drejtoret e bashkise Archives - Albeu.com

Artan Hoxha flet për drejtorët e arrestuar: Jetonin në të njëjtën rezidencë me Erion Veliajn
I ftuar në “TëPaekspozuarit”, gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, për të cilët dyshohet se kanë krijuar një kompani për të përvetëruar paratë publike.

Hoxha u shpreh se drejtorët jetonin në të njëjtën rezidencë me Erion Veliajn dhe kohët e fundit në këtë kompleks ka mësyrë shpesh BKH për të sekuestruar dokumenta dhe aparatë telefonikë.

Hoxha tha se drejtorët e bashkisë, e kishin “perfeksionuar” sistemin e përvetësimit të fondeve dhe nuk merrnin përqindje nga kompanitë për tenderat, por kishin krijuar kompaninë e tyre për t’i marrë për vete të gjitha fondet.

“Tre drejtorët dhe kryetari i Bashkisë jetonin në të njëjtën rezidencë, Kodra e Diellit. Pyeta rojen e sigurisë atje. Shefi i sigurisë tha, kemi kohë që na ka rënë ngarkesa e punës, sepse ata të SPAK dhe BKH i kemi këtu gjithë kohën, vijnë marrin telefona, sekusestrojnë gjëra. Jemi ende në këtë pjesë, në fillimet e hetimit, jemi shpejt për të arritur në konkluzion. Por, skema që duket deri tani, nga akuza deri te prova dhe procesi gjyqësor, do të jetë kohë e gjatë.

Duke patur parasysh situatën, do të ishte mirë që organi i akuzës të vepronte shpejt dhe të mos linte shumë kohë. Skema dhe evolimi krahasuar me të kaluarën, më përpara drejtorët merrnin përqindjen, 5%, 10%, tani këta u bënë aksionerë, ortakë të kompanive private. Përfitimet e siguruara nga korrupsioni i kanë investuar aty. E kanë cuar në nivel tjetër, nuk kanë më durim t’ja lënë një kompanie biznesi. Janë bërë vetë binesmenë dhe të ardhurat ti investojnë. Habimet si vazhdonin dhe rrinin në bashki për të marrë edhe rrogën e Bashkisë.

Në këtë vend me kaq shumë probleme, kur dëgjon biseda të tilla reagimi është i madh. Nuk është ende goditje ballore, por tronditja është e madhe. Kur u kap ai i Infrastrukturës, thoshte media u kap krahu i djathtë i Ballukut, kurse tani thonë u kapën disa ish zyrtarë…

Skema dhe besoj se SPAK këtë duhet të zbërthejë. Ka gjetur një element shumë të rëndësishëm, rrjet të kriptuar vetëm për kupolën drejtuese, për aferat dhe komunikimet e ngushta, për fushatën elektorale. Është sistem që ka përballuar fushatat elektorale, betejat, lufta që u bëhet mediave, gazetarëve, zërave që vijnë nga qytetarët. Vihen në sulme ta jashtëzakonshme, duke përdorur këtë ndikim. E mban mend si dilte lista e gazetarëve që paguheshin në UKT?

Skema që kemi parë deri tani, është shumë e rëndësishmë që kjo histori të mos copëzohet si me inceneratorët, por të shihen të gjithë bashkë. Janë bashkë-aksionërë dhe bashkë-drejtues.Nuk janë thjesht disa drejtorë të korruptuar që kanë vepruar në mënyrë individuale, por një skemë e mirëorganizuar dhe kanë evoluar edhe korrupsionin në vetëvete.Nuk ka më përqindje por janë aksionerë të kompanive”, tha Hoxha.

The post Artan Hoxha flet për drejtorët e arrestuar: Jetonin në të njëjtën rezidencë me Erion Veliajn appeared first on Albeu.com.

Denoncimi për dosjen “5D”/ Faktet, implikimi i familjarëve të Qatos dhe pasqyra financiare
CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qaton, Redi Mollën, Taulant Tushen si dhe zyrtarët e tjerë që ndodhen në masën detyrim me paraqitje.

Në dosje janë evidentuar faktet e çështjes, ku tregohet hap pas hapi skema e përfitimit të drejtorëve të Veliajt nëpërmjet kompanisë “5D Kontruskion”.

Sipas hetimeve rezulton ajo që CNA ka denoncuar, lidhjet e familjarëve të Mariglen Qatos me dosjen “5D”.

“Mbi pronësinë e shoqërisë tregtare “SD Konstruksion” sh.p.k, sipas të dhënave të regjistrit tregtar rezulton se shtetasi Eduard Meta i cili ka themeluar shoqërinë në datën 22.01.2016 dhe ka qenë ortak i shoqërisë deri në datën 07.12.2018 ka kryer paralelisht gjatë vitit 2016 aktivitetin si person fizik me Nipt L52025064M, me objekt të veprimtarisë punime elektrike, muratur dhe konstruksione metalike, ku ka qenë i vetëpunësuar dhe ka paguar edhe sigurimet shoqërore.

Në datën 27.01.2017 ai ka shitur 75% të kuotave të shoqërisë te shtetasi Muhamet Petriti, duke vijuar të zotëronte 25% të tyre dhe duke vazhduar që të kryejë detyrën e administratorit të shoqërisë deri në datën 22.06.2018. kur është emëruar administrator shtetasi Nestor Muhametllari.

Shtetasi Eduard Meta ka vazhduar që të ketë cilësinë e ortakut deri në datën 07.12.2018.

