Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Archives - Albeu.com

Rushiti: Emri im nuk po diskutohet më për presidente, vijoj angazhimin në QKRMT
<html><head></head><body>

Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka deklaruar se kandidatura e saj për presidente të Kosovës nuk është më pjesë e diskutimeve politike. Ajo ishte propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, por nuk kishte arritur të zgjidhej në fund të prillit.

Në një prononcim për Gazetën Express, Rushiti tha se pas mungesës së konsensusit për zgjedhjen e saj është ndier “plotësisht e qetë” dhe i është përkushtuar sërish punës në organizatën që ka themeluar.

“Jo. Që nga ai moment kur kam qenë kandidate për presidente, kam qenë plotësisht e qetë dhe e kam vazhduar punën time në QKRMT, ashtu siç kam deklaruar edhe në konferencën për shtyp që mbajta atëherë”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse do ta pranonte një kandidim të ri për postin e presidentes, Rushiti tha se një vendim i tillë duhet të shqyrtohet nga instancat përkatëse të organizatës që ajo përfaqëson. “Më vjen keq, por për këtë nuk flitet, sepse duhet të diskutohet përmes instancave të ndryshme të organizatës. Unë vetëm po ju them se ky ka qenë qëndrimi im i fundit publik dhe i tillë mbetet”, deklaroi ajo.

Rushiti kishte pranuar në prill të hynte në garë për presidente, duke e cilësuar veten një “figurë unifikuese” që mund të kontribuonte në nxitjen e “dialogut mes partive politike”.

Më 27 prill, gjatë seancës së thirrur me kërkesë të LVV-së për zgjedhjen e presidentit, ku munguan deputetët e partive opozitare, ajo mori 63 vota. Kur afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit përfundoi në mesnatën mes 28 dhe 29 prillit, Rushiti deklaroi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se do ta vazhdonte angazhimin në QKRMT.

“Ky kandidim nuk ka qenë ambicie dhe as aspiratë për pushtet. Ka qenë thjesht një përpjekje e sinqertë dhe një kontribut për vendin tim nga një person jopartiak, me synimin për t’i dhënë mundësi zgjidhjes së ngërçit politik me të cilin po përballet vendi”, kishte thënë ajo.

Atëherë, ajo e kishte konsideruar të mbyllur “rrugëtimin” si kandidate për presidente dhe kishte shprehur shpresën se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 6 qershorit do të sillnin një zgjidhje. “Ky rrugëtim i imi, i cili dje vazhdoi realisht me qëllimin më të mirë të mundshëm për ta nxjerrë vendin nga kriza aktuale, përfundon sot me një reflektim të thellë dhe me përgjegjësi të plotë ndaj vendit. Uroj që zgjedhjet të sjellin stabilitet institucional në të ardhmen”, ishte shprehur ajo.

Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë rifilluar takimet lidhur me çështjen e presidentit. Takimi i zhvilluar dje ishte i pari pasi LDK-ja u tërhoq nga bisedimet për përfshirje në bashkëqeverisje me LVV-në dhe hoqi dorë nga kërkesa për pozitën e kreut të shtetit.

Pas diskutimit për gjetjen e një kandidati konsensual dhe jopartiak, Kurti e Abdixhiku thanë se kishin shqyrtuar profilin që duhet të ketë presidenti i ardhshëm. Ata njoftuan se në takimin e radhës do të diskutonin për emra konkretë.

Edhe pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, të cilat u mbajtën si pasojë e moszgjedhjes së presidentit, Kuvendi ende nuk është konstituuar. Seanca konstituive, e cila kishte nisur më 6 gusht, u ndërpre dy herë radhazi me kërkesë të Kurtit.

Kurti nuk e paraqiti kandidatin për kryetar të Kuvendit, siç parashihet me Kushtetutë, me arsyetimin se nuk ka kuptim zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve pa një marrëveshje paraprake për presidentin. Në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, afati për konstituimin e Kuvendit përfundoi në mesnatën e 7 gushtit.

Pavarësisht kësaj, Avni Dehari, kryesuesi i seancës dhe deputeti më i vjetër i Kuvendit nga radhët e LVV-së, caktoi 8 gushtin si datë për vazhdimin e seancës konstituive. Megjithatë, ai e ndërpreu atë sërish, në të njëjtën mënyrë si në ditën e nisjes.

LVV-ja ka bërë të ditur se seanca konstituive nuk do të vazhdojë pa u arritur më parë një marrëveshje për presidentin. Për zgjedhjen e tij është paraparë një afat kushtetues prej 60 ditësh, i cili nis të llogaritet vetëm pasi Kuvendi të jetë konstituuar.

</body></html>

The post Rushiti: Emri im nuk po diskutohet më për presidente, vijoj angazhimin në QKRMT appeared first on Albeu.com.