohonte bisedimet SHBA-Rusi në Turqi. Dy zyrtarë turq thanë se nuk ishin në dijeni për takim mes delegacioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë./VOA

The post Armët bërthamore në luftë, drejtori i CIA-s do takohet me homologun e tij rus në Turqi appeared first on Albeu.com.