Për periudhën 2016-2018 shoqëria tregtare ka realizuar fitime në total në shumën 8,458,725 lekë dhe gjatë kësaj kohe nuk ka shpërndarë divident ndaj ortakëve, ndërkohë që rezulton se kuotat e shoqërisë janë shitur prej tij për çmimin në total prej 100 lekë.

Nga hetimet kanë rezultuar te dhëna se shtetasi Eduard Meta ka marrëdhënie shoqërore me shtetasin Mariglen Qato dhe me vëllain e tij shtetasin Alfred Qato, i cili ka qënë i punësuar në shoqërinë tregtare “Igor Elektrik” sh.pk nga viti 2016 deri në vitin 2021, si teknik/përgjegjës sektori.

Po ashtu nga punonjësit e shoqërisë (siç do të referohet me poshtë edhe nga komunikimet e tyre sipas të dhënave të siguruara gjatë kontrollit personal dhe te vendeve dhe ekspertimit te pajisjeve), shtetasi Mariglen Qato njihej si ortak me shtetasin Eduard Meta.

Nga të dhënat e regjistrit tregtar rezulton se shtetasi Muhamet Petriti është i regjistruar në vitin 2010 si person fizik tregtar dhe ushtron aktivitetin “Furrë buke”, me Nipt 1020110121. Po kështu, bashkëshortja e tij Vjollca Petriti është e regjistruar nga viti 2013 si person fizik tregtar me objekt të veprimtarisë me objekt të veprimtarisë “Prodhime brumi”, me NUIS L31401019U.

Nga të dhënat e administruara nga organet tatimore, rezulton se për periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2021. kur ka qenë ortak në shoqërinë tregtare, për shtetasin Muhamet Petriti janë paguar sigurimet shoqërore nga personi fizik “Vjollca Petriti”.

Edhe pas datës 04.03.2021, kur ka shitur kuotat e shoqërisë te shtetasi Nestor Muhametllari, Muhamet Petriti ka vazhduar të jetë i punësuar në aktivitetin tregtar “Vjollca Petriti”.

Ka rezultuar se shtetasi Muhamet Petriti është vjehrri i shtetasit Alfred Qato, i cili është vëllai i shtetasit Mariglen Qato.

Po ashtu rezulton se, megjithëse shtetasi Muhamet Petriti në datën 27.01.2017 bleu 75% të kuotave të shoqërisë, pozicionin e administratorit të shoqërisë ka vijuar ta mbajë shtetasi Eduard Meta, deri në datën 22.06.2018 kur u emërua administrator shtetasi Nestor Muhametllari.

Me kontratën e shitjes së kuotave të datës 04.03.2021 shtetasi Muhamet Petriti shiti 100% të kuotave të shoqërisë te shtetasi Nestor Muhametllari, deri në atë moment administratori i shoqërisë i emëruar prej tij, për çmimin 1,000,000 lekë.

Ndërkohë rezulton se vetëm gjatë vitit 2020 shoqëria kishte realizuar fitime në shumën 106,811,679 lekë dhe po ashtu kishte fitim të pashpërndarë të akumuluar nga viti 2019 në shumën 33,244,858 lekë.

Rreth 4 muaj nga momenti i blerjes së aksioneve të shoqërisë, në datën 22.07.2021, ortaku i vetëm i shoqërisë ka disponuar për ndarjen e dividentit (ndaj ortakut Nestor Muhametllari) në vlerën 36,800,000 lekë”, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga CNA.

Po ashtu janë të zbardhura dhe pasqyrat financiare të kompanisë SD konstruktion përgjatë viteve 2016-2022.

Nga të dhënat si më sipër, konstatohet se për periudhën që shtetasi Eduard Meta ka qenë ortak i shoqërisë, në vitet 2016-2018 shoqëria ka realizuar fitime në total në shumën 8,458,725 lekë dhe nuk ka shpërndarë asnjë divident ndaj ortakëve. Aksionet e shoqërisë janë shitur prej tij për çmimin 100 lekë.

Për periudhën që shtetasi Muhamet Petriti ka qenë ortak i shoqërisë, në vitet 2017-2020 shoqëria ka realizuar fitime në total në shumën 186,793,249 lekë.

Për këtë periudhë shoqëria tregtare ka ndarë divident për ortakun Muhamet Petriti në total në shumën 39,287,204 lekë.

Shtetasi Muhamet Petriti ka shitur të gjithë aksionet e shoqërisë në datën 04.03.2021 për çmimin prej 1,000,000 lekë, ndërkohë që sipas pasqyrave financiare të shoqërisë për vitin ushtrimor 2020, shoqëria ka pasur fitim të pashpërndarë në vlerën 33,244,858 lekë.

Me vendimin e ortakut të vetëm të shoqërisë, shtetasit Nestor Muhametllari, të datës 22.07.2021. të marrë rreth katër muaj pas blerjes së kuotave të shoqërisë nga shtetasi Muhamet Petriti, është vendosur miratimi i pasqyrave të shoqërisë për vitin 2020 dhe pasi të paguhet dividenti per fitimin e shoqërisë në vlerën 40,000,000 lekë (pjesa e tjetër e fitimit prej 66,811,679 lekë është kaluar për rezerva të tjera dhe investime), të paguhet divident ndaj ortakut Nestor Muhametllari në vlerën 36,800,000 lekë./CNA

The post Denoncimi për dosjen “5D”/ Faktet, implikimi i familjarëve të Qatos dhe pasqyra financiare appeared first on Albeu.com